Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura, Enio Zvici nuk ka dhënë shpjegim etë mjafteushme duke u shprehur se skema për të cilën po flet deputeti demokrat nuk është njësoj dhe se për këtë do të lajmërohet.
TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj duke iu referuar raportit të progresit të BE-së, ngriti pyetjen sesi është adresuar mbështetja buxhetore e qeverisë Shqiptare për këtë program. Ku ndër të tjera Alibeaj, kërkoi dhe një analizë krahasimore me atë të Kosovës dhe Maqedonisë. Zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura, Enio Zvici nuk ka dhënë shpjegime të mjafteushme duke u shprehur se skema për të cilën po flet deputeti demokrat nuk është njësoj dhe se për këtë do të lajmërohet.
PJESË NGA DISKUTIMI:
Alibeaj: Dhe pyetja është e thjeshtë unë i referohem raport progresit të Bashkimit Evropian, meqë këto janë paratë e evropianëve, japin ata, është mirë që të dëgjojmë edhe ankesat që ata kanë. E thjeshtë! Dhe në raport proges kanë thënë një gjë të thjeshtë. Buxheti kombëtar i bujqësisë vazhdon të jetë i ulët dhe IPARD-i nuk duhet të përdoret si zëvendësim i mbështejes kombëtare, hskëputa vetëm këtë fjali. Rezulton që shuma që evropianët japin sic e keni thënë ju është 112 milionë euro nga viti 2021 deri në vitin 2027. Ndërkohë shuma që jep shteti shqiptar është 34 milionë, rreth 34 milionë lekë, por për kaq vite besoj. Domethënë evropianët japin trefishin e parave për shqiptarët, qeveria shqiptare jep vetëm 1/3, për 7 vite. Pyetja që kam unë në një analizë krahasimore, Si e adresoni ju këtë kërkesë të Bashkimit Evropian i cili thotë, duhet të jetë paraja e buxhetit të shtetit ajo që duhet të zërë vebndin kryesor dhe jo ndihma që jep BE në favor të bujqësisë dhe fermerëve shqiptarë. A mund të më bëni një analizë krahasimore, sa është mbështetja buxhetore e qevrisë Shqiptare krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë mos shkoni më larg. Besoj se këto janë përgjigje që s'kanë nevojë të na i tregoni me shkrim.
Enio Civici: Në fakt ne sot jemi përgatitur për këtë program të IPARD III, në lidhje me pyetjen e parë që si po e adresoni, mund t'iu them se vazhdojmë ta risim buxhetin dhe për vitin 2022 vitin që po mbarojmë, buxheti i akorduar për bujqësinë ka arritur në 5.1 miliardë lekë. Fakti që komisioni evropian thotë që kemi bërë një punë shumë të mirë, IPARD II dhe për këtë arsye po iu rrisim 4% edhe IPARD III është një tjetër tregues që me ata po bashkëpunojmë shumë mirë, për të adresuar edhe këtë cështje që thatë.
Alibeaj: Bashkimi evropian në raport progres thotë një gjë të thjeshtë në do japim para, i duam fermerët shqiptarë e duam produktin e fermerëve shqiptarë, por thotë edhe një gjë tjetër që ju shqiptarët, qeveria shqiptare duhet të jepni më tepër para se c'japin evropianët, edhe për nacionalizëm tek e fundit. Pyetja që kam unë, këtë kërkesë të atyre, si e adresojmë ne, pra qeveria shqiptare. Pra kur? Nëse po, qeveria shqiptare do të japë më tepër para sesa c'jep BE. Shtëpia me mjell të huaj nuk mbahet apo jo? Dhe pyetja e dytë është, një analizë, fermerët shqiptarë, sa para jep qeveria shqiptare dhe ma krahaso të lutem fermerit kosovar sa i jep qeveria kosovare, he qeveria maqedonase sa i jpe, fermerit maqedonas, për të kuptuar nga qeveritë, pavarësisht sesa është gjendja ekonomike e secilit prej shteteve, dhe ajo e Shqipërisë pretendohet të jetë më e mirë, për të kutpuar nëse qeveria shqiptare, dedikon para që u merr shqiptarëve për t'ua dhënë fermerëve.
Enio Civici: Dhe në ndryshim nga IPARD II ku kontributi i shtetit ishte më i ulët, ne në këtë marrveshje të IPARD III duke qene së 20 % është e buxhetit të shtetit është një tjetër angazhim dhe brenda IPARD-it janë paratë e buxhetit të shtetit në masën 25 % dhe të aprovuar nga BE. Në lidhje me këtë analizë krahasimore, e para janë skema të ndryshime , do iu lajmërojmë.
Foto ilustruese Në tregun e fruta-perimeve ne Lushnjë, çmimet e agrumeve janë më të ulëta se kurrë. Një kil...
Edmond Papa TIRANË- 1 orë e 30 minuta priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekut...
Foto ilustruese “Kam 2 vjet që pres të divorcohem. Kam ardhur nga Greqia prej disa vitesh pas ndarjes me bashkëshortin, por ligjë...
Saimir Korreshi TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti i Parti...
Alvin Musaj GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Greqi ditën e sotme për vjedhje e cila përfundoi me një viktim&e...
Dallëndyshe Bici TIRANË- Pas shembjes së "Prestige Resort", vazhdon përplasja mes News24 dhe kreut të Inspektoratit Kombëtar ...
Pallati TIRANË- Një nga dokumentet për shembjen e pallatit numër 4 te rruga 'Myslym Keta' rezulton të jetë e falsifikuar. Ban...
Gjela deti PEQIN- Këtë vit, jo çdo familje do të ketë në tryezën e saj për festa gjelin e detit. Rritja e ç...
Tregu LUSHNJE- Në tregun e fruta-perimeve ne Lushnjë, çmimet e agrumeve janë më të ulëta se kurrë. Një ...
Gentian Malindi TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin, i cili akuzohet si porositës i 137 kokain...