LIVE UPDATES
Politike

Rama: Këtë muaj hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Balldren, aeroporti i Vlorës operacional sezonin e ardhshëm

Këto projekte dhe të tjera që do të dorëzohen do ta kthejnë Shqipërinë në qendrën turistike të rajonit, deklaroi kryeministri Edi Rama nga promovimi i Kalendarit Kombëtar Turistik nëpërmjet aplikacionit TEA.

12 Qershor 2024, 13:28 Nga M.B
Rama: Këtë muaj hapet gara për ndërtimin e aksit
Edi Rama

TIRANA- Punimet në aeroportin e Vlorës do të përfundojnë brenda këtij vit, ndërsa pritet të jetë operacional në sezonin e ardhshëm turistik. Në fund të këtij muaji do të hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Balldren dhe më pas Balldren-Muriqan për lidhje me Malin e Zi. Këto projekte dhe të tjera që do të dorëzohen do ta kthejnë Shqipërinë në qendrën turistike të rajonit, deklaroi kryeministri Edi Rama nga promovimi i Kalendarit Kombëtar Turistik nëpërmjet aplikacionit TEA.

“Kemi një sezon të ri që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që i vihet në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve duke filluar nga Tuneli i Llogorasë, një ide e vjetër, një zotim legjendar i të gjitha forcave politike në të gjitha fushatat i cili këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë në jug apo që do të vijnë nga jugu duke vazhduar me rrugën Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur. Për të nisur me aksin Thumanë-Kashar një aks i rëndësishëm, por njëkohësisht ky aks është pjesë e korridorit blu. Ishte një tjetër ide shumë e përqeshur ku ne e prezantuam para se të vinim në qeveri.

Sot jo vetëm është një korridor i miratuar, por është dhe një korridor që po ndërtohet. Aksi Thumanë-Kashar përfundon një nga segmentet e tij. Hapim garën në fund të këtij muaji për Milot-Balldren dhe pastaj Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen e me Malin e Zi. Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar brenda dekadës. Shqipëria e 2030 do të këtë një ofertë turistike spektakolare në aspektin e transportit.

Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do të përfundojë punimet brenda këtij viti. Do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6 mujorin e vitit të ardhshëm. Do të jetë operacional në sezonin  ardhshëm turistik me një operator, që është aeroporti i Mynihut. Do të hapte gara për aeroportin e Gjirokastrës”, tha Rama.

Puna për ndërtimin e portit të Durrësit dhe atij të Vlorës po vijon.

“Ka filluar puna për portin turistikë të Durrësit, Vlorës, jemi dhe jemi optimist me hapjen e porteve turistike kuadri do jetë i plotësuar dhe do të kemi një rritje shumë të ndjeshme të numrit të vizitorëve, sepse nuk është numri që na intereson, por të ardhurat nga këta vizitorë. Rritja e numrit e kontratave të hoteleve me 5 yje është domethenëse, sepse vite më parë nuk mendohej kjo gjë”.

Turizmi ka qenë një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e investimit të shtetasve të huaj. Vetëm gjatë 2023 u shpenzuan nga të huajt 350 milionë euro, deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

“Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave. Ka pasur një interes në rritje për banesat rezidenciale si pasojë e turizmin. Vetëm në 2023 u shpenzuan 350 milionë euro nga të huajt. Edhe shqiptarët jo rezidentë kanë investuar konsiderueshëm në pasuri të patundshme. Këto kanë kontribuar në një rritje me 3.5 për qind të ekonomisë në 2023. Sektori bankar ka ndihmuar në këtë proces gjithashtu. Reformat e ndërmarra me mbështetjen e qeverisë, sidomos ata për kreditë me probleme dhe digjitalizimi, po japin rezultat”, deklaroi guvernatori./ Monitor

edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë