LIVE UPDATES
Aktualitet

Shisnin paketa televizive pirate, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 5 persona

Prokuroria nisi hetimet pas kallëzimit të kompanisë Digitalb, e cila denoncoi tregtimin e paketave televizive të piratuara nga subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera.

11 Tetor 2025, 11:05 Nga I.A
Shisnin paketa televizive pirate, Prokuroria e Tiranës çon në
Prokuroria e Tiranes

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka çuar në gjyq 5 persona, të cilët akuzohen për pirateri televizive. Personat e arrestuar janë Franci Çela, Arzen Velika, Erlin Xhucani, Ardit Stambolliu dhe Adil Lila. Ata akuzohen për ‘Mashtrim kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’.

Prokuroria nisi hetimet pas kallëzimit të kompanisë Digitalb, e cila denoncoi tregtimin e paketave televizive të piratuara nga subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera. Prokuroria, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, dokumentoi se të pandehurit shisnin pajisje dekoder dhe akses në kanale televizive pa pasur të drejtat ligjore për transmetimin e tyre.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, provoi se këta persona nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetasit sikur ata i dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Në këtë mënyrë realizonin të ardhura duke cenuar interesat e ligjshme të kompanive televizive që prodhojnë programet dhe janë pronarë të të drejtave televizive.

Konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve (dekoder) dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyshme të bazuara në prova se subjektet në fjalë, janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga nenet 143/b dhe 149/a të Kodit Penal.

Nga hetimet rezultoi se personi në hetim, F.B. i shiste paketat duke komunikuar në aplikacionin ëhatsApp dhe i ofronte paketën kundrejt vlerës 79 euro, shumë të cilën e merrte në dorë. Ndërkohë që shtetasi A.V., duke përdorur posta private i shiste paketat kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky etj., të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, në pronësi të shtetasit E.Xh., dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim/pronësi të shtetasit A.Sh., e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti  A.K., me emrin “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale “lila_shop_elektronik_al” me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.

Hetimet provuan se shtetasit F.Ç., A.V.,  E.Xh.,  A.S. dhe A.L., përmbushin elementët e veprave penale të parashikuara nga neni 143/b paragrafi i parë dhe neni 149/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përkatësisht mashtrimi kompjuterik dhe shkelja e të drejtave të pronësisë industrial dhe dërgohen në gjyq për këto vepra penale./Dosja.al

prokuroria e tiranës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj