LIVE UPDATES
Aktualitet

BAN: Qindra tonelata mbetjesh industriale pritet të kthehen në Durrës më 27 tetor

Rrjeti thekson se kthimi i planifikuar mund të shënojë fundin e muajve të intrigave dramatike pasi grupi që mori një informacion nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende tranziti dhe Tajlandën për dërgesën masive të asaj që besohet se është lëndë helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

21 Tetor 2024, 15:21 Nga I.A
BAN: Qindra tonelata mbetjesh industriale pritet të kthehen në
Porti i Durresit

TIRANË- Organizata joqeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ tha të hënën se rreth 2,100 tonelata mbetjesh industriale, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, pritet të kthehen në vendin e tyre të origjinës në Shqipëri më 27 tetor nëpërmjet portit italian të Gioia Tauro, pasi kanë lundruar deri në Singapor në rrugën e tyre drejt Tajlandës.

Rrjeti thekson se kthimi i planifikuar mund të shënojë fundin e muajve të intrigave dramatike pasi grupi që mori një informacion nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende tranziti dhe Tajlandën për dërgesën masive të asaj që besohet se është lëndë helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Pas paralajmërimit, thuhet në njoftim, qeveria e Tajlandës refuzoi importin dhe grupi BAN më pas mori garanci nga linjat e transportit, përfshirë kompaninë daneze Maersk dhe Kompaninë Mesdhetare të Transportit (MSC) se do të siguronin kthimin e sigurt të kontejnerëve në portin e Durrësit në Shqipëri.

I bëjmë thirrje Shqipërisë që të hapë kontejnerët publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe të ndajë mostrat që mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”, tha drejtori ekzekutiv i grupit BAN, Jim Puckett. "Vetëm testimi i hapur dhe transparent i përmbajtjes do t'i sigurojë publikut besimin në rezultatet dhe natyrën e këtyre dërgesave të nisura për në Tajlandë dhe dëmin që ato mund të kenë shkaktuar si atëherë kur qëndronin në Durrës, ashtu edhe nëse do të kishin arritur në vendin e synuar në Tajlandë".

Aktualisht, të gjithë kontejnerët janë në portin e vogël Asyaport në Turqi, në pritje të mbërritjes së anijes turke të kontejnerëve Burak Bayraktar, e cila pritet të transportojë të 102 kontejnerët në fjalë nëpërmjet portit Gioia Tauro në Itali për në Durrës.

Kontejnerët u transportuan në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk. Ndërsa dy anijet lundronin drejt Azisë Juglindore, grupi BAN dhe partnerët e tij dhanë alarmin dhe punuan pa pushim për t’i ndalur anijet nga vendet tranzit dhe të refuzoheshin nga Tajlanda.

Gjatë rrugës, të dyja anijet u "zhdukën” nga radarët. Maersku më në fund pranoi t'i kthente kontejnerët në Durrës, pasi ata mbërritën në Singapor.

Sipas Konventës së Bazelit, traktatit të OKB-së që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera, transporti i mbetjeve të rrezikshme pa miratimin e vendit eksportues (në këtë rast Shqipërisë), vendeve tranzit ose vendit të planifikuar importues (në këtë rast Tajlandës) praqet trafik të paligjshëm të mbetjeve. Në njoftimin e BAN-it thuhet se Shqipëria nuk është informuar asnjëherë për eksportin nga eksportuesi, shtetet tranzit nuk janë informuar dhe Tajlanda gjithashtu nuk ka marrë asnjë njoftim.

Grupi është shprehur i gatshëm të qëndrojë në Durrës për të mbështetur qeverinë shqiptare në kontrollimin dhe trajtimin e kontejnerëve.

"Është e rëndësishme që kjo çështje të mos fshihet nën tapet", tha zoti Puckett. "Ne jemi të shqetësuar për trajtimin jo të duhur të këtyre mbetjeve në portin e Durrësit, në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen. Si u depozituan mbetje të tilla pa mbrojtje në port dhe u gjendën në anijet për në Tajlandë dhe Kinë pa njoftimin e duhur?... Duhet menjëherë një hetim i plotë dhe një strategji për menaxhimin e mbetjeve të tilla”, tha ai.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare, por në muajin gusht, dy ministri thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese ...”./VOA

ban mbetjet e rrezikshme

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen