Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur ekstradimin e shtetasit Eltion Logu, 35 vjeç, i lindur në Tropojë.

TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë të një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur ekstradimin e shtetasit Eltion Logu, 35 vjeç, i lindur në Tropojë.
Dyshohet se Logu, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi që operonte përmes një call center-i të zbuluar në vitin 2024. Ky grup dyshohet të ketë kryer 17 raste ose tentativa të mashtrimit kompjuterik. Nga këto veprimtari dyshohet se qytetarëve u është shkaktuar një dëm financiar në vlerën rreth 187 mijë euro.
Sipas njoftimit zyrtar, në korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Njoftimi i policisë:
"Interpol Tirana/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë.
Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kruer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik."
Arrestimi ITALI- Dy kushërinj janë arrestuar në Shqipëri pas 26 vitesh arratisje nga drejtësia italiane. Mediat italiane shkruajn&...
Policia TIRANË- Më 8 gusht 2020, ndërsa Shqipëria ndodhej ende në karantinë pas valës së parë të pandemis...
Bilal Hasa PEQIN- Policia ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi dyshohet se ka lidhje me d...
Blloku i Sigurisë TIRANË- Një person i arrestuar dy ditë më parë ka ndërruar jetë në ambientet e sigurisë...
Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kiberneti...
POGRADEC- Mëngjesin e sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Pronari i kës...
Sot, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme...
Raporti Botëror i Lumturisë i vitit 2026 zbuloi se kënaqësia me jetën midis personave nën 25 vjeç në disa vende angl...
Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të l...
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Beogradin për shfaqje të “agresionit” pasi ushtria serbe kreu stërvit...