21 Janar 2023, 19:48
Nga k.m.
“Amerikani”
GREQI- Zbardhet vrasja në Kalamatë e 47-vjeçari, i njohur nga autoritetet për çështje droge, i cili mbante pseudonimin “Amerikani”, por në të vërtetë ishte nga Shqipëria. Mediat greke i kanë nxjerrë fotot e tij por nuk e kanë bërë me dije emrin e tij. Sipas burimeve nga mediat greke, dy persona të panjohur të hipur në një makinë i janë afruar 47-vjeçarit, i cili lëvizte me motor. Pasi i kanë bllokuar fillimisht rrugën me automjetin e tyre, më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, janë futur sërish në makinë dhe janë zhdukur me shpejtësi të madhe.
“Amerikani”
Policia greke ka dhënë një njoftim për vrasjen. Aty thuhet se si autorë u identifikuan një 22-vjeçar grek dhe një i huaj 38-vjeçar, nga të cilët i pari u arrestua, ndërsa i dyti është në kërkim. Ndaj tyre është ngritur një çështje për vrasje, ndërsa 38-vjeçari akuzohet edhe për shkelje të legjislacionit për armët.
Sipas informacioneve, viktima më parë jetonte në Amerikë me vëllezërit e motrat dhe ishte kthyer në Kalamatë. Gjithashtu mësohet se ai ka pasur sjellje delikuente dhe ka qenë i përfshirë në rrjete droge gjatë natës. Nga hetimet e para rezulton se 47-vjeçari është rrahur para të shtënave nga motoçikleta nga dy personat e panjohur që hipnin në makinë.
Skenari më i mundshëm që po shikon policia është larje hesapesh për drogën.
“amerikani”
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:42
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fun...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:30
k.m.
Mjegulla në Qafë Thanë
POGRADEC- Moti i keq në vend ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa zona t...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:28
k.m.
Pemët e ullirit
Shqipëria po shënon nivele të larta të prodhimit të vajit të ullirit, por eksportet mbeten tejet të...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:21
k.m.
Pamje nga trafiku
DIBËR- Disa dhjetra makina janë bllokuar në Klos-Qafë-Murrizë në Rrugën e Arbrit, për shkak t&eum...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:19
k.m.
Pamje nga Këlcyra
KËLCYRË- 5 banesa në fshatin Katundishte në Bashkinë Këlcyrë kanë pasur probleme nga reshjet...
Aktualitet
21 Janar 2023, 19:16
k.m.
Pamje nga vrasjet e 21 janarit
Në Tiranë, familjarë të viktimave dhe pushtetarë socialistë nderuan sot në Shëtitore...
Aktualitet
21 Janar 2023, 18:23
k.m.
Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar të dhënat më të fundit lidhur me zhdukjen e ...
Aktualitet
21 Janar 2023, 18:18
k.m.
]
Artan Hoxha dhe Plarent Dervishaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar takimin që ka pasur me Plarent Dervishajn në Dubai, ...
Aktualitet
21 Janar 2023, 18:15
k.m.
Artan Hoxha dhe Ndrea Prendi
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjet e ndodhura në 21 janar 2011, ku mbetën të vrar&eum...
Aktualitet
21 Janar 2023, 17:39
k.m.
Pamje nga Lezha
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputje të dherave në fshatin Manati të Lezhës d...