Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu mjetet e bllokuara janë 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.
KSAMIL- Policia Detare është në aksion nga Ksamili në Koman, ku gjatë një jave janë bllokuar 17 mjete lundruese. Gjithashtu mjetet e bllokuara janë 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.
Ndërkohë, drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare edhe gjatë javës së parë të muajit shtator, duke parë fluksin e lartë të frekuentimit të plazheve të vendit nga pushuesit, ka vijuar me intensitet operacioni “Siguria Detare”, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore. Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 17 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike. 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman.
5 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj. Drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.
Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. Në shumicën e rasteve, turistëve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo pamundësisë për t’u kthyer në breg për shkak të dallgëve.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve duke respektuar perimetrin e sigurisë.
Motrat Berisha dhe Klea Prenga TIRANË- Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me ngjarjen...
Mikel Mehmetaj BRUKSEL- 46-vjeçari shqiptar Mikel Mehmetaj është në gjyq para Gjykatës së Assencës së Bruks...
SHKODËR- Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim pë...
sendet e sekuestruar ITALI- Një 29-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në Milano...
foto ilustruese TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor. Mësohet se janë arrestuar dhe proceduar penalisht 2...
pamje nga aksidenti KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën e terminalit në Korç...
marklen haka TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në burg, të shumëkërkuarin e drejtësisë,...
foto ilustruese TIRANË- Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në zonën e Shkozës në ...
foto ilustruese TIRANË- Me nisjen e vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit ka publikuar edhe një plan masash me detyra konkrete për t&...
fidane MALËSI E MADHE- Një 68-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Malësinë e Madhe, pasi tentoi të ...