Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bohet me dije se 54 vjeçar Dritan Pino është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa tetë të arrestuarit e tjerë, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçe, është caktuar masa “detyrim paraqitje”.
KORÇË- Seanca për masën e sigurisë për 9 nga 10 të arrestuarit për sherrin masiv të ndodhur tre ditë më parë në një lokal në Korçë, ku mbetën të plagosur dy persona ka pëtfunduar.
Bohet me dije se 54 vjeçar Dritan Pino është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa tetë të arrestuarit e tjerë, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçe, është caktuar masa “detyrim paraqitje”.
Ndërsa për të arrestuarin Sotiraq Shkurti, njëkohësisht i plagosur, masa do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës pasi ai ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.
Përleshja masive dhe e dhunshme me sende të forta, u shënua mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen numër 1 në qytetin e Korçës, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë 2 të rinj. 10 persona të cilët u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin, u arrestuan, ndërsa në kërkim u shpall një 38-vjeçar. Gjithashtu mendohet se shkaku i përplasjes kanë qenë motive banale, ndërsa një pjesë e të përfshirëve kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan
-Dritan Pino
-Petrika Ropi
-Ilir Shukulli
-Rafail Kocaqi
-Salvi Asllan
-Mihal Zhidro
-Serxhio Mema
-Gersi Dervishi
-Sotiraq Shkurti
-Kristi Lamçe
Vendimi i plotë:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 04.09.2025 ora 10:00 seanca me objekt: "Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasve D.P, I.Sh, G.D, P.R, K.L, M.Zh, S.Sh, S.A, S.M, R.K, ku gjykata në përfundim vendosi:
1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim D.P.
2.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim D.P, atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i KPP.
2.2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi, duke e çuar personin nën hetim D.P në një institucion paraburgimi, për të qenë në dispozicion të organit procedues.
3. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim I.Sh.
3.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim I.Sh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
3.2. Urdhërohet personi nën hetim I.Sh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00.
3.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim I.Sh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
4. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim G.D.
4.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim G.D, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
4.2. Urdhërohet personi nën hetim G.D që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00.
4.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim G.D nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
5. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim P.R.
5.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim P.R, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
5.2. Urdhërohet personi nën hetim P.R që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00.
5.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P.R nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
6. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim K.L.
6.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim K.L, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
6.2. Urdhërohet personi nën hetim K.L që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00.
6.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K.L nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
7. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim M.Zh.
7.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim M.Zh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
7.2. Urdhërohet personi nën hetim M.Zh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00.
7.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M.Zh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
8. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.Sh.
8.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.Sh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
8.2. Urdhërohet personi nën hetim S.Sh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00.
8.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.Sh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
9. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.A.
9.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.A, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
9.2. Urdhërohet personi nën hetim S.A që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00.
9.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.A nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
10. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.M.
10.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.M, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
10.2. Urdhërohet personi nën hetim S.M që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00.
10.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.M nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
11. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim R.K.
11.1.Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim R.K, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
11.2.Urdhërohet personi nën hetim R.K që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00.
11.3.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R.K nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
12. Në zbatim të nenit 466 të KPP dhe nenit 22 të ligjit nr. 79/2020, “Mbi ekzekutimin e vendimeve penale”, urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
pamje nga arrestimi i Samir Rosales Rodriguez KOLUMBI- Janë publikuar pamjet nga arretimi i Samir Rosales Rodriguez, i cili ishte pjesë e gr...
Samir Rosales Rodriguez KOLUMBI- Autoritetet e Kolumbisë kanë njoftuar arrestimin e Samir Rosales Rodriguez, i cili ishte pjesë e grupit q&e...
Spitali TIRANË- Një spital privat në Zog të Zi është bllokuar ditën e sotme për disa vepra të ndryshime p...
pamje nga arretimi TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri n...
SHBA- Gazetari i kronikës Flamur Vezaj ka paralajmëruar një intervistë me vëllanë e Nuredin Dumanit, Fitim Dumani. Intervista do...
TIRANË- Valon Lluka, Administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, ka reaguar pas raportimeve n&eum...
Policia SHKODËR- Babë e bir janë vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër, pasi ishin shpallur në k&e...
TIRANË- Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dh&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar tarifat e reja që do të paguhen nga operator&e...
TIRANË- Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve pë...