Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se ka edhe 4 tifozë që janë dërguar në spital.

TIRANË- 10 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja mes tifozerive të Feyenoord dhe Romës në Tiranë, ku do të luhet Conference League. Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se ka edhe 4 tifozë që janë dërguar në spital. Ndërkohë që 60 të tjerë janë shoqëruar në Komisariat, 48 janë italianë, ndëra të tjerë janë holandezë.
"Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në "Air Albania". Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji,"-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër. Shërbimet e Policisë kanë tentuar t'i ndalojnë në rrugën "Mustafa Matohiti", ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.
Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.
Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në "Air Albania". Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos provokohen nga individë apo grupe tifozësh që mund të jenë nën efektin e alkoolit dhe të njoftojnë menjëherë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo tentativë të prishjes së rendit dhe sigurisë.
Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë.
(k.m/dosja.al)
Foto nga momenti TIRANË- Pamje të rënda janë regjistruar në Tiranë nga përplasja mes tifozëve të Feynord dhe ...
pamje nga studio TIRANË- Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe të dhënat e nxjerra prej tij ishin temë diskutimi në pjesën e dyt...
Foto Ilustruese KOSOVË- Agjencia Kimike e bllokut e kishte klasifikuar fungicidin si kancerogjen, që do të thotë se shkakton kancer dhe...
Bledar Meminaj TIRANË- Avokati Bledar Meminaj solli detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në komisari...
Enkel Demi Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, përveç denoncimeve dhe rastev...
Makina e policisë TIRANË- Gjendet një thikë në vendin që u shkatërrua makina e policisë. Mësohet se thika u gj...
Foto nga trazirat TIRANË- Rreth 200 tifozë ultras që qarkullojnë në Tiranë kanë shkaktuar terror në rrugët dhe...
Pamje nga përplasja TIRANË- Dhunë nga tifozët edhe tek kryqëzimi i "Vasil Shantos". Siç duket nga pamjet e siguruara nga D...
Perplasjet TIRANË- Pamjet e mëposhtme vijnë nga kryeqyteti ku tifozët italianë dhe holandezë po shkatërrojnë &...
Momenti i shoqërimit TIRANË- Pamje të frikshme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku tifozë të skua...