LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëqeth e moshuara nga Shkodra, e kyçur familjarisht prej gjakmarrjes: Lyp me shami në kokë që të mos më njohin

Gazetarët e pyesin nën kryetarin se a ka një fond emergjence për raste të tilla, pasi kjo familje nuk ka me çfarë jeton. Nën kryetari pohon se edhe ketë gjë do e diskutojnë në mbledhjen më të afërt.

11 Korrik 2022, 23:30 Nga F.M
Rrëqeth e moshuara nga Shkodra, e kyçur familjarisht prej
E moshuara

SHKODËR- Një familje në gjak në Shkodër është strehuar në një prej konvikteve të qytetit për shkak të gjakësit. Policia dhe bashkia kanë gjetur si zgjidhje që familjen ta fusin në një godinë shtetërore. Ku institucioni i parë, policia, do përgjigjet për sigurinë dhe i dyti, bashkia, për strehimin. Kështu për shtetin çdo gjë është në rregull. Pretendojnë se kanë gjetur një zgjidhje emergjente, por nuk dinë sesi të veprojnë më tej. Por jo vetëm aq, në konviktin ku është strehuar familja asgjë nuk është e sigurt, mund të hyjë dhe të dalë kushdo pa u ndaluar nga askush. Kështu siguria për ta është zero, por jo vetëm aq, ata janë lënë në mëshirë të fatit në një dhomë konvikti, ku nuk i lënë as të gatuajnë.

Zonja e familjes del lyp për të mbajtur burrin dhe djalin të cilët qëndrojnë të ngujuar. Ndërkohë që personi që ka kryer krimin, vrasje e dy vëllezërve vuan dënimin në burgun e Burrelit.

Gruaja e familjes tregon për gazetarët e Fiksit që për 9 vite kanë qëndruar në Francë pas krimit. Ndërsa gjaksin e kanë në fshat dhe për arsye sigurie i kanë sjellë këtu në konvikt.

Ajo rrëfen gjithashtu se në konvikt kanë 2 javë që qëndrojnë, por ndihen të pasigurt dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. “Kur dal lyp” thotë zonja “vendos një shami të madhe në kokë që të mos njihem pasi kam frikë nga gjaksi”.

“E gjitha familja mban frymën gjallë me lekët që unë lyp” rrëfen më tej gruaja e familjes. Gjithashtu thotë se në konviktin ku janë strehuar policia nuk qëndron aty dhe futet kushdo.

“Kam frikë për djalin” thotë zonja me lot në sy duke kërkuar ndihmën e Fiksit. Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë drejtorin e konviktit, Arban Lutfia.

Ai thotë se këtë familje e futi policia në konvikt vetëm për 5 ditë, por po i lënë akoma këtu. Unë s’di çfarë të bëj pasi për sigurinë përgjigjet policia dhe nuk është përgjegjësia ime thotë drejtori i konviktit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë Shkodër. Nën kryetari  thotë se nuk kanë patur asnjëherë raste të tilla, përsa i përket familjes së ngujuar u kërkua nga policia të strehohej diku dhe se ata do ta mbronin.  E vetmja zgjidhje ishte konvikti dhe vendosën familjen aty. Por pas interesimit të Fiksit nën kryetari premton do mblidhen të gjithë për të gjetur  një zgjidhje tjetër.

Gazetarët e pyesin nën kryetarin se a ka një fond emergjence për raste të tilla, pasi kjo familje nuk ka me çfarë jeton. Nën kryetari pohon se edhe ketë gjë do e diskutojnë në mbledhjen më të afërt.

Ndërkohë Komisariati i Policisë Shkodër në një përgjigje për Fiksin pranon fenomenin e gjakmarrjes, por jo vetëm aq, merr përsipër edhe të interpretojë veprimet e familjes që i janë vrarë dy persona,  ku thotë që ata nuk kanë tendencë për t’u hakmarrë.

Marrë nga TopChannel

shkoder gjakmarrje ne shkode fiks fare

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit