Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Oraret më të gjata në punë janë në sektorin e prodhimit, ku punojnë 46.2 orë në javë ose 8.4% më shumë se mesatarja, ndërsa më pak orë në punë kalojnë punonjësit e administratës me 39.5 orë në javë ose 7.2% më pak se mesatarja.
Gjatë vitit 2021, orët mesatare javore të punës për një person me pagë u rritën për të gjithë sektorët, me kthimin e ekonomisë në normalitet pas pandemisë Covid-19.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, një i punësuar punoi 43.3 orë në një javë, nga 42.6 orë që kishte punuar në vitin 2020, kur vendi ishte nën masa kufizuese në lëvizje për gati tre muaj rresht.
Oraret më të gjata në punë janë në sektorin e prodhimit, ku punojnë 46.2 orë në javë ose 8.4% më shumë se mesatarja, ndërsa më pak orë në punë kalojnë punonjësit e administratës me 39.5 orë në javë ose 7.2% më pak se mesatarja.
Orë të gjata në punë kalojnë punonjësit në industrinë fason, të cilët nga viti në vit po kalojnë më shumë orë në punë pasi sektori po përballet me mungesë të theksuar të punonjësve, teksa kërkesa për prodhim në Shqipëri ka pësuar rritje të fortë pas pandemisë.
Kohëzgjatja në punë u rrit më së shumti për punësuarit në bujqësi, të cilët shpenzuan 44.1 orë në punë gjatë javës ose 9.4% më shumë se vitin 2020. Ndërtimi i ishte sektori i dytë me zgjatjen më të madhe të orëve të punës me 45.3 orë në javë nga 43.2 orë vitin e kaluar. Zgjatja e orareve më pak se një orë në sektorët e tjerë të ekonomisë, si ato të shërbimeve, industrisë, tregtisë.
Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë.
Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.
Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.
Një sondazh i drejtpërdrejtë i Komisionit Europian vitin e kaluar referoi se, shqiptarët punonin 48 orë në javë, niveli më i lartë në Europë në një kohë që mesatarja e BE rezulton 40 orë në javë.
Pas nesh, kohë më të gjatë pune raportojnë serbët dhe turqit me 47 orë në vit.
Punonjësit që raportojnë se punojnë më pak orë janë holandezët, me vetëm 35 orë në javë, të ndjekur nga britanikët, me 37 orë, gjermanët me 38 orë, irlandezët 39 orë. Nga shtetet e Bashkimit Europian, më punëtorët janë portugezët dhe grekët, me 47 orë.
Sa më i moshuar të jesh aq më gjatë punon në Shqipëri. Orët më të gjatë të punës i raporton grupmosha 50-64 vjeç, me 50 orë, më pas vjen ajo 35-49 vjeç dhe 18-24 vjeç, me 48 orë secila. Grupmosha 25-34 vjeç është më “dembele”, deklaron se punon 45 orë.
Ata që kanë më shumë të ardhura punojnë më pak. Grupet me të ardhura më të larta punojnë 46 orë në javë dhe ata që fitojnë më pak punojnë 50 orë në javë (raporti i ndan personat sipas të ardhurave në katër grupe, nga më i ulëti tek më i larti).
72% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se të paktën disa herë në muaj shkojnë në shtëpi tepër të lodhur për t’u marrë me punë shtëpie. Më të lodhurit janë serbët, me 83%.
56% e shqiptarëve deklarojnë se të paktën disa herë në muaj e kanë pasur të vështirë të përmbushin përgjegjësitë familjare, për shkak të kohës së kaluar në punë, më e lartë sesa mesatarja e BE-së, por më e ulëta në rajon. Përqindjen më të lartë në Europë e raportojnë kroatët, me 69%.
Shqiptarët dhe turqit shpenzojnë kohën më të gjatë për t’u kujdesur për familjarët dhe të afërmit me probleme shëndetësore që janë mbi moshën 75 vjeç, me përkatësisht 17 dhe 21 orë.
Shumë shtete dhe biznese janë angazhuar për shkurtimin e orareve të punës pasi mendojnë se zvogëlimi i punës do të sillte përfitime për planetin, do të përmirësonte produktivitetin dhe do të ndihmonte shëndetin mendor – krahas përmirësimit të dukshëm të mundshëm të bilancit të punës dhe jetës./MONITOR
Finalja e Ligës së Konferencës së Europës do të jetë një ngjarje, e cila do të mbahet mend nga shqiptarët p&...
Pamje nga momenti TIRANË- Pamje të rënda janë shkrepur nga Tirana, kësaj herë nga Policia e Shtetit. Siç duket nga pa...
pamjet nga vendngarja TIRANË- Tirana është përfshirë nga kaosi në natën para finales së Conference League. Pol...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momentin kur disa efektivë policie kanë kapur një tifoz dhe e kanë v...
Pamje nga aksidenti VLORË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Skelës në Vlor&eu...
Ambasada amerikane në Shqipëri TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me finalen e “Conferen...
Pamje nga momenti TIRANË- Jo vetëm pije, tifozët e Feynoord-it kanë shkaktuar një atmosferë krejt tjetër është...
TIRANË- 10 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja mes tifozerive të Feyenoord dhe Romës në Tiranë...
Foto nga momenti TIRANË- Pamje të rënda janë regjistruar në Tiranë nga përplasja mes tifozëve të Feynord dhe ...
pamje nga studio TIRANË- Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe të dhënat e nxjerra prej tij ishin temë diskutimi në pjesën e dyt...