11 Tetor 2022, 16:47
Nga k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar sot Lazaratin. Lajmi konfirmohet nga gazetari Armando Rabaj, i cili nga vendngjarja konfirmon se uniformat blu po kryejnë një sërë kontrollesh në disa prej banesave të fshatit, por nuk dihet se çfarë kërkojnë. Ai raporton se ka pasur disa dhjetra efektivë të armatosur që kanë hyrë në një banesë, ku kanë gjetur vetëm një të moshuar, 70 vjeç.
Madje nuk përfundon me kaq, pasi po në këtë banesë, ku pretendohet se kanë pasur informacione se fshiheshin armë zjarri, kanë kontrolluar çdo cep, duke shkaktuar një tronditje tek e moshuara, që nga paniku ka humbur ndjenjat. Por deriu më tani nuk raportohet për detaje të tjera.
"Kanë qenë gati 20 policë të armatosur me uniformë dhe civilë të cilët kanë bastisur një familje në Lazarat ku ndodhej e vetme një grua e moshuar 70-vjeçare. Kjo e fundit është tmerruar dhe i ka pyetur policët për kontrollin e befasishëm ndërkohë që njëri nga policët i ka pohuar se në banesë ka armatim. Kontrolli ka rezultuar NUL pasi nuk kanë gjetur armë apo gjurmë municionesh duke lenë pas shkatërrim dhe gjëra të hedhura përtokë. E moshuara nga ky terror ka humbur ndjenjat dhe pas disa minutave është qetësuar dhe ne gjëndje të shokuar i kanë kërkuar të hedhë firmën që në banesë nuk gjet asnjë armë. Familjarët janë të shokuar nga kjo ngjarje!", shprehet gazetari Rabaj.
Por kjo nuk është hera e parë që ushtrohen kontrolle në këtë fshat. Në vitin 2014, pikërisht në këtë zonë të jugut të vendit, Policia zhvilloi një megaoperacion, ku u raportua se u kapën rreth 40 tonë hashash, mbi 100 mijë rrënjë kanabis sativa, si dhe qindra armë e municione të llojeve të ndryshëm. Aksioni në Lazarat në vitin 2014 u cilësua si një nga më të suksesshmit, duke i dhënë fund paligjshmërisë që vijonte që prej 20 vitesh në këtë zonë. Guardia Di Finanza Italia në raportet e saj vlerësonte se nga ky fshat çdo vit prodhohej droge që në treg arrinte vlerën e 4 miliardë eurove. Aksioni vijoi edhe një vit më pas, në qershor të 2015.
Kësaj here pati përplasje me armë zjarri dhe ndërroi jetë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, si dhe u plagosën sy efektivë të tjerë të policisë. Për ngjarjen u arrestuan 12 banorë të Lazaratit. Pavarësisht historisë, deri më tani nuk ka pasur më raportime të tjera për aksione të ngjashme në Lazarat. Gjithashtu nuk dihet nëse aksionet kanë lidhje me vizitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë zonë. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, por priten detaje të tjera nga Policia e Shtetit.
lazarat policia aksion ne lazarat
Aktualitet
11 Tetor 2022, 16:23
A.B
Adbulla Budlla dhe dy autorët
TIRANË- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lënë në burg vëllezërit Saimir dhe ...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 16:13
I.A
Policia e Beratit
BERAT- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat për vjedhje. Mësohet se i riu kisht...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 16:08
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Kemi hyrë në stinën e vjeshtës, temperaturat nuk shkojnë më shumë se 20 gradë celcius,...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 15:55
e.k
Karabinieri
ITALI- Pas një hetimi të gjatë disamujor Policia italiane ka arritur të arrestojë "skifterin" shqiptar, i cili ishte k...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 15:56
A.B
Makine e djegur
KORÇË- Zbardhet ngjarja e një dite më parë në Bilisht. Policia ka vënë në pranga Durim Sef&e...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 15:54
A.B
Arber Cekaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e Arber Çekajt, i dënuar me 14 vite burg p&eu...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 15:50
A.B
TIRANË- Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u diskutua për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dimal, ku u ra...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 15:50
k.m.
Ervis Martinaj
SHIJAK- Disa biseda telefonike të Ervis Martinajt, ose që e përmendin këtë të fundit duket se do t'i japin fun...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 15:41
I.A
Policia
POGRADEC- Një 24-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ditën e djeshme teksa po ndeshja Elbasani-Pogradeci, ...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 15:31
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një shqiptar 31-vjeçar, me emrin Ermir Meta anëtar, i dy prej tre bandave të Politeknikut që u zbërt...