Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Seanca plenare/ Shtyhet sërish votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve të “Kushtetueses”
Votimi për pr/ligji “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të këtij institucioni, është shtyrë për të disatën herë, pasi socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.
12 Qershor 2024, 16:59Nga r.ll
kuvendi
TIRANË- Në seancën e sotme plenare është shtyrë sërish votimi për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Votimi u shty me kërkesë të Partisë Socialiste dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës.
Votimi për pr/ligji “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të këtij institucioni, është shtyrë për të disatën herë, pasi socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.
Projektligji parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Me ndryshimet e propozuara rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë.