19 Tetor 2022, 17:47
Nga DOSJA
Grupi “Isokratess“
TIRANË- Grupi “Isokratess“, minoriteti grek me vajza dhe gra nga Dropulli dhe Poliçani i Gjirokastrës kanë kënduar polifoni në një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Amerikës. Shqipëria loboi shumë që isoja të futej në UNESCO, ndërsa më pas ndaloi për të mos bërë më asgjë. I këtij mendimi është studiuesi Auron Tare, i cili në një intervistë për Euronews Albania thotë se një nga tiparet më dalluese të kulturës tonë nuk po mbrohet.
“Polifonia është një nga elementët thelbësorë të traditës tonë, pra element identifikues, është shumë e rëndësishme për t’u stimuluar, për t’u mbështetur në mënyra të ndryshme. Për shembull, në periudhën komuniste përhapja e traditës shqiptare jashtë sigurisht ka qenë pjesë e ideologjisë, por ka qenë shumë e fortë. Pas 92’ kjo traditë humbi në përgjithësi. Shumë pjesë të folklorit po humbasin, po shuhen fare siç është për shembull tradita e gajdeve,” – tha ai.
Në çdo fshat të jugut ka grupe që e kultivojnë mjaft mirë iso-polifoninë, por është e rëndësishme të promovohet jashtë vendit, njësoj siç bëri Greqia me grupin “Isokratess” në Amerikë. Nazif Çela, një nga këngëtarët më të njohur të iso-polifonisë thotë se me këto ritme mund të na marrin ison njësoj siç ndodhi me lahutën.
“Mundet që të ndërhyjë dhe dikush tjetër dhe të na marrë vlerën më të mrekullueshme të Shqipërisë, ashtu siç na morën dhe lahutën e malësisë. Polifoninë e kanë edhe ata, por s’e kanë si ne. Deri tani këtë gjë e kemi mbajtur ne folkloristët e vjetër që jemi, nuk themi se nuk ka edhe të rinj sepse ne kemi përgatitur dhe të rinj, por që janë shumë pak,” – u shpreh ai.
Edhe për Alket Zaimin nga grupi “Djemtë e Vjosës” kjo është çështje politike.
“Siç na morën serbët, që na morën lahutën dhe e bënë të tyren, këta ndoshta bëjnë një politikë për ta marrë polifoninë dhe për ta bërë të tyren,” – tha Zaimi.
Nazif Çela kujdeset të mësojë një grup të rinjsh nga Lapardhaja në mënyrë që tradita të mbahet gjallë, por a është mjaftueshëm?
“Unë dëshiroj të vihet dorë nga qeveria te polifonia, se sa të jemi ne nuk e lëshojmë, nuk diskutohet. Këtu nuk kanë ku punojnë dhe ka ikur këngëtari i mrekullueshëm i të rinjve të Lapardhasë, ka vajtur në Itali, punon atje se s’ka ku t’i ushqejë fëmijët. Në këtë drejtim duhet të punojë shteti, ata njerëz që janë kështu të paktën t’i punësojë, se vlerat dalin rrallë, nuk këndojnë të gjithë,” – u shpreh Çela.
Ndërkohë Zaimi tregon se nëpër dasmat e jugut kërkohet vazhdimisht të mbahet gjallë tradita e të merret isoja.
“Zona e Vlorës e ka shumë të theksuar të kënduarin, në një farë mënyre e kanë shumë krenari dhe më vjen mirë, edhe Mallakastra po, Tepelena po e po njëherë që ndonjëherë thonë mbylle orkestrën se do ja marrim labçe. Kur të vdesë labi i fundit do mbarojë polifonia,” – tha ai.
Marrë nga EuroNews
isokratess
Aktualitet
19 Tetor 2022, 17:46
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 26-vjeçar me inicialet E. Xh., është gjetur i pajetë në bregun e detit në Durr&e...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 17:34
e.k
Foto ilustruese
BELGJIKË- Gjykata penale e Liège në Belgjikë ka zhvilluar një seancë në lidhje me çështjen...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 17:30
e.k
Spitali Infektiv
TIRANË- 28 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shënde...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:44
e.k
Makina që përplasi të miturin
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak minuta ...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:44
k.m.
Aksidenti në Krujë
KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e fshatit Bilaj, Krujë. Siç duket ed...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:43
F.M
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar një nga vëllezërit e arrestuar me drogë më 9 shtator të ...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:35
e.k
Shqiptarja e arrestuar
BRITANI- Një grua shqiptare identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur ka rënë në...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:38
F.M
Rrëfimi
TIRANË- Nëna e një 18-vjeçari ka denoncuar abuzimin e djalit të saj nga të afërmit e vetë fëmij...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:30
F.M
Aksidenti në Tiranë
TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se kë...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:13
e.k
Makina që përplasi të miturin
ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 16:13 minuta në...