24 Korrik 2023, 16:40
Nga k.m.
Foto ilustruese
Reforma e agregimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve ka avancuar proceduralisht në shumicën e shoqërive teksa mbeten ende jashtë saj një numër i vogël. Një nga rajonet me peshën më të madhe sa i takon numrit të popullatës që i shërben është Tirana në të cilën parashikohet që të riorganizohen tre shoqëri ekzistuese Tirana, Kamza dhe Vora.
Përpara se kjo të ndodhë është vendosur që të zhvillohet një studim fizibiliteti i cili do të analizojë pjesën ligjore, financiare dhe teknike të riorganizimit të shoqërive aksionare aktuale.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se tashmë është shpallur kompania fituese për këtë kontratë e cila do të duhet të dorëzojë studimin e fizibilitetit brenda harkut kohor të 120 ditëve dhe bëhet fjalë për American Capital me një vlerë 10.7 milionë lekë me TVSH.
Më herët Enti Rregullator i Ujit njoftoi se nga 58 shoqëri të sektorit pritet të krijohen 15 të tilla.
“Viti 2022 konsiderohet si viti i fillimit të një reforme rrënjësore në sektorin e ujit në Shqipëri, e cila synon të agregojë në baza vullnetare 58 shoqëritë UK ekzistuese të sektorit UK në 15 shoqëri UK rajonale të krijuara si Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta (SKP) të regjistruara si shoqëri UK Rajonale, në të cilat qeveria qendrore nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës do të zotërojë 51% të aksioneve të tyre.
Në vijim të reformës, deri në mbyllje të vitit 2022 janë krijuar 12 shoqëri UK Rajonale, ndërkohë që gjatë vitit 2023 priten të krijohen edhe 3 shoqëritë e tjera rajonale. Objektivi kryesor i reformës është që nëpërmjet ekonomisë së shkallës të përmirësojë cilësinë e shërbimit, të rrisë efikasitetin dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve UK,”- thuhet në raportin e performancës publikuar nga ERRU pak javë më parë.
Një ndër sfidat me të cilën përballet reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve në njësi më të mëdha rajonale është ajo që lidhet me unifikimin e tarifave. Sipas Entit bashkimi i shoqërive UK të veçuara me performancë të mirë dhe të dobët në shoqëri rajonale si rezultat i ekonomisë së shkallës, rritjes së kapaciteteve menaxhuese dhe financiare, në rezultatin final pritet të sjellë zhvillim dhe rritje të performancës të sektorit UK.
Ndërkohe për një pjesë të shoqërive të formuara rajonale tarifat janë të përafërta nga zona në zonë, si rrjedhojë unifikimi tarifor është i mundshëm për to në të gjithë zonën e shërbimit./Monitor
ujësjellës kanalizime tiranë tirane
Aktualitet
24 Korrik 2023, 16:28
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Një 75-vjeçar nga Gjermania ka humbur jetën në një hotel në Vlorë. Sipas Policisë s&eum...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 16:09
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është nën ndikimin e masave ajrore Afrikane, duke bërë që moti i kthjell&eum...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 15:51
nje nga banoret e fshatit Shtyllas
FIER- Teksa është krijuar një tjetër vatër zjarri në Fier, banorët shprehen se t&eum...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 15:56
k.m.
Foto ilustruese
Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi është i kënaqur me ekspeditat e kësaj vere në Buqezë të Pogradec...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 15:35
foto ilustruese
TIRANË- Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka njoftuar sot shpalljen për hapjen e pro...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 15:13
ALEAT
TIRANE- Duke nisur nga 1 gushti, aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta do të kryhen me kuponë të rinj. Kuponët do t&...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 15:03
k.m.
Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori
Vijon të mbetet mister fati i rrëmbimit dhe zhdukjes në fshatin Vrinë të Sarandës, i dy...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 14:50
foto ilustruese
KORÇE- Një 38-vjeçar nga Korça është arrestuar, pasi një ditë më parë duke drejtua...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 14:35
A.B
Policia
LUSHNJE- Një 5-vjeçar është shpëtuar nga Policia pasi kishte ngecur në parvazin e dritares. Policia mori nj&eu...
Aktualitet
24 Korrik 2023, 14:28
zjarrfikes
FIER- Mesditën e sotme është riaktivizuar një zjarr me përmasa të mëdha në fshatin Shtyllas të Fie...