LIVE UPDATES
Aktualitet

Rregullorja/ Raportet e paaftësisë në punë do lëshohen edhe për të sëmurët me kancer dhe karantinë

Në rregullore gjithashtu përcaktohet se për nënën, babain ose kujdestarin ligjor i cili duhet të kujdeset efektivisht për fëmijën deri në moshën 14 vjeç, i cili trajtohet jashtë Shqipërisë për diagnoza të rënda, pajiset me raport mjekësor për kujdes ndaj fëmijës me afat deri në 30 ditë.

11 Korrik 2022, 15:05 Nga A.B

Rregullorja/ Raportet e paaftësisë në punë do lëshohen

Ndryshon pas 29 vitesh rregullorja për procedurat dhe kriteret e lëshimit të raporteve për paaftësi të përkohshme dhe aksidente në punë, barrëlindja dhe sëmundjet profesionale.

Në Fletoren Zyrtare është botuar rregullorja e re që përcakton kriteret e lëshimit të raporteve elektronike nëpërmjet sistemit e-Raporte nga mjeku i familjes, mjekët specialistë dhe anëtarët e Komisionit Mjekësor (KM).

Në rregulloren e re përfshihet lëshimi i raporteve elektronike mjekësore për paaftësi në punë për të sëmurët me kancer që janë duke u trajtuar me kimioterapi dhe për të punësuarit që ndodhen në karantinë mjekësore për shkak të sëmundjeve infektive. Afati i raportit mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për sëmundje të përgjithshme mund të zgjatet nga Komisioni Mjekësor deri në 6 muaj nga data e lindjes të së drejtës së trajtimit me raport mjekësor.

“Kur i punësuari është duke u trajtuar me kimioterapi ose radioterapi, i cili ka kryer ose jo ndërhyrje për sëmundjen bazë, ka të drejtën për t’u pajisur me raport të paaftësisë së përkohshme në punë nga mjekët specialistë të shërbimit përkatës. Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, për persona të vendosur në karantinë mjekësore, lëshohet sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për sëmundjet infektive”, përcaktohet në rregullore.

Në rregullore gjithashtu përcaktohet se për nënën, babain ose kujdestarin ligjor i cili duhet të kujdeset efektivisht për fëmijën deri në moshën 14 vjeç, i cili trajtohet jashtë Shqipërisë për diagnoza të rënda, pajiset me raport mjekësor për kujdes ndaj fëmijës me afat deri në 30 ditë.

Sakaq për herë të parë në procedurat dhe kriteret e përfitimit të raporteve mjekësore përfshihet edhe raporti për kompensim në rast sëmundjeje ose shtatzënie kur ndryshon vendi i punës. I punësuari që për arsye shëndetësore, me vendim të Komisionit të Mjekëve, duhet të ndryshojë vendin e punës, pas ditës së 14-të të trajtimit me raport mjekësor nga mjeku i familjes, ka të drejtë të përfitojë nga sigurimet shoqërore kompensimin e të ardhurave sipas ligjit në fuqi për sigurimet shoqërore.

Të drejtën e përfitimit e ka edhe gruaja e siguruar e cila me vendim të KM ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie. Ky kompensim i jepet pas ditës së 14-të të trajtimit me raport mjekësor nga mjeku i familjes dhe vetëm në rast se është paguar kontribut për sigurimet shoqërore për një kohë jo më pak se 12 muaj.

Rregullorja përcakton se shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re.

Kompensimi për të punësuarin nuk mund të jetë më shumë se 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës dhe jepet për një periudhë jo më shumë se 3 muaj gjatë një viti, nga dita e fillimit të sëmundjes, për të cilën është ndryshuar vendi i punës. Ndërsa kompensimi për gruan shtatzënë që ndryshon vendin e punës nuk mund të jetë më shumë së 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 12 muajve të fundit, nga data e lindjes të së drejtës për pagesë.

Rregullorja ashpërson edhe masat e gjobave për mjekun e familjes e për secilin anëtar të Komisionit mjekësor që lëshojnë raporte mjekësore në kundërshtim me kriteret e reja. Rregullorja e mëparshme përcaktonte vendosjen e gjobës prej 10,000 lekë deri në ndjekje penale.

Me rregullat e reja mjekët që lëshojnë raporte mjekësore me diagnoza të ndryshme pa u shoqëruar me ekzaminime përkatëse, dënohet me gjobë nga 10.000 lekë; b) lëshimi i raporteve me prapaveprim në kundërshtim me përcaktimet e kësaj rregulloreje dënohen me gjobë nga 15.000 lekë; c) lëshimi i raporteve në kundërshtim me kushtet ligjore dënohet me gjobë nga 20.000 lekë; d) përcaktimi i diagnozave në kundërshtim me “Kriteret klinike orientuese për caktimin e paaftësisë së përkohshme në punë” dënohet me gjobë nga 10,000 lekë; e) mospërcaktimi i saktë i diagnozës bazuar në ekzaminimet dhe analizat përkatëse, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë; f) përcaktimi i afatit të periudhës së paaftësisë së përkohshme në punë në kundërshtim me kriteret klinike dhe afatet e përcaktuara, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë; g) veprimi në kundërshtim me normat e caktuara dhe që dëmtojnë fondet e sigurimeve shoqërore, dënohen me gjobë nga 3 deri 5 paga minimale në shkallë vendi; h) kryerja e veprimeve aktive apo mosveprimeve të kundërligjshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë së lëshimit të raporteve mjekësore, apo për shkak të saj, si: falsifikim dokumentesh, korrupsion aktiv/pasiv, shpërdorim detyre etj., pavarësisht dënimit të parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, dënohet me gjobë nga 3 deri 5 paga minimale në shkallë vendi.

Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë. Rregullorja e përbashkët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe e Ministrisë së Shëndetësisë “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohshme në punë” nr. 494, datë 5.10.1993, të ndryshuar, shfuqizohet./MONITOR

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit