LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u firmos në heshtje VKM-ja qё tё merr shtёpinё dhe pasurinё, kompetencat e rrezikshme të Agjensisё sё Trajtimit tё Kredive!

Edi Rama ka nënshkruar Vendimin nr. 140, datë 6 mars 2026, një akt që rregullon procedurat për rikuperimin e garancive shtetërore, huave dhe nënhuave të pakthyera, si dhe marrjen në pronësi dhe shitjen e pasurive të debitorëve nga shteti.

19 Mars 2026, 07:17 Nga E.d
Si u firmos në heshtje VKM-ja qё tё merr shtёpinё dhe pasurinё,
Foto ilustruse

Kredia është një detyrim ligjor që duhet shlyer, por jo nëse kthehet në fajde. Fajdeja është vepër penale.

Edi Rama ka nënshkruar Vendimin nr. 140, datë 6 mars 2026, një akt që rregullon procedurat për rikuperimin e garancive shtetërore, huave dhe nënhuave të pakthyera, si dhe marrjen në pronësi dhe shitjen e pasurive të debitorëve nga shteti.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Financave, i jep kompetenca “fajdexhiu” Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP) – ish ATK-së, Agjensisë së Trajtimit të Kredive.

Pra, kjo agjenci sipas VKM-së merr kompetenca për të ndërhyrë në rikuperimin e detyrimeve që lidhen me garancitë sovrane që lindën pas pandemisë së vitit 2020, por dhe më pas, si dhe për kreditë e vjetra të transferuara nga bankat shtetërore para privatizimit të tyre. Këtu bëhet fjalë për kredi “traktorësh” që datojnë që nga viti 1993, vazhdojnë me kredi të ish Bankës Agrare pas vitit 1997, që të gjitha kredi mbi 20-30 vjeçare.

Ky vendim krijon një mekanizëm të ri ku shteti hyn drejtpërdrejt në marrëdhëniet financiare mes bankave dhe debitorëve dhe merr kompetenca që nuk i takojnë me ligj, sepse ato i përkasin vetëm sistemit gjyqësor.

Vendimi parashikon që AMGKP të ndjekë procedurat e rikuperimit të detyrimeve sapo Ministria e Financave të paguajë një garanci shtetërore në favor të një banke.

Sipas VKM-së, huamarrësi do ndiqet nga Agjencia për shlyerjen e detyrimit dhe ajo merr kompetenca përmbaruesi për rikuperimin e borxhit. Agjencia mund të bllokojë vetë llogaritë bankare dhe të sekuestrojë shumat përkatëse për të rikuperuar fondet e paguara nga buxheti i shtetit.

Kjo skemë mbi ligjore bën që administrata publike të futet në pasuritë dhe llogaritë e subjekteve private, ndërsa kontrolli gjyqësor të vijë më pas, në fazën e ekzekutimit. Praktikisht, ekzekutivi merr rolin e kreditorit, hetuesit dhe ekzekutuesit në të njëjtën kohë.

Vendimi shkon edhe më tej. Në rast se pasuritë e debitorëve nuk shiten në ankandet përmbarimore, ato mund të kalojnë në pronësi të Agjencisë, e cila më pas i administron dhe i shet ato vetë në ankande, për llogari të shtetit.

Si u firmos në heshtje VKM-ja qё tё merr shtёpinё dhe pasurinё,

Si u firmos në heshtje VKM-ja qё tё merr shtёpinё dhe pasurinё,

Në këtë mënyrë shteti jo vetëm mbledh borxhin, por mund të bëhet edhe pronar i pasurisë së debitorëve të tij, sikur është bankë.

Pasuria kontabilizohet sipas vlerës së ankandit të fundit, ndërsa shpenzimet e ruajtjes, administrimit dhe procedurave i shtohen detyrimit të debitorit.

Kjo krijon një situatë ku debitori mund të humbasë pronën ndërkohë që borxhi i tij vazhdon të rritet, sikur të ishte futur në një skemë fajdeje.

Shteti si fajdexhiu i rrugës

VKM-ja 140 shkon më tej se ligji dhe imagjinata. Ajo lejon marrjen në pronësi të pasurive të borxhlinjve edhe kur ato nuk janë lënë si garanci për kredinë. Kjo e kthen shtetin “fajdexhi” në pronar mbi prona private që nuk lidhen me kredi apo garanci duke krijuar në këtë mënyrë një precedent të padëgjuar evropian në administrimin e detyrimeve financiare.

Në praktikën e Bashkimit Evropian, kreditë e pakthyera trajtohen vetëm nga sistemi bankar përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut dhe jo nga agjenci shtetërore që marrin në pronësi pasuri private. Ndërhyrjet shtetërore në këtë fushë kufizohen dhe rregullohen nga standarde të rrepta për të shmangur shtrembërimin e konkurrencës dhe ndërhyrjen në ekonominë e tregut.

Ndërkohë që VKM-ja 140 krijon pikërisht të kundërtën: një mekanizëm ku shteti rikthehet si aktor i drejtpërdrejtë në menaxhimin e kredive dhe pasurive private, duke ringjallur një model administrativ që në ekonomitë e tregut është zhdukur prej më shumë se 70 vjetësh.

Në vend që kreditë e vjetra të trajtohen sipas logjikës së tregut financiar, ato kërkohet të “shtetëzohen”, duke u centralizuar në një agjenci shtetërore që mund të bëjë nga ana e saj gjykatën dhe përmbaruesin; duke bllokuar dhe sekuestruar llogari nëpër banka; duke sekuestruar fonde dhe në fund duke marrë në pronësi edhe vetë pasuritë e patundshme të debitorëve, pra shtëpitë e tyre.

Në këtë mënyrë, një akt që del me pretendimin e mbrojtjes së interesit publik rrezikon të kthehet në një instrument të rrezikshëm të pushtetit ekzekutiv mbi pronën private, duke krijuar një precedent alarmant, ku shteti mund të hyjë si fajdexhi në pasuritë e qytetarëve, me kompetenca që prishin “gardhe” dhe kufij të piketuar të ligjit.

Marrë në konsideratë që AMGKP-ja është ish ATK-ja, pra Agjencia e Trajtimit të Kredive, kompetenca e re e saj shtrihet për të gjitha rastet e vjetra të viteve ’90, kur një fermer siguroi nga ish bankat shtetërore financim mikro për aktivitet bujqësie ose blegtorie.

Tashmë pas 30 vjetësh, ai rrezikon katandinë, shtëpinë dhe jo vetëm vlerën që mbuloi në atë kohë kredinë./VOX News

kredia detyrim ligjor pasuri


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet