Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një motivacion që, sipas ankimuesit, nuk është kompetencë e KPK. Nëse një prokuror shkel etikën, duhet të fillojë një hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe nëse ILD e sugjeron masën kundër, vendimin e merr KLP. Përvec faktit që, edhe nëse qëndron, shkelja e etikës është parashkruar.
TIRANË- Prokurori Arjan Ndoja e ka ankimuar në Kolegjin e Posacëm të Apelimit (KPA) vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e tij. Sipas mbrojtjes, vendimi i KPK nuk qëndron ligjërisht në asnjë nga pikat.
“Komisioni nuk mund të arrijë në përfundimin se subjekti i rivlerësimit është i paaftë profesionalisht, por bazuar në të gjitha faktet dhe rrethanat arsyetuar hollësisht në këtë vendim, Komisioni vlerësoi se subjekti ka cenuar etikën e prokurorit, duke cenuar besimin e publikut te figura e tij si pjesë e sistemit të drejtësisë,”- ishte motivacioni përmbyllës i KPK.
Një motivacion që, sipas ankimuesit, nuk është kompetencë e KPK. Nëse një prokuror shkel etikën, duhet të fillojë një hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe nëse ILD e sugjeron masën kundër, vendimin e merr KLP. Përvec faktit që, edhe nëse qëndron, shkelja e etikës është parashkruar.
I gjithë raporti shoqërues me të cilin trupa e KPK justifikoi vendimin, do të kundërshtohet nga Ndoja, megjithëse gjatë procesit të parë, disa nga akuzat ranë. U tha se në momentin e atentatit kishte dosje të vjedhura të Prokurorisë në makinë, pastaj kjo akuzë u rrëzua nga vetë trupa e KPK.
U tha se është shoqëruar me persona që janë pjesë e krimit të organizuar, A. L. dhe M. V., por akuzat ranë pasi të dy personat nuk kanë asnjë procedim penal.
“Në lidhje me të dhënat për kontaktet me persona të tjerë me precedentë penalë, nuk është vërtetuar që ata të jenë përfshirë në krimin e organizuar dhe për rrjedhojë trupa e KPK shprehet se nuk mund të vlerësojë nëse Ndoja mund të vihet nën presion nga struktura kriminale”, thuhet nëkonkluzione, por pavarësisht këtyre: Komisioni arrin në përfundimin se Ndoja ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, pasi nuk ka bërë asnjë përpjekje dhe nuk ka paraqitur asnjë provë për të kundërshtuar informacionet se për shtetasin A.L. ka të dhëna se ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar jashtë Shqipërisë.
KPK nuk e shpjegon se si mund ta bënte Ndoja një sqarim të tillë, që gjithsesi është i paparashikuar në ligj. Për këtë arsye, mbrojtja thekson konkluzionin e KPK, që “prokurori nuk mund të vihet nën presion nga strukturat kriminale”. Ky konkluzion, tregon se testin profesional, ankimuesi e ka kaluar.
Një tjetër pikë e fortë për ankimimin, konsiderohet vlerësimi i DSIK. Si fillim Drejtoria pranë Kryeministrisë, i sugjeroi KPK se Arjan Ndoja është i përshtatshëm për të mbajtur detyrën e prokurorit. Ajo që ndodhi më pas ishte e paprecedentë. KPK i çon informacion DSIK dhe i kërkon edhe një herë të japë mendim. Këtë herë mendimi ishte negativ.
Kjo procedurë, jo vetëm paragjykoi procesin, por edhe ktheu përmbys raportin mes institucioneve. DSIK është institucioni që gjeneron informacion, KPK është institucion që merr informacion nga strukturat. Nuk ka asnjë mundësi që KPK të informojë DSIK, aq më pak për një cështje ku DSIK është i vetmi institucion kompetent. Procesi i vettingut në shkallën e parë, për këto arsye, është quajtur i paragjykuar nga prokurori, që ka vendosur të kërkojë drejtësi në KPA.
Policia TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga k...
Policia TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet. Sipas forcave blu, personi me inicialet I.K ka dhun...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të caktuar masë...
Foto ilustruese DURRËS- Stina e pushimeve ka nisur zyrarisht. Gjatë fundjavës kanë hyrë në vendin tonë 9,147 pasagjer. N...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të 3 turist...
Emiljano Shullazi TIRANË- Emiljano Shullazi i është nënshtruar një operacioni pak ditë me parë në Spitalin e Burgje...
Foto ilustruese Muzika e lartë vazhdon të jetë një shqetësim i përditshëm i kryeqytetasve, që kryesojnë numrin...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për...
Policia PUKË- Një27-vjeçar është arrestuar në Pukë pasi dyshohet se ka dhunuar dhe grabitur një të moshuar n...
Dhoma e Avokatise TIRANË- Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të mblidhet dit&eu...