LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Rënia e grupit socialist të Durrësit

Socialistët fituan 50% të votave në Qarkun Durrës ose 77 mijë, duke rrëmbyer tetë mandate pasi votat e opozitës u ndanë mes PD dhe LSI ndërsa LSI nuk arriti të marrë një mandat për shkak se mori 136 vota më pak nga sa nevojiteshin.

21 Tetor 2024, 14:51 Nga I.A

BIRN: Rënia e grupit socialist të Durrësit

DURRËS- Në zgjedhjet e vitit 2021, Durrësi ishte një nga qarqet që kontribuoi në fitoren e mandatit të tretë qeverisës të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, një palë zgjedhje në të cilat tashmë është e qartë që struktura të krimit të organizuar patën rol domethënës, e ndoshta, vendimtar në disa zona për garantimin e fitores.

Socialistët fituan 50% të votave në Qarkun Durrës ose 77 mijë, duke rrëmbyer tetë mandate pasi votat e opozitës u ndanë mes PD dhe LSI ndërsa LSI nuk arriti të marrë një mandat për shkak se mori 136 vota më pak nga sa nevojiteshin.

Por ndërsa socialistët fituan zgjedhjet, si falë numrit të votave ashtu edhe rastësisë së shkaktuar nga formula D-Hondt që përdoret për ndarjen e mandateve, telashet e tyre filluan menjëherë pas fitores. Akoma pa marrë mandatin, Lefter Koka, një politikan vendor të cilin PS e mori nga LSI, dha dorëheqjen në shtator të vitit 2021 pa dhënë shpjegime për shkaqet. Në deklaratën e dorëheqjes, Koka la të kuptohet gjithashtu se ai po tërhiqej nga politika.

Shqiptarët votuan në zgjedhjet e vitit 2021 me lista thuajse të mbyllura të partive, por Edi Rama, në ndryshimet që i bëri Kodit Zgjedhor në vitin 2020, i dha mundësinë votuesve të jepnin edhe një “votë pëlqyese” për kandidatin për deputet. Koka kontribuoi fort në fitoren e socialistëve në Durrës pasi mori në ato zgjedhje 9,600 vota pëlqyese ose 15% të të gjitha votave të socialistëve. Dhe Koka ishte i pari që u rrëzua. Në dhjetor të atij viti, ai u arrestua nga SPAK nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai është dënuar dy herë për incineratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Çështja e tij vijon të shqyrtohet në Apel.

Rrahman Rraja, deputeti nga zona e Fushë-Krujës, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 mori gati 7800 vota pëlqyese ose 12%, u dorëhoq dhe u tërhoq nga politika në gusht 2023. Arsyeja e dorëheqjes së tij lidhej me publikimin e një video ku të afërm të tij, përfshirë edhe të birin, rrahën në mënyrë barbare dy qytetarë, “krimi” i të cilëve ishte që ata ishin ankuar në komisariatin e policisë për shpërthimet që po kryheshin në një gurore dhe që po i dëmtonin shtëpitë. Mes dhunuesve ishte i biri i deputetit, Rexhep Rraja, dhe i vëllai, Xhelaj Rraja. I vëllai u arrestua së fundmi si pjesë e dosjes së shtatë bandave, i akuzuar se në aleancë me Durim Bamin planifikoi vrasjen e Arben Ndokës, një ish-deputet tjetër socialist.

Së fundmi, arrestimi i Jurgis Çyrbjes duket se do të rëndojë mbi socialistët më gjatë. Karriera e Çyrbjes ka  nisur si drejtor hipoteke në Durrës në vitin 2013 kur ishte 28 vjeç. Ai u bë katër vjet më vonë deputet në listat e Partisë Socialiste dhe u konfirmua më 2021, kur fitoi gati 6600 vota. Njoftimi i prokurorisë për arrestimin e tij për tre akuza, e portretizon Çyrbjen si një njeri që kryente ndërmjetësin mes strukturave të paidentifikuara shtetërore dhe grupeve kriminale për të trafikuar informacion sekret mbi planet policore për operacione dhe për arrestime te krimi. Prokuroria veçon marrëdhënien e tij me Altin Hajrin, pronari i një kompleksi dasmash në Shijak në të cilin, në vitin 2020 humbi jetën Jan Prenga. Sipas prokurorisë, Çyrbja ka ndihmuar Hajrin t’i shpëtojë drejtësisë, duke ndërhyrë në agjenci ligjzbatuese ndërsa ka kryer korrupsion aktiv në zgjedhje në lidhje me të. Hajri nga ana e tij i ka siguruar atij votues. Në total, Koka, Rraja dhe Çyrbja morën bashkërisht në zgjedhjet e vitit 2021 24 mijë vota ose 38% të të gjithë votave të Partisë Socialiste në qarkun Durrës./Reporter.al

edi rama jurgis Çyrbja

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen