2 Shtator 2023, 10:18
Nga f.i
foto ilustruese
KORÇË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë në zona të ndryshme të qytetit.
Bëhet me dije se janë arrestuar Ervis Guri dhe Redjon Veri.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vazhdën e operacioneve me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qarkut, finalizuan operacionin policor të koduar "Night sales 7", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. G., 28 vjeç dhe R. V., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Drithas, Maliq.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në kryqëzimin e unazës, Maliq, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin R. V. dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. G.
Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Dozat e kësaj lënde narkotike, automjeti, 3 celularë dhe një shumë parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.”
arrestohen 2 persona ne korce
Aktualitet
2 Shtator 2023, 09:58
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Shtyhet me 3 ditë regjistrimi për vitin e parë gjimnaz.
Ministria e Arsimit bën me dije se pro...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 09:42
f.i
foto ilustruese
DIVJAKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën Armand Nasufi...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 09:37
f.i
foto ilustruese
KORÇË- Lëkundje sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit.
Sipas institu...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 09:26
f.i
pamje nga vendngjarja
KRUJË- Policia e Krujës ka vënë në pranga autorin e dyshuar, i cili kishte kultivuar 305 bimë nark...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 08:42
f.i
foto ilustruese
FIER- Një banesë në Fier është përfshirë nga zjarri në katin e tretë të një pallati ...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 07:12
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Në formën e paraqitur, debati shtrohet nëse kemi të bëjmë me një skemë sigurimi a...
Aktualitet
2 Shtator 2023, 07:03
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellë...
Aktualitet
1 Shtator 2023, 22:34
I.A
Foto Ilustruese
HIMARË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Himarë. Mësohet se makina ka marr&e...
Aktualitet
1 Shtator 2023, 20:23
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna mbi 380 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa ...
Aktualitet
1 Shtator 2023, 19:48
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Forcat operacionale Shqipnja së bashku me Policinë e Vlorës po bëjnë një aksion policor në V...