LIVE UPDATES
Aktualitet

Shantazhi në rrjetet sociale fenomen shqetësues në Korçë, adoleshentët: Disa vajza kanë tentuar t’i japin fund jetës! Autorët të dënohen me burg

Adoleshentët tregojnë se faqja në Instagram nuk qëndron gjithmonë aktive por mbyllet dhe hapet herë pas here me qëllim për të fshehur gjurmët. Përveç denigrimit kjo faqe ka si qëllim edhe kërcënimet aq sa në të shumtat e rasteve adoleshentët në gjendje të rënduar psikologjike kanë tentuar vetëvrasjen.

6 Shkurt 2025, 11:38 Nga B.Z
Shantazhi në rrjetet sociale fenomen shqetësues në
Foto ilustruese

KORÇË -  Dy adoleshentë të qytetit të Koçës kanë folur ditën e sotme në lidhje me shantazhi dhe denigrimin që po u bëhet vajzave në këtë qytet përmes një faqe anonime në rrjete sociale i cili është kthyer në një fenomen shqetësues.

Në një prononcim për News 24, adoshentët shprehen se kjo faqe ka shpërndarë në një hark kohor prej 4 vitesh shumë video dhe foto me emra me qëllim shantazhin dhe denigrimin e figurës së tyre. Adoleshentët tregojnë se faqja në Instagram nuk qëndron gjithmonë aktive por mbyllet dhe hapet herë pas here me qëllim për të fshehur gjurmët.

Përveç denigrimit kjo faqe ka si qëllim edhe kërcënimet aq sa në të shumtat e rasteve adoleshentët në gjendje të rënduar psikologjike kanë tentuar vetëvrasjen.

“Unë jam 15 vjeç, e mësova nga shoqëria ime që isha postuar në këtë faqe. Nuk e përjetova mirë por aty thoshin gjëra të pavërteta dhe nuk i mora shumë për bazë. Disa prej tyre kanë qënë miqtë e mi dhe nuk e kanë përjetuar mirë këtë çështje, disa prej vajzave kanë tentuar të vrasin edhe veten. Kjo faqe është hapur disa herë dhe është hapur prej 4 vitesh.
Hapet dhe mbyllet shpesh, çdo 6 muaj, çdo 3 muaj. Aty ka ofendime të njerëzve, gënjeshtra, foto. Aty duan vetëm të ofendojnë dhe t’i bëjnë njerëzit të ndihen keq, aty komentojnë shumë njerëz jo vetëm një person, aty është një program i cili i ndihmon njerëzit të shkruajnë dhe të flasin për njerëzit e tjerë dhe të postohen pa emër, anonim. Aty nuk të del emri, nuk të tregon se kush shkruan, thjesht shkruan dhe e poston, je anonim. Disa prej vajzave kishin shkuar në polici dhe i kishin thënë që duhet të hapen çështje të tjera nuk mund të bënin gjë policët, por duhet të vinin në gjykatë, duhet të zinin prokuror. Duhet të gjenden me patjetër, duhen të merren masa”, shprehet njëri prej tyre.

Ata kërkojnë që sa më shpejt autorët të vihen përpara përgjegjësisë pasi presioni që ata ushtrojnë mbi ta shpeshherë me shkrime të pavërteta, është shumë i madh.

“Sa e zbulova, kjo faqe u hap një ditë para se të më hidhnin mua, më tha një shok shiko se të kanë hedhur tek kjo faqe dhe e lexova(çfarë kishin shkruar), u ndjeva shumë keq kur e lexova se më ulën shumë, ishin gjëra kot pa lidhje.
Nxirrte shumë foto të vajzave nudo, shumë budallëqe, shumë gjëra që nuk ishin të vërteta. Mua më përfshinë me një vajzë që kam qenë i lidhur më parë, pastaj të hapnin name te faqja, jo me filanin me këto…shumë keq, jam mërzitur shumë, nuk më ka pëlqyer fare. Kam shumë shoqëri që i kishin nxjerrë aty, shumë shokë e shoqe, mesa di unë ata e kanë përjetuar shumë keq, si mua, edhe mua nuk më erdhi mirë kur e lexova atë gjë. Duhet tu jepet dënim me burg, se nuk ulet një njeri në një faqe instagrami, nëse ke për të thënë gjë thuaje në fytyrë jo mbrapa telefonit se nuk është gjë normale, është shumë gabim",- shprehet një tjetër prej tyre.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet