LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i emigrantit në Angli/ Elisi: Mbërrita me gomone, mos e provoni se është tmerr, Kur gomonia u mbush me ujë, na zuri paniku

Elisi u shpreh se mospasja mundësi e ndërtimit të një jete të mirë, si pasojë e një page jo të kënaqshme nga puna si eskavatorist, e detyruan të largohet.

1 Janar 2023, 20:06 Nga DOSJA
Rrëfimi i emigrantit në Angli/ Elisi: Mbërrita me gomone, mos e
Elisi

TIRANË- Më shumë se 12.000 shqiptarë sipas autoriteteve britanike, kaluan kanalin e Lamanshit me gomone për të mbërritur në brigjet angleze, vitin e shkuar.

Njëri prej tyre Elisi. 23-vjeçari nga veriu Shqipërisë, në një intervistë me gazetarin e “Top Channel”, Muhamed Veliu, u shpreh se mospasja mundësi e ndërtimit të një jete të mirë, si pasojë e një page jo të kënaqshme nga puna si eskavatorist, e detyruan të largohet.

Muhamed Veliu: Përse ju zgjodhët të mbërrinit në Angli me gomone dhe jo duke përdorur ndonjë alternativë tjetër?

Elisi: Zgjodha për të ikur me gomone sepse edhe nga ana financiare sepse ishte me një çmim që edhe mund ta përballoja. Duke pyetur njerëzit si është rruga me gomone, a është e mirë,  a është e qetë, mirëpo çdo gjë doli krejt e kundërta  e asaj që vetë përjetova në atë rrugëtim. Njerëz ka sa të duash. Nuk është problem të gjesh kontakte me këtë lloj trafikimi. Unë e gjeta kontaktin shumë kollaj.

Muhamed Veliu: Si mund të na e përshkruani rrugëtimin tuaj me gomone drejt Anglisë?

Elisi:  Faktikisht më kishin thënë që ishte një rrugë shumë e qetë, do mbërrish shpejt, nuk do kesh probleme. Mirëpo më doli krejt e kundërta nga ajo çfarë ata më thanë mua. 10 ditë tentativë për tu larguar me gomone mirëpo kishte probleme me autoritetet franceze. Në ditën e 11 u nisëm por ishte tmerrësisht një tmerr i  madh sepse kemi qenë 76 vetë në gomone. Një gomone me bazament ajri me jastëkë ajri nuk mund të përballojë 76 veta. Nga ora 3 e mëngjesit derti në ora 12 të drekës kemi bërë rrugëtim.  Gomonia nisi të mbushej me ujë. Kishim frikë. Njerëzit nuk rrinin rehat nga paniku. Ishte një tmerr tmerr i  vërtetë.

Muhamed Veliu: Ju keni mbërritur në Angli në muajin qershor, çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe?

Elisi: Normal me miqësinë, me shokët arritën të më gjenin punën në ndërtim si hekurkthyes. Jam akoma në punë. Normal në të zezë. Punoj me letra të tjera dhe me to paguajmë taksa.

Muhamed Veliu: Ka edhe shqiptarë në Francë që presin përmirësimin e motit për të kaluar Lamanshin me gomone. Çfarë do t’i thonit atyre?

Elisi: Po është e vërtetë ka persona që presin. Mund të jenë në hotele apo çadra në pritje për ardhur këtu. Unë nga rruga që kam bërë nuk do të doja që asnjë person të vinte me gomone. Është tmerrësisht e rrezikshme. Sidomos në këtë kohë që është tani. Është kohë e ftohtë. Tepër e rrezikshme.

 Muhamed Veliu: Çështja e shqiptarëve mbërritur me gomone ishte kryefjalë e politikës angleze në vitin që lamë pas. Si i keni parë këto komente?

Elisi: Këto komente nuk më janë dukur edhe aq mirë. Sidomos kur vinë nga shteti anglez. Ne kemi ardhur për punë. Nuk janë të gjithë shqiptarët njësoj. Ka edhe nga ata që merren me rrugë të tjera por shumica kanë zgjedhur rrugën e djersës. Nuk duhet që të gjithë shqiptarët ti mbledhim në këtë thes.

Muhamed Veliu: Çfarë prisni të realizohet për ju gjatë vitit 2023?

Elisi: Unë shpresoj që mund të marr letrat e punës, mund të punoj me rregull këtu në Angli sipas ligjit me emrin tim dhe nuk besoj se do të punoj më me emra të huaj.

Marre nga TOPCHANNEL

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Janar 2023, 16:04 F.M

Shkrumbohet autobusi në Lushnje

Foto Ilustruese LUSHNJE- Një autobus ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë, rreth o...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë