LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrumbullaku vazhdon takimet me drejtorët vendorë, 'problem' e shkuara: Zbardhni krimet e ndodhura më parë

Muhamet Rrumbullaku ka theksuar se ndryshimin e vizionit për një qasje ndryshe ndaj komunitetit dhe në luftë ndaj krimit, me qëllim vendosjen e një standardi të ri për metodologjinë e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, por ka vënë përparësi në zbardhjen e krimeve të vjetra.

13 Shtator 2022, 16:48 Nga k.m.
Rrumbullaku vazhdon takimet me drejtorët vendorë, 'problem'
Pamje nga takimi

TIRANË- Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vazhdon takimet me vartësit e tij në kuadër të prezantimit të objektivave me strukturat e drejtorive vendore. Sot është takuar me strukturat e Policisë në Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat, Lezhë dhe Shkodër, por edhe me ato për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. 

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Rrumbullaku ka theksuar se ndryshimin e vizionit për një qasje ndryshe ndaj komunitetit dhe në luftë ndaj krimit, me qëllim vendosjen e një standardi të ri për metodologjinë e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, por ka vënë përparësi në zbardhjen e krimeve të vjetra. Po ashtu, shtoi se uljen e kriminalitetit dhe zbardhjen e ngjarjeve e ka mision dhe sfidë personale, ndaj shtoi se kjo kërkesë llogarie nga ana e tij do të jetë e njëjtë deri ditën e fundit që do të jetë në këtë detyrë.
 
“Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, realizimi i detyrave, prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara më parë dhe atyre të vendosura në kuadër të 100 ditëve, do të jenë të vetmit faktorë që do të përcaktojnë vijimesinë tuaj në detyrë. Ndryshoni menjëherë metodologjinë e punës, duke filluar nga drejtori e deri te shefi i seksionit, mos komandoni nga zyrat por dilni në terren, kontrolloni, mbështesni, ndihmoni dhe orientoni shërbimet që keni në varësi, për të përmbushur sa më mirë detyrën në shërbim te qytetarëve. Kërkoj impenjim maksimal dhe profesional, për hetime të thelluara, duke bashkëpunuar me prokuroritë respektive dhe agjencitë ligjzbatuese. Intensifikoni masat, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë. Intensifikoni kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve nakotike në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura. Grumbulloni informacion për lokalizimin dhe mundësoni kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri ose me lëndë narkotike. Krimi ekonomik të zhvillojë hetime proaktive kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Të përmirësohet sa më parë komunikimi i shërbimeve të Rendit dhe i shërbimeve të Policisë Rrugore, me qytetarët. Policia Rrugore të vërë në përdorim teknologjinë dhe të shmangë kontaktet me përdoruesit e rrugës. Monitoroni akset rrugore nacionale, rurale dhe qendrat e banuara, me mjetet inteligjente dhe ndëshkoni maksimalisht shkeljet që janë burim potencial për ngjarje rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin. Të ndiqen me rigorozitet dhe të trajtohen me përgjegjshmëri e profesionalizëm rastet e dhunës në familje, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera përgjegjëse, me qëllim parandalimin e krimit në familje. Të trajtohen me seriozitet ankesat dhe problematikat që adresojnë qytetarët deri në zgjidhjen e tyre, si dhe të informohen qytetarët për zgjidhjen e ankesës apo për mënyrën si duhet adresuar ankesa e qytetarit që të gjejë zgjidhje. Të merren masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në shkolla, duke zbatuar me përpikmëri planin e masave për këtë qëllim. Të bashkëpunohet me stafet drejtuese të shkollave, oficërët e sigurisë në shkolla, psikologët dhe bordet e prindërve, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve kriminale në ambientet e shkollave, si dhe për zgjidhjen në kohë të konflikteve midis nxënësve apo midis tyre dhe personave të jashtëm. Parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore të jenë ndër prioritetet parësore të punës së strukturave vendore të Policisë. Të luftohen krimet ndërkufitare, ato që mund të zhvillohen nëpërmjet detit, kufirit të gjelbër apo nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Të rritet efikasiteti i goditjes së veprimtarive kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të mjeteve motorike, kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët hyjnë ilegalisht në vendin tonë, përmes kufirit të gjelbër me shtetin grek,”-tha Rrumbullaku në fjalën e tij. 

Takimet do të vijojnë, me të gjitha strukturat e Policisë në mbarë vendin.

muhamet rrumbullaku policia e shtetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet