LIVE UPDATES
Aktualitet

Si kompania “Krijon shpk” çoi në UBT mangut lamat, nga nxitimi ngatërroi dhe termometrat

Piro Zoga bisedon nga telefoni i Shpend Shahinit me Aiten Berxollin,që i prezantohet si menaxhere e cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve Aiten.

5 Mars 2025, 20:52 Nga r.ll
Si kompania “Krijon shpk” çoi në UBT mangut lamat, nga
foto ilustruese

TIRANË- Përgjimet

15 Shtator 2022, ora 15.06

Shpend Shahini komunikon me Altin Murton

Shpendi: ‘Na bëri dëm të madh ai Piro. S’na i pruri të gjitha’

Shpendi: ‘Ka pru mangut lamat.’

Altini: ‘Ça të them unë o burrë. Ne bëmë namin (shan)’.

Shpendi: ‘Mundohu, nëse do vemë në dijeni edhe Mondin dhe rektorin për këtë problem’.

Por duket se mangët nuk kanë ardhur vetëm lamat. Por edhe pajisje të tjera të cilat ishin siguruar nga kompania ‘Krijon’ shpk. Kompania mesa duket nga nxitimi ka sjellë tjetër për tjetër edhe termometrat. Shqetësim që shfaqet edhe në bisedat midis Menaxheres së cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve, në UBT me pedagogun Shahini.

Por edhe në bisedën që ajo ka me administratorin e kompanisë, Piro Zoga.

Piro Zoga bisedon nga telefoni i Shpend Shahinit me Aiten Berxollin,që i prezantohet si menaxhere e cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve Aiten: ‘Na kanë ardhur 5 hidrometra, kur ne kemi kërkuar termometër inkubatori 3 copë, termometër frigoriferi 3 copë, që janë e njëjta gjë, por që ne nuk na duhen hidrometrat, na duhen termometrat’.

Piro: ‘Ju duhen termometra, ta shof listën se nuk jam aty’.

Por duket se Piro Zoga ka pasur takime të shpeshta fizike edhe me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Takime që sipas përgjimeve janë kryer në ambientet e këtij universiteti, pikërisht në periudhën kohore kur kompania ‘Krijon’ shpk kishte blerë pajisjet që u ishin kërkuar pa garë nga ky universitet.

Sikurse është edhe ky takim që mban datën 20 Shtator 2022, ku në orën 12.46 të kësaj date,

Piro Zoga del se jo vetëm ka telefonuar rektorin Sallaku, por edhe e ka takuar atë disa minuta më pas.

Fatbardh Sallaku komunikon me Piro Zoga-n

Fatbardhi: ‘Alo, mos u largo pa më takuar. Ku je, hajde se po të pres se duhet ta konsumojmë si bisedë’

Piro: ‘Lëviza tani, ja po kthehem prapë mbrapsht’

Piro: ‘Prof, këtu jam. Vonon shumë se kam një takim tjetër,’

Por personazhet e kësaj historie në dukje korruptive me seli në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nuk e dinin  se ishin përgjatë gjithë kohës në përgjim dhe në vëzhgim.

Siç dokumentohet në këtë episod të mbajtur në monitorim nga agjentët e policisë.

Ku i pranishëm është shoferi i Piro Zogaj, i cili futet me duart bosh në zyrën e prokurimeve në godinën e Universitetit Bujqësor dhe del nga aty me aty me një tufë me letra.

Nga procesverbalet e vëzhgimit ka rezultuar se më datë 20 Shtator 2022, në orën 12:01, në ambientet e parkimit të UBT-së konstatohet mjeti me targa AA 187 LA, nga ku zbret shtetasi Armando Kondaj, i cili është shofer pranë operatorit ekonomik ‘Krijon’ sh.p.k.  Ky shtetas vihet re teksa futet në ambientet e godinës B, kati zero, në zyrën e prokurimeve. Pasi qëndron në ketë zyrë rreth 5 minuta, ai del nga aty me disa letra në dorë dhe hipën në makinë, të cilën e parkon rreth 50 metër më larg, pranë një eventi, në të cilin ndodhet shtetasi Piro Zoga.

Si të ishin në kompaninë e tyre, Piro Zogaj pasi merr letrat nga shoferi i tij, drejtohet në godinën e rektoratit.

Aty ku nga ku del vetëm dy orë më pas, për t’u larguar me të njëjtën makinë me të cilën mbërriti.

Në orën 12:31, shtetasi Piro Zoga hipën në automjetin me targa AA 187 LA dhe drejtohet për nga Rektorati i UBT-së, dhe pasi zbret nga makina ai vihet re teksa futet në ambientet e brendshme të këtij Rektorati, nga ku del në orën 14:17, dhe largohet me automjetin me targa AA 187 LA, me shofer shtetasin Armando Kondaj.

Por bindja e grupit hetues se janë përballë një afere korruptive është konfirmuar edhe nga kryqëzimi i provave dhe rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer kjo vepër penale në bashkëpunim.  Siç është edhe fakti që në numrin telefonik të administratorit të kompanisë ‘Krijon’ shpk në këtë rast Piro Zogaj, gjenden dokumente prokurimi të prodhuara nga zyra e prokurimeve në UBT, që në muajin korrik 2022.

Pra shumë më herët se ky tender të shpallej i hapur, që përkon me muajin dhjetor të po këtij viti.

Më datën 7 Korrik 2022, në orën 10:19, Piro Zoga i ka dërguar në aplikacionin ‘ËhatsApp’ shtetasit Fatbardh Sallaku, Rektor në UBT, dokumentin me titull ‘Oferta UBT FBM 24.06.2022.xlsx’.

Dokument me një listë të reagentëve për procedurën e prokurimit të mësipërm që është përgatitur që në muajin qershor 2022 nga operatori ekonomik ‘Krijon’ sh.p.k.,  ndërsa procedura e prokurimit është hapur më datë 29 Dhjetor 2022.

Pra është e qartë që operatori ‘Krijon’ shpk me administrator Piro Zogaj, jo vetëm ishte në dijeni disa muaj më herët për tenderin që do të hapej, por kishte nisur edhe blerjen e reagentëve përpara se të shpallej edhe vetë procedura e tenderimit.

Këtu ku dalin në pah lidhjet e administratorit të kësaj kompanie jo vetëm me titullarin e UBT, Fatbardh Sallaku, por edhe me dekanin , Ilir Kristo.

Më datë 7 Korrik 2022, Ilir Kristo, Dekan në Fakultetin e Mjedisit, i ka dërguar shtetasit Piro Zoga, dokumentin ‘Oferta UBT FBM 24 Qershor 2023’,

e cila përmban një foto me një listë me 8 zëra, materiale/ kite/ reagentë/.   Më pas ai i dërgon mesazh shtetasit Piro Zogaj:

‘Përshëndetje Piro. Lista më e detajuar e materialeve që diskutuam. Klm Ilir Kristo’,

Piro i shkruan: ‘Kjo është lista e konfirmuar? T’i futim në porosi?

Por siç thamë i gjithë meraku, pasi pajisjet kishin mbërritur në Shqipëri, ishte si do të vazhdohej me tej, deri në momentin kur nuk kishte ende një procedurë tenderi.

Ndërkohë që koha nuk priste.

Pasi laboratori i ri në UBT duhej të certifikohej.

Dhe futja e këtyre pajisjeve pa tender në laborator, nuk mund të bëhej asesi pa miratimin e titullarëve të rektoratit të UBT.

Piro Zoga i shkruan shtetasit Ilir Kristo, me detyrë Dekan në Fakultetin e Mjedisit.

Piro: ‘Materialet kanë ardhur, si të procedojmë?

Iliri: ‘Flm Piro. Njoftova Shpendin dhe Administratorin. Do lidhen me ty. Klm. Iliri’.

Por magazinimi i këtyre pajisjeve të prokuruara pa tender nuk mund të bëhej pa miratimin e Administratorit të UBT. Ai nga ana e tij nuk vonon dhe më datë 14 shtator nuk vonon dhe i jep lejen Piro Zogajt që të sjellë materialet dhe t’i magazinojë në UBT.

Më datë 13 Shtator 2022, në aplikacionin ‘ËhatsApp’ shtetasi Edmond Tërthorja, Administrator i UBT-së, komunikon me shtetasin Piro Zoga.

Në orën 14:44, Piro i dërgon një foto, e cila përmban një listë me 8 zëra.

Piro: ‘Ndjesë. kjo është lista e Shpendit, t’i sjellim nesër?

Edmondi: ‘Si do ia bëjmë? Se na duhen… dhe te nis procedurën për all’

Piro: ‘Po i dërgoj nesër. Ti çojmë te magazina? Apo te Shpendi?

Edmondi: ‘Po të them në mëngjes’

Më datë 14 Shtator 2022, në orën 10:50, Edmond Tërthorja i dërgon sms Piro Zogaj:

Edmondi: ‘Ndjesë se u vonova…. silli në magazinë dbe e zgjidh unë pastaj’.

Piro: ‘Ok, nesër në mëngjes po i çojmë te magazina’/"Në Shënjestër", Balkanweb

hetimet te ubt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj