All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Shqiptarët braktisën hotelet në gusht, ngadalësohen dhe të huajt

Shifrat konfirmojnë edhe një herë atë që turoperatorët thanë gjatë muajve të pikut të verës se shqiptarët preferuan që të rezervonin jashtë vendit.

22 Tetor 2024, 07:23 Nga r.ll
Shqiptarët braktisën hotelet në gusht, ngadalësohen dhe
foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët kanë braktisur hotelet në gusht dhe tashmë kjo konfirmohet edhe nga shifrat zyrtare të strukturave akomoduese.

Sipas publikimit të Institutit të Statistikave(INSTAT) rezidentet u rritën me vetëm 0.2 për qind sa i takon netqëndrimeve në hotele. Një vit më parë pra në gusht 2023 kjo rritje e netqëndrimeve ishte 55.7 për qind. Ndërkohë duket se edhe netqëndrimet e të huajve janë ngadalësuar duke zbritur në 16.9 për qind teksa një vit më parë rritja ishte 64.5 për qind.

“Në muajin Gusht 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 32,0 %, në krahasim me Gusht 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:  numri i vizitorëve rezident është rritur me 1,2 %;  numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 50,6 %. Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 11,3 %, në krahasim me Gusht 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:  numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 0,2 %;  numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 16,9 %” thuhet në publikim.

Shifrat konfirmojnë edhe një herë atë që turoperatorët thanë gjatë muajve të pikut të verës se shqiptarët preferuan që të rezervonin jashtë vendit.

Kjo erdhi për shkak të rritjes së pakontrolluar të çmimeve në disa rajone kryesisht në Jug të vendit gjatë qershorit dhe që më pas krijoi një efekt zinxhir perceptimi në gjithë bregdetin duke sjellë edhe anulime nga të huajt kryesisht italianët. Pavarësisht rritjes së përgjithshme të turizmit gjatë këtij viti që është më shumë meritë e rritjes së turistëve gjatë pranverës dhe vjeshtës, vetë sezoni veror cilësohet më dobët se sezoni veror 2023.

“Gjatë muajit Gusht 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 32,0 %, krahasuar me Gusht 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 2 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 50,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 55,0 %.

Në muajin Gusht 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: • sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (38,2 %); • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (75,6 %); • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,7 %)” vlerëson INSTAT.

“ Gjatë muajit Gusht 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 11,3 %, në krahasim me muajin Gusht 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 40,9 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 14,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 17,4 %

Në muajin Gusht 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: • sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (41,4 %); • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (83,8 %); • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,0 %)” thuhet në publikim

“ Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 59,6 %, kundrejt 55,3 % që ishte në muajin Gusht 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 67,6 %, kundrejt 64,9 % që ishte në muajin Gusht 2023” thuhet në publikim./MONITOR

hotelet shqiptare

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd