20 Nëntor 2022, 14:26
Nga A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas situatës së rëndë në të cilën ndodhen disa qarqe në vend, për shkak të motit të keq. Begaj bën të ditur se po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga reshjet. Ai kërkon që të merren masat e nevojshme nga institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, për të përballuar siç duhet vështirësitë e krijuara.
MESAZHI I BEGAJT;
Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore.
Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, kryesisht Veriun. Rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara është situata e orëve të fundit në vend. Lezha dhe Shkodra janë më të prekurat. Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet. Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.
moti i keq ne shqiperi bajram begaj
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 14:21
A.B
Makina
SHKODËR- Një makinë brenda së cilës dyshohet se ndodhen babai dhe dy fëmijët është marrë nga ...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 14:03
A.B
Qytetaret
SHKODËR- Qytetarët në Shkodër iu janë rikthyer përdorimit të varkave. Reshjet e dendura të shiut dhe fry...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 13:57
a.l
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e përjavshëm të operacioneve dhe arrestimeve në vend. Përmes ...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 13:53
A.B
Eurot
TIRANË- Një rast i mos deklarimit të parave në kufi është goditur nga policia e Murriqanit ditën e sotme. Shë...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 13:24
A.B
Ismail Kadare
TIRANË-Shkrimtari Ismail Kadare ishte i pranishëm ditën e sotme në Panairin e Librit. Ai dha një mesazh për lex...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 13:35
A.B
Lumi ne rruge
SHKODËR- Lumi Drin ka dalë nga shtrati. Situata në Shkodër është përkeqësuar nga reshjet e dendura t&...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 13:33
A.B
Spitali
BULQIZË- Spitali i Bulqizës është shndërruar në një qendër shëndetësore. Prej vitesh, ky spi...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 13:26
A.B
Niko Peleshi
LEZHË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi komentoi nga Lezha situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të g...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 13:18
A.B
Aksident
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Për shkak të motit të keq, drejtuesi i një mje...
Aktualitet
20 Nëntor 2022, 13:12
A.B
Zjarri
VLORË- Një pjesë e Shqipërisë sot po vuan nga përmbytjet pas reshjeve të dendura gjatë natës e në ...