28 Qershor 2022, 22:26
Nga I.A
Projekti
TIRANË- Teksa prej disa vitesh Bashkia e Tiranës ka shpallur planet për krijimin e pyllit orbital, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, synon t’i blejë pemët me çmime më të larta, duke skualifikuar padrejtësisht nga tenderët operatorët që kërkojnë më pak para’ për të njëjtin shërbim. Gjithçka është konstatuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, pas një ankese të depozituar nga kompania “Albgarden” SHPK, që është përjashtuar nga gara me justifikimin se 2 fatura janë paraqitur së bashku e jo si dy dokumente të ndarë, ndërsa njëra prej tyre nuk ka barcod, që të vërtetojë fiskalizimin. Po ashtu, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pranë Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, në Bashkinë e Tiranës e ka përjashtuar kompaninë, nga gara pasi nuk vërtetohet dorëzimi i mallit.
Por, gjatë shqyrtimit të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik ka konstatuar se krahas faturave për blerjen e mjeteve të kërkuara për të kryer me sukses ofrimin e shërbimit, kompania Albgarden ka bashkëngjitur edhe foto të tyre. Megjithatë, sipas KPP, Drejtoria e Pastrimit dhe Gjelbërimit, gjatë vlerësimit për këtë procedurë prokurimi dhe përpara publikimit të njoftim-fituesit nuk ka zbatuar përcaktimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave, që parashikon se përpara publikimit të njoftimit të fituesit dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti/enti kontraktor i kërkon ofertuesit të kualifikuar, i pari dorëzimin e dokumenteve origjinale ose në kopje të njësuara me origjinalin.
Gjithashtu, sipas KPP-së nuk është kërkuar asnjë sqarim apo informacion në përputhje me vendimin e qeverisë, që parashikon se autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik pranë institucioneve kompetente ose t’i kërkojë sqarime dhe dokumente mbështetëse për këto sqarime operatorit ekonomik. Për më tepër, KPP vëren, se legjislacioni i prokurimit publik i njeh të drejtën autoritetit kontraktor, por dhe vetë ky i fundit ka rezervuar në dokumentet standarde të tenderit edhe të drejtën e verifikimit apo sqarimit nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës lidhur me vërtetësinë dhe saktësinë e informacionit që përmbajnë dokumentet e paraqitura nga ata dhe më pas të marrë vendim lidhur me to.
Në këto kushte, Komisioni ka rrëzuar vendimin e Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, duke kërkuar kualifikimin e tij në garë e rrjedhimisht edhe shpalljen fitues, duke qenë se oferta e kësaj kompanie është më e ulët. Referuar, dokumenteve kjo kompani ka oferuar për furnizimin dhe vendosjen e pemëve dhe shkurreve dekorative 35 mln lekë, ndërkohë që kompania “Fusha”, që ishte kualifikuar më herët, për të njëjtin shërbim kishte ofertuar 35,996,500 lekë.
Marrë nga Scan-Tv.com
albgarden kpp bashkia e tiranës
Aktualitet
28 Qershor 2022, 22:27
F.M
Fisnik Hoxha
GJERMANI- Një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Fisnik Hoxha është shpallur në kërkim nga autoritetet gjerm...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 22:09
F.M
Nëna e Tina Pajollarit dhe Spartak Koka
TIRANË- Tina Pajollari është përfolur për një lidhje të mundshme dashurie m...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 22:05
F.M
Ismail Elezi
TIRANË- Ismail Elezi, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit tha se nëse do të ishte ende në detyrë...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 22:01
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se Policia e Shtetit gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit katër ditë para ...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 21:55
I.A
Selim Mcini
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e pronarit të një toke në Kamzë, të cilin i ...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 21:52
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala zbardhi të tjera detaje nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e bujshme t...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 21:49
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e bujshme e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan, ngjarje që tronditi ...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 21:39
I.A
Bresher
KORÇË- Luhatjet e motit nuk kanë të mbaruar në vendin tonë. Edhe pse në Tiranë dhe qytete të tj...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 21:06
F.M
Mashtrimi
VLORË- Kamber Dervishaj ka paguar plot 20 mijë euro, pasi persona të ndryshëm e kanë kontaktuar në rrjete sociale ...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 20:31
I.A
Zjarri ne Kavaje
KAVAJË- Një zjarr i vendosur për të djegur barërave e thata ka dalë nga kontrolli në lagjen num&eu...