LIVE UPDATES
Aktualitet

Rindërtimi/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Kanë përfunduar 4500 apartamente, mbeten në proces edhe 125 pallate

Së fundmi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë iu përgjigj një kërkesë për informim mbi këtë ecurinë e këtij procesi duke dhënë kështu për herë të parë numrin total të njësive individuale të përfunduara në gjithë vendin në kuadër të këtij program si dhe të apartamenteve.

12 Shkurt 2024, 07:13 Nga N.Maho
Rindërtimi/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Kanë
Foto ilustruese

TIRANA- Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me shumë gjasa do të shkojë përtej vitit 2024. Qysh nga nisja në vitin 2020 e deri më sot ka qenë e vështirë të bëhet një bilanc për pikën ku ndodhemi për shkak të copëzimit në disa njësi zbatuese por edhe të ndryshimeve në kalimin e përgjegjësisë për këtë program. Së fundmi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë iu përgjigj një kërkesë për informim mbi këtë ecurinë e këtij procesi duke dhënë kështu për herë të parë numrin total të njësive individuale të përfunduara në gjithë vendin në kuadër të këtij program si dhe të apartamenteve.

“Në territorin administrativ të bashkive të prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 janë rindërtuar në total rreth 2250 banesa individuale nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Vazhdojnë punimet për përfundimin e banesave individuale që janë në proces rindërtimi.

Kanë përfunduar punimet për rindërtimin e rreth 4500 apartamenteve nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nga donatorë të ndryshëm. Janë në proces rindërtimi dhe në pritje për tu përfunduar rreth 125 ndërtesa me njësi banimi (pallat)” thuhet në përgjigjen e MIE. Mbetet e paqartë sesa është numri i apartamenteve që përfshihen në këto ndërtesa me njësi banimi. Shpenzimet faktike për procesin e rindërtimit deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 92 miliardë lekë apo rreth 885 milionë euro. Këto shpenzime përfshijnë financimin e programit në 11 bashki të prekura në vend nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dëmet nga fatkeqësia e 26 nëntorit 2019

Ecuria e programit të rindërtimit vit pas viti ka qenë e ngadaltë duke bërë që mijëra familje ende të jenë në banesa me qira. Një raport i vlerësimit të nevojës pas fatkeqësisë, i hartuar me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Ministrave zbuloi në shkurt 2020 publikoi shifrat zyrtare mbi dëmet pak para fillimit të Konferencës së Donatorëve. Në total, efekti i fatkeqësisë vlerësohej sa 6.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB) ndërsa në humbje 1.1% e PBB, çka në total e çon shifrën 7.5% e PBB.

“Vlerësimi tregon se në total, efekti i fatkeqësisë në 11 bashki llogaritet rreth 985.1 milionë euro, apo 121.21 miliardë lekë, nga të cilat 843 milionë euro, 103.84 miliardë lekë, përfaqëson vlerën e aseteve fizike të shkatërruara dhe 141.2 milionë euro, 17.37 miliardë lekë, referuar humbjeve. Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e strehimit (78.5%), ndjekur nga sektori prodhues me 8.4% dhe edukimi me 7.5%. Sa u takon humbjeve, në sektorin prodhues llogaritet më i larti me 56.4%, ndërsa në strehim 24.1% dhe mbrojtje civile dhe reduktim i riskut, në 9.4%” thuhej në raport.

Dëmet u llogaritën për disa sektorë ku në strehim 11.490 njësi u kategorizuan si plotësisht të shkatërruara ose të prishura dhe do të duhet të rindërtoheshin, ndërsa një shtesë 83,745 njësi strehimi u dëmtuan pjesërisht ose lehtë, duke pasur nevojë për riparim. Në përgjithësi, 18% e njësive totale të banesave u prekën. Tek arsimi dëmet u raportuan në 321 institucione arsimore në 11 rajonet e prekura, duke përfaqësuar 24% të të gjitha institucioneve arsimore./ Monitor

 

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë