LIVE UPDATES
Aktualitet

“Sulmet kibernetike, lufta e shekullit”, drejtori i sigurisë në AKSHI: Duhet të qëndrojmë në alert

Enis Ylli theksoi se të gjithë duhet të jenë në alarm, pasi qëllimi i hakerave është krijimi i destabilitetit në vend.

13 Shtator 2022, 15:44 Nga k.m.
“Sulmet kibernetike, lufta e shekullit”, drejtori i sigurisë
Enis Ylli

Drejtori i Sigurisë në AKSHI, Enis Ylli, ka paralajmëruar se mund të ndodhin sulme të tjera kibernetike në sektorë të tjerë në vendin tonë, pas atij të e-albania dhe sistemit TIMS. I ftuar në Ditari në A2 CNN, Ylli theksoi se të gjithë duhet të jenë në alarm, pasi qëllimi i hakerave është krijimi i destabilitetit në vend.

“Duhet të dimë që duhet të qëndrojmë në alarm. Nuk është vetëm sektori bankar, por edhe sistemi i ujësjellësit, energjetika dhe gjithçka që na prek në përditshmërinë tonë se qëllimi është krijimi i destabilitetit në vend. Kjo është luftë që do vazhdojë dhe ne duhet të mësohemi me ekzistencën e saj”.

Duke i cilësuar sulmet kibernetike si luftën e shekullit të 21-të, Ylli thekson se duhet investuar më shumë në monitorim, ndërsa vlerëson mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Që të kuptohet rëndësia e sulmeve kibernetike që është lufta e shekullit 21. Ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe jemi mbështetur. Ajo që duhet investuar është pjesa e monitorimit. 7 miliardë dollarë ka investuar Irani në hakerim, Shqipëria e ka buxhetin sa gjysma e kësaj shume. Ne po bëjmë analizim të situatës për t’ju përgjigjur në përpjestim të drejtë riskut. Deri në këto momente, siguria që kemi vendosur është në përpjestim me riskun tonë, nëse ky risk do të rritet do të kërkojë analizim dhe fokusim më të madh në sigurinë kibernetike të Shqipërisë”.

Lidhur me daljen në shitje të të dhënave të TIMS, Ylli theksoi se janë skeptikë për blerjen e tyre, pasi sipas tij, kostoja është e ulët për atë sasi të dhënash që pretendohet se kanë.

“Nuk kemi tentuar t’i blejmë dhe jemi skeptikë për të dhënat që pretendohet se kanë, se vetë fakti që këto të dhëna në atë sasi dhe çmim mund të mos jetë e vërtetë dhe duke studiuar të dhënat kjo kosto për të dhënat që kanë, është shumë e ulët. Pse kërkohet kjo? Është për të krijuar destabilitet dhe shqetësim në popullatë”.

Nga analizat e deritanishme, në bashkëpunim me FBI dhe Microsoft për të cilat Ylli bën të ditur se kjo vjen nga lufta që kanë dy palët në Iran, qeveria dhe opozita iraniane.

“Te ne janë bërë dy investigime paralele me FBI dhe Microsoft, të dyja nuk kanë treguar për marrjen e informacioneve sensitive. Sulmi i 15 korrikut dhe i 9 shtatorit, të dyja infrastrukturat janë të ndryshme nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Na u desh dy muaj për investigim të mirëfilltë, ndaj duhet të presim akoma. Nga studimet tona, Shqipëria i bëhet një dëm kolatereal që vjen nga lufta që kanë dy palët në Iran, qeveria dhe opozita iraniane. Qëllimi ishte krijimi i destabilitetit në vend dhe AKSHI ofron mbi 1200 shërbime për qytetarët dhe mungesa e tyre do të sillte kaos dhe do të zgjeronte efektin në sistemet tona”.

Ai thotë se partnerët mund të ndërhyjnë vetëm në strukturat mbrojtëse dhe jo në të dhënat.

“Tek të dhënat, jo por te struktura mbrojtëse po. Për Ballkanin ka pasur asistencë të shtuar nga NATO, por kjo po ndodh në të gjithë botën. Dje dolën informacione sensitive të NATO-s nga Portugalia”.

Sipas Yllit, është e vështirë ta marrësh veten shpejt nga një sulm i tillë, që kalon në disa faza, pasi ndërhyrja në vendin tonë kishte nisur që në vitin 2021.

“Ndërhyrja kishte nisur në maj të 2021, kjo është nxjerrë nga raportet se ne kemi dhënë miratimin që çdo gjë të zbardhet për publikun, duhet kuptuar që një sulm i tillë nuk është aq i thjeshtë dhe nuk kërkon aq pak kohë, sulmi ka nisur në një infrastrukturë tjetër që nuk është e menaxhuar nga AKSHI dhe kjo është faza e parë. Sulmet kibernetike kalojnë në disa faza; i pari është kompromentimi, pika hyrëse, më pas sistemi i mbrojtjes së sigurisë dhe më pas në zbatimin e planit të menduar që në fillim. Nëse do të ishte sulm i thjeshtë, nëse do të kishim aksesuar makinën e parë të kompromentuar, do ta kishim shkatërruar atë makinë. Është e vështirë ta marrësh veten shpejt nga një sulm i tillë dhe për ta marrë veten shpejt duhet të kesh politikë për përgjigjen e incidenteve të tilla. Kjo tregoi që ne politikat i kishim të sakta”./A2CNN

enis ylli irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen