LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtëpia e bërë nga vëllezërit, përfundojnë të gjithë në polici e prokurori

Avokati Arben Llangozi shprehet se pala që nuk lejon Leonard Niçen, që të futet në banesë nuk e bazon këtë në asnjë dokument, ndaj policia bashkë me Prokurorinë e Elbasanit duhet të marrin masa për rastin.

7 Mars 2025, 21:38 Nga N.F
Shtëpia e bërë nga vëllezërit, përfundojnë
Elbasan

ELBASAN- Edmond Niçe nuk lejon as vëllain të hyjë në shtëpinë e ndërtuar prej të gjithëve, por as vajzën e tij nga martesa e parë.

Mbesa e Leonardit: Vendosëm që do të punonim bashkërisht në dyqan që të bëhej investimi. Por, që të bëheshe ndërtesa duheshe marrë kredi dhe kjo kredia u morr në emër të babit tim, të prindërve të mi. Janë marrë 45 milionë gjithsej, por sipas kredisë janë paguar 900 mijë lekë në muaj.

Nipi i Leonardit: Ne duhet të bëjmë një gjyq, ku secili të paraqesë investimet e veta me dokumente siç i ka dhe gjykata të vendosë se kujt do i takojë pronësia, këtu ka ngecur. Ky është një gjyq civil që duhet të bëhet, për momentin ne kemi një gjyq penal ku zotëria ka bërë një falsifikim. Ka shtuar emrin dhe firmën e babait tim tek një aplikim, ku e konfirmon dhe vetë dhe për këtë nga Prokuroria e Elbasanit ka shkuar tek Gjykata e Elbasanit. Duhet të mbyllet çështja penale dhe pastaj të vazhdojë gjyqi civil.

Gazetarja: Gjatë kësaj kohe pse nuk e keni lejuar që të futet në shtëpi?

Mbesa e Leonardit: Kur u prish shtëpia zotëria nuk jetonte këtu, jetonte në pallat. Ka shtëpinë e tij dhe të rrijë atje.

Vajza e Edmond Niçes konfirmon për “Stop” se për ndërtimin e shtëpisë ka konfirmuar të gjithë, jo vetëm një person.

“Mesa di unë të gjithë kanë investuar aty! Aty kanë punuar të gjithë, edhe unë. Te lokali te shtëpia, që janë bërë, babai im, xhaxhai im, nusja e xhaxhait tim me fëmijët kemi punuar kështu që nuk është se ka punuar një njeri. Mesa di unë, shtëpia ekzistuese është e gjyshit tim!”, tha vajza e Edmond Niçes.

Për këtë situatë “Stop” vë në dijeni specialistin e zonës dhe komisariatin e Policisë Elbasan, të cilët vijnë dhe marrin të dy palët për t’i shoqëruar në komisariat.

Specialisti i Zonës Bilal Laloshi: Të dyja palët në komisariat.

Aty i merr në pyetje OPGJ Elert Blackori dhe shefi i Komisariatit Elbasan, Fatos Tresa thotë se policia pasi ka marrë në pyetje palët, materialet ia ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit.

Shefi Fatos Tresa: Policia ka bërë veprimet, që i takojnë ligjërisht të bëjë, dhe e kanë referuar materialin në Prokurori!

Por a ka të drejtë, njëra palë në konflikt që të mbajë peng palën tjetër pa asnjë dokumentacion konkret?

Avokati Arben Llangozi shprehet se pala që nuk lejon Leonard Niçen, që të futet në banesë nuk e bazon këtë në asnjë dokument, ndaj policia bashkë me Prokurorinë e Elbasanit duhet të marrin masa për rastin.

“U njoha me dokumentet që pala paraqet, ku kemi të bëjmë me disa dokumente që vërtetojnë se personi që i ka paraqitur pranë redaksisë është pronar. Kemi të bëjmë me një kontratë kredie ku në asnjë pikë të saj nuk është e shkruar që kjo kontratë kredie po shkon për këtë objekt. Kemi një vendim që nuk provon fare që ky person është pronar, kemi dhe një akuzë për falsifikim dokumentesh për njërën prej palëve.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë që personi i cili pretendon se është pronar, nuk është pronar, pra nuk mund ta përcaktojë prokuroria njohjen apo mos njohjen e pronësisë. Këtu kemi një të drejtë pronësie nga pala e cila është ankuar në emisionin “Stop”, e cila është kërcënuar nga palët e tjera të cilat kanë pasur si qëllim vjedhjen me anë të mashtrimit të një prone, që në rastin konkret e ka arritur qëllimin. Pra pala që pretendon se është pronar nuk është pronar 100% e objektit, por është sipas trashëgimive resprektive, që në rastin konkret edhe ankuesi është pronar i një pjese takuese. Këtu kemi disa vepra penale të vetëgjyqësisë.

Policia e Elbasanit duhet të marrë masa për të trajtuar dhe për të ndjekur penalisht personin që bëhet pengesë për t’u futur në bashkëpronësi, kemi veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit dhe të falsifikimit të dokumenteve. Policia dhe prokuroria duhet të marrin masa për parandalimin e krimeve të mëtejshme dhe nuk duhet të mjaftohen me një dërgim të çështjes në prokurori”, tha avokati.

Përmes avokatit denoncuesi Leonard Niçe bën kallëzim tek Krimi Ekonomik për vjedhje të pronës me anë të mashtrimit, që ky rast të zgjidhet./ TvKlan

elbasan edmond niçe

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron