17 Korrik 2026, 10:59
Nga I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat ish-ministri kundërshton akuzën ndaj tij dhe veprimet proceduriale të organit hetues. Sipas SPAK, kërkesat e Beqajt janë të pabazuara në ligj dhe nuk duhet të pranohen nga gjykata.
Prokurori Edvin Kondili deklaroi se pjesa më e madhe e pretendimeve të të pandehurit kanë marrë përgjigje që gjatë fazës së hetimit, në seancën paraprake, përmes vendimit që lejoi kalimin e çështjes për gjykim, si dhe gjatë shqyrtimit në themel të dosjes. SPAK vlerëson se nuk ka arsye ligjore për pranimin e kërkesave të paraqitura nga ish-ministri.
Nga ana tjetër, ish-ministri ka këmbëngulur se prokurorët kanë kryer shkelje të rënda procedurale dhe po ia bëjnë të pamundur mbrojtjen. Ai hodhi akuza mbi mënyrën se si funksionon SPAK pas reformimit të sistemit të drejtësisë.
“Organi i akuzës pranoi që në fazën e hetimeve mi ka cenuar hapur të drejtat e mia. Sot unë e kam të vështirë të bëj mbrojtjen. Me sa kuptoj, prokurorët kanë fituar pavarësinë ndaj drejtuesit të prokurorisë, por këtë pavarësi e përdorin sot për të shkelur të drejtat procedurale dhe bëjnë çfarë të duan pas Reformës në Drejtësi”, deklaroi Beqaj në sallën e gjyqit.
Dosja "Streilizimi"
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.
Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit./Dosja.al
ilir beqaj sterilizimi
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:52
I.A
THETH- Një incident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor drejt Thethit, ku për pak sa nuk u shënua një tragj...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:11
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, verat e fundit kanë sjellë gjithnjë rrezikun e zjarreve që përpijnë mij&e...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 09:41
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, pas një konflikti t...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 09:19
I.A
Santiago Malko
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajt...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:54
I.A
TIRANË- Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e naftës kanë paditur në Gjykatën Adminis...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:37
I.A
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursat ndërkombëtare, të nxitura nga përshkallëz...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:35
I.A
Moti
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore t...
Aktualitet
16 Korrik 2026, 22:20
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull rritjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi, nd&eu...
Aktualitet
16 Korrik 2026, 22:00
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur ditën e 47-të e protestës, përmes së cilës kanë kërkuar do...
Aktualitet
16 Korrik 2026, 21:35
G.M
Foto ilustruese
SPANJË- Garda Civile ka arrestuar në Shqipëri një person të dyshuar për atentatin me armë të ndodhu...