LIVE UPDATES
Aktualitet

Sherri mes të rinjve në Dibër/ Apeli i Tiranës lë në fuqi dënimin për dy autorët e vëllain e viktimës

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e fshatit të një lokali , ku të rinjtë të cilët pasi kishin konsumuar alkool, Qazim Plaku ka plagosur me thikë Myrtezan Hysa.

16 Maj 2022, 16:35 Nga DOSJA
Sherri mes të rinjve në Dibër/ Apeli i Tiranës lë
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës së Dibrës për vrasjen e Dukagjin Plakut në fshatin Sllatinë të Dibrës më 17 shtator të vitit 2019. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e fshatit të një lokali , ku të rinjtë të cilët pasi kishin konsumuar alkool, Qazim Plaku ka plagosur me thikë Myrtezan Hysa. Ky i fundit, bashkë me vëllanë e tij qëlluan me sende të forta vëllanë e 24-vjeçarit, Dukagjin Plaku, ku si pasojë e plagëve të marra ai humbi jetën në spital. Një vit pas ngjarjes, në shtator të vitit 2020, Gjykata e Dibrës vendosi dënimin me 18 vite burg për Myrteza Hysën, 3 vite burg për Qazim Plakun dhe dy vite burg për Jurgen Hysën. Myrteza Hysa ka kërkuar prishje të vendimit të Gjykatës së Dibrës duke e çuar çështjen në Apel, por kërkesa e tij nuk është miratuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Me datë 17.09.2019, rreth orës 03:00, është njoftuar salla Operative Dibër, se në spitalin rajonal Peshkopi janë paraqitur shtetasit me iniciale D.P dhe M.H të dëmtuar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe rezulton se në fshatin Sllatinë, Dibër gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali, dyshohet se shtetasi me iniciale Q.P ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale M.H dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin me iniciale D.P, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Kjo ngjarje është raportuar në media, ndaj ju njoftojmë sa më poshtë: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale M.H, Q.P dhe J.H të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me dashje”, “Plagosjes së rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuara nga nenet 76, 88/ a dhe 89 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 131, datë 11.11.2020 ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H për veprën penale të “Vrasje me dashje”, të parashikuar nga nenet 76 dhe dënimin e tij me 18 ( tetëmbëdhjetë) vite burgim.

2.Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit M.H i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet 12 ( dymbëdhjetë) vite burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.P, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë në gjëndje të tronditjes së fortë psikike”, të parashikuar nga nenit 88/a i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

4.Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit Q.P i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 ( dy) vite burgim.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit J.H, për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga nenit 89 K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

6.Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit J.H i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga: -I pandehuri me iniciale M.H i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe pushimin e çështjes penale, sepse të gjitha veprimet e kryera nga i pandehuri M.H janë veprime të detyruara për të mbrojtur jetën.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Ilir Toska, me vendimin nr. 434, datë 16.05.2022 vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr.131, datë 11.11.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Tiranë, 16.05.2022 GJYKATA E APELIT TIRANË

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës