LIVE UPDATES
Aktualitet

Rregullat dhe afatet/ Katër dokumentet e aplikimit për bursë në Universitetet shqiptare (UDHËZIMI)

Studentët që kanë një mesatare relativisht të mirë, mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga degët e shpallura prioritet kombëtar, ekselentët e padiskutueshëm me 10.00 si në gjimnaz dhe provime mature jo më pak se 9.5 si dhe ata që kanë fituar një nga tri vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, janë të lirë të aplikojnë për bursë sapo të nisë viti akademik e deri në 30 janar.

15 Gusht 2022, 13:43 Nga A.B
Rregullat dhe afatet/ Katër dokumentet e aplikimit për bursë
Universitet

Pas vendimit të qeverisë për bursat universitare, Ministria e Arsimit nuk ka humbur kohë për hartimin e detajeve sa u takon bursave për studentët ekselentë që do të studiojnë e jetojnë në vend. Përmes një udhëzimi, MAS ka përcaktuar rregullat, afatet, dokumentacionin dhe mënyrën e financimit të studentëve.

Studentët që kanë një mesatare relativisht të mirë, mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga degët e shpallura prioritet kombëtar, ekselentët e padiskutueshëm me 10.00 si në gjimnaz dhe provime mature jo më pak se 9.5 si dhe ata që kanë fituar një nga tri vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, janë të lirë të aplikojnë për bursë sapo të nisë viti akademik e deri në 30 janar. Kriteret janë të qarta dhe dokumentet për të dëshmuar atë janë po ashtu koncize. Përpos kërkesës së posaçme për aplikim që duhet të jetë gati në çdo fakultet, studenti që mendon se i përmbush kushtet dhe kërkon të aplikojë për mbështetje financiare (përjashtim nga tarifa e shkollimit dhe bursë mujore) duhet të dorëzojë në sekretari diplomën dhe certifikatën që ka përfunduar Maturën Shtetërore; vërtetimin nga institucioni i arsimit të lartë publik që është pranuar në një program studimi si dhe certifikatën e fitimit të olimpiadës për rastet kur i riu/e reja aplikon me këtë status. Të gjitha dokumentet e sipërcituara duhet të jenë të noterizuara ose origjinale.

Jo çdo person që përmbush kushtet dhe aplikon për të përfituar bursë mujore në vlerën e pagës minimale mund të shpallet përfitues i saj. Për këtë do të bëhet një rankim, bazuar në një fond dhe numër që vendon universiteti. Një strukturë përgjegjëse do të ngrihet në çdo IAL pikërisht për ndjekjen e gjithë ecurisë së dhënies së bursave si dhe ecurinë e studentëve në vijim të shkollimit, për të vërtetuar nëse ato përmbushin kushtet në vitet e mëpastajme. Kujtojmë që në vendimin e qeverisë, një prej kushteve për dhënien e bursës për vitet e tjera për ekselentët është ruajtja e standardit, me të cilin ata u futën në fakultet, një notë mesatare jo më të ulët se 9.5. Fillimisht, struktura përgjegjëse do të marrë informacion pranë QSHA-së mbi rezultatet e studentit në gjimnaz e maturë e më pas në universitet. Një marrëveshje trepalëshe student-universitet-Ministri e Arsimit firmoset në fund ku përcaktohen kushtet që duhet të respektojnë palët. Kryesisht, studenti penalizohet nëse nuk i përmbahet kontratës.

Në momentin që shpallet lista e përfituesve, me gjasë pas 30 janarit që shërben si kufi për depozitimi e paketës së dokumenteve, çdo student do të ketë në llogarinë e tij brenda datës 5 të çdo muaji pagën minimale në masën e 32 mijë lekëve. Duke qenë se procedura kërkon kohë, të cilën shpesh universitetet nuk e tolerojnë (kërkojnë pagesën e plotë ose një këst), udhëzimi parasheh që shuma e paguar për studentët që shpallen fitues, të kthehet. “Studentët, të cilët mund të kenë kryer pagesën e tarifës së shkollimit pranë IAL-së përkatëse menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe IAL-ja duhet të bëjë rimbursimin e tarifës së paguar nga këta studentë”, citohet në pikën 12 të udhëzimit nr. 27, datë 02.08.2022.

Nuk dihet nëse është e njëjta shumë që është ndarë çdo vit për fondin e ekselencës, por dokumenti përcakton qartë se ky program do të mbështetet nga Ministria e Arsimit, e cila do të japë fondet për universitetet në formë grantesh. Sidoqoftë, për universitetet që do të kenë nevojë për më tepër para, lihet hapësirë për fonde ekstra nga MAS. Por, nga ana tjetër, në rast se studenti vendos të ndërpresë studimet, për të cilat është mbështetur financiarisht, pa miratimin e universitetit dhe Ministrisë, përjashtohet apo nuk i përfundon dot deri në një vit pas mbylljes së studimeve, studenti ka detyrimin për të kthyer masën e financimit që ka përfituar brenda gjashtë muajve nga dita e njoftimit nga Ministria./PANORAMA

studimet bursat ne universitet

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë