LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rilindja Urbane”, bulevardi në Fier që “ha shumë para”, bashkia kolaudon punimet që s’kanë përfunduar!

Ndërkohë, 10 vite më pas, Bashkia e Fierit bëri një tjetër tender kësaj herë me objekt “Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza Bulevardi ‘Jakov Xoxa’”, me një fond 365 mijë euro. Tenderi u bë në korrik 2024, teksa firmat kishin 3 muaj kohë të realizonin të gjitha punimet dhe mbaronin në fund të nëntorit. Punimet u shtynë në janar 2025, por edhe në këtë muaj u shtynë sërish “pa afat”.

26 Shkurt 2025, 21:09 Nga E. D
“Rilindja Urbane”, bulevardi në Fier që “ha
foto ilustruese

TIRANË- Në vitin 2014, Bashkia e Fierit shpenzoi 2.3 milionë euro për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa”. Në atë kohë parashikoheshin të bëheshin të gjitha punimet, që nga kanalet e ujërave të zeza, ato të bardha, trotuare, pllaka apo edhe asfalt.

Ndërkohë, 10 vite më pas, Bashkia e Fierit bëri një tjetër tender kësaj herë me objekt “Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza Bulevardi ‘Jakov Xoxa’”, me një fond 365 mijë euro. Tenderi u bë në korrik 2024, teksa firmat kishin 3 muaj kohë të realizonin të gjitha punimet dhe mbaronin në fund të nëntorit. Punimet u shtynë në janar 2025, por edhe në këtë muaj u shtynë sërish “pa afat”.

Bulevardi “Jakov Xoxa”, kantieri i hapur!

Fiksi shkoi në datën 19 shkurt 2025 në Fier dhe sërish punimet s’kishin përfunduar. Nga ana tjetër, Bashkia e Fierit hapi një tender për “kolaudimin e punimeve” pa u përfunduar më parë ato!

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa informacione se Bashkia e Fierit do ta kolaudonte dhe të merrte në dorëzim. “Ju lutem Bashkia Fier do të kolaudoje dhe të marrë në dorëzim investime që akoma nuk kanë përfunduar dhe na vënë në pozita ne specialistët për të bërë procedurat. Bëhet fjalë për rrjetin e ujërave të zeza në lagjen Liri Gero. Punimet duhet të përfundonin në 23 janar. Dhe këta ç’a bëjnë, venë dhe përcaktojnë kolaudatorin që të bëjnë dorëzimin e objektit. Që të caktohet kolaudatori, në fillim duhet të kenë mbaruar punimet, por në këtë moment punimet nuk janë as në gjysmë. Edhe ne punonjës jemi dhe nuk dimë si të sillemi” shkruan një punonjës.

Një tjetër pohon se “në preventivin që ju kam nisur, ato në kuadrat të kuq ende nuk janë realizuar, ndërsa bashkia ka pranuar përfundim punimesh dhe ka përcaktuar edhe kolaudatorin për të bere dorëzimin e objektit”.

Pas kësaj ankese, grupi i Fiksit shkoi në kantierin e hapur në Bulevardin “Jakov Xoxa”, ku punimet s’kanë përfunduar. Në disa vende s’ishin vënë kapakët e pusetave të ujërave të zeza. Në asnjë gjurmë s’ishte hedhur asfalt, në disa vende as çakëll dhe shtresë stabilizanti që parashikohej në tender. E gjithë gjurma ishte e hapur.

Fiksi shfletoi dokumentet shoqëruese, ku rezulton se parashikoheshin “shtresë stabilizanti”, “2 shtresa çakëll”, “shtresë binderi me granil”, “shtresë asfaltobetoni”, “puseta” dhe “vizime me bojë”. Shumë prej këtyre punëve s’ishin bërë!

“Rilindja Urbane”, “Jakov Xoxa” që “ha” vetëm para’

Fiks Fare ka mësuar se në vitin 2014, Bashkia e Fierit, shpenzoi rreth 2 milionë euro për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa”. Në atë kohë, parashikoheshin të bëheshin të gjitha punimet, që nga kanalet e ujërave të zeza, ato të bardha, trotuare, pllaka apo edhe asfalt.

“Projekti ka kushtuar 200 milionë lekë. Parashikohen të bëhen të gjitha rrjetet e kanalizimeve, asfalt, trotuar etj” tha në vitin 2014 ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj. Në vitin 2015, sipas një dokumenti që siguroi Fiksi, Bashkia e Fierit miratoi një shtesë fondi. Firmat u shpërblyen me një shumë prej 350 mijë eurosh.

10 vite pas investimit të parë, Bashkia e Fierit bëri një tjetër tender në atë vend, kësaj herë me objekt “Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza Bulevardi “Jakov Xoxa”. Vlera e tenderuar është 365 mijë euro. Në dokumentet shoqëruese, Bashkia e Fierit shkruan se “gjendja e kolektorit të ujërave të zeza është shumë e keqe. Në shumë vende janë krijuar zgavra dhe rruga është e zhytur në to. Ujërat e zeza kanë dalë nga kolektori dhe kalojnë jashtë tubove. Në këtë kolektor të ndërtuar para viteve 1990 është ndërhyrë disa herë dhe përfundimisht nuk ka mundësi riparimi”.

Bashkia ka pranuar se, investimi 2 milionë e 350 mijë euro, i Rilindjes Urbane në vitin 2015 nuk ka qenë funksional!

Në dokumentet shoqëruese të tenderit të ri shkruhet se do të ribëhet kolektori, do mbushet me çakëll, stabilizant, do vendosen puseta dhe më pas asfalt. Tenderi u bë në korrik 2024, firmat kishin 3 muaj kohë të realizonin të gjitha punimet dhe mbaronin në fund të nëntorit. Punimet u shtynë në janar 2025. Edhe në janar u shtynë “pa afat”.

Kolaudohet një punë që s’është bërë!

Fiksi ka mësuar se, megjithëse këto punime ende s’kishin përfunduar, Bashkia e Fierit ka tentuar që të kolaudojë atë vepër. Në datën 21 janar 2025, kjo bashki ka hapur një procedurë kolaudimin e procedurës për kanalet e ujërave të zeza në Bulevardin “Jakov Xoxa”. Pra, pa u përfunduar punimet, qoftë edhe ato elementare si mbushje me stabilizant apo vendosja e pusetave, bëhet një tender për t’i kolauduar!

Në tabelën e vendosur në hyrje të kantierit, ishte edhe emri i mbikëqyrëses së punimeve, znj. Daniela Lleshaj. Në një bisedë telefonike me gazetarët e Fiksit, ajo thotë se kanë mbetur disa punë, por këto do bëhen në javët në vijim. Pyetjet se edhe në disa vende s’është hedhur çakëll dhe stabilizant, ajo përgjigjet se ka mbetur vetëm asfalti dhe se firmat, ajo si mbikëqyrëse dhe bashkia, kanë bërë një marrëveshje. Fiksi e pyet se punimet janë shtyrë disa herë, teksa ajo shton se “tani nuk hidhet dot asfalt se është ftohtë”.

Fiksi shkoi edhe në Bashkinë e Fierit, duke kërkuar dokumente dhe informacion, por deri në transmetimin e kësaj kronike, nuk mbërriti asnjë përgjigje./Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj