LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i banorit që humbi shtëpinë në Selenicë të Vlorës: Dëgjuam një zhurmë në 2 të natës, e pashë që lëvizi toka

Si pasojë e lëvizjes së tokës, një banesë është shkatërruar totalisht duke u bërë e pabanueshme, ndërsa dy të tjera kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe rrezikojnë shembjen totale.

7 Janar 2026, 11:16 Nga I.A

Rrëfimi i banorit që humbi shtëpinë në Selenicë

VLORË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë alarmante në jug të vendit, veçanërisht në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë në Vlorë. Një rrëshqitje masive dheu gjatë natës ka dëmtuar rëndë disa banesa, duke lënë të paktën një familje pa strehë.

Si pasojë e lëvizjes së tokës, një banesë është shkatërruar totalisht duke u bërë e pabanueshme, ndërsa dy të tjera kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe rrezikojnë shembjen totale.

Banori i prekur tregon për gazetarin e SYRI TV Gentian Këllçiu se rrëshqitja e dherave ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, duke zgjuar familjarët nga gjumi. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, pasi familjarët kanë arritur të dalin me shpejtësi nga shtëpitë sapo kanë ndjerë lëkundjet e para. Një prej banorëve të prekur rrëfen momentet e tmerrit.

"Ishim në gjumë kur dëgjuam një zhurmë të fortë rreth orës dy të natës. Muret rrethuese u shembën. U ngrita dhe pashë që toka po lëvizte", tregon ai.

Në dy banesat e dëmtuara jetonin tetë persona, të cilët falë ndihmës së njëri-tjetrit arritën të evakuoheshin në kohë. Sipas dëshmisë së tij, shtëpia e shkatërruar është spostuar rreth 30 metra më poshtë nga vendi ku ishte ndërtuar, duke u fundosur gjithashtu rreth 10 metra.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa banori pretendon se vetëm për banesën e tij ato kapin vlerën e 80-90 mijë eurove. Aktualisht, familjet e prekura janë strehuar përkohësisht te të afërmit e tyre, ndërsa situata në zonë mbetet problematike për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të vazhdueshme të dherave.

Gentian Këllçiu: Ju përshëndes Eneda. Atëherë si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë natës, janë shkaktuar probleme në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë. Siç shohim mbrapa shpinës time, pothuajse janë tre banesa të cilat janë të dëmtuara, kur njëra pothuajse është dëmtuar totalisht. Janë dhe dy banesa të cilat janë dëmtuar në pjesë të ndryshme që kanë rënë pjesët e dhomave, por rrezikojnë që të bien pothuajse dhe banesa totalisht pasi ka shkarje dherash herë pas here në këtë zonë.

Por, kë janë banorët, të cilët janë shprehur pothuajse të pasi kanë ndjerë rreth orës 2 të mëngjesit që ka patur shkarje dherash, menjëherë kanë dalë nga banesat e tyre pasi fatmirësisht pa të lënduar, vetëm dëmtime të banesave.

Po, kemi një nga pronarët e banesave të cilët janë dëmtuar. Po. Atëherë, çfarë ndodhi mbrëmë?

Banori:  Ishim me këtë shokun këtu. Mbrëmë nga ora 2 dëgjuam zhurmat, na ranë muret rrethues. U ngrita në këmbë, pashë që çfarë ishte. E pashë që lëvizi toka. Pastaj u ngrit ky gjitoni këtu, ky shoku jonë.

Banori tjetër:  Mora unë gjithë familjarët, gjithë burrat e shtëpia ime aty se gjynah... Ja, pastaj... Mora plakën e tij, e futa te shtëpia.

 Ishim tetë veta këtu. Në të dy shtëpitë.

Njëra, kjo është dëmtuar totalisht më thonë.

Banori : Kjo ishte, kjo që shikojmë tani këtu është... dyshemeja e asaj se këtu ku shkelim neve. Tani është spostuar 30 metro më poshtë edhe është ulur dhe 10 metro.

Këllçiu: E këto, sa dëmet janë bërë ty në banesë?

Banori: I kalon 80-90 mijë euro. Që janë bërë. Po. Kurse këto gjërat s'e shpif tona janë të reja. Ne i kemi tre vjet që kemi bërë shtëpitë këtu lart, kurse gjitoni që e shikoni aty poshtë është, e ka bërë ka 8 vjet, 9 vjet.  Që e ka bërë të re. Siç e shikoni që kanë lëvizur shtëpitë dhe nuk janë prishur.

Këllçiu:  Ndërkohë banesa që ishte e ngjitur është totalisht e shkatërruar.

Banori : Jashtë funksionit. E shkatërruar, jashtë funksionit. Tani, te për njerëz të afërt. Na erdhën na dhanë, na dhanë ndihmën njerëz të afërt. Kështu këto këtu.

Këllçiu:  Do qëndroni tek të afërmit? Keni ku të shkoni?

Banori : Me të keq. Tashi me këta të afërm kemi njerëz këtu, me të keq. Po. Folësi 2: Banesa juaj pothuajse.../Syri.net

selenicë moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet