LIVE UPDATES
Aktualitet

Sistemi i vizitave tek mjeku nuk punon, pacientja përfundon në urgjencë për shkak të sorollatjes

Pensionistja Fatbardha Zyka 61 vjeç nga Mbrostari i Fierit, kontaktoi me redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar ndihmë. Ajo si pensioniste përfiton rimbursim të ilaçeve, por spitali nuk i planifikon vizitë për të marrë recetën e tyre.

27 Prill 2023, 22:12 Nga k.m.
Sistemi i vizitave tek mjeku nuk punon, pacientja përfundon në
Foto ilustruese

Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spitalin Rajonal të Fierit, pacientja përfundon në urgjencë për shkak të sorollatjes. Pensionistja Fatbardha Zyka 61 vjeç nga Mbrostari i Fierit, kontaktoi me redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar ndihmë. Ajo si pensioniste përfiton rimbursim të ilaçeve, por spitali nuk i planifikon vizitë për të marrë recetën e tyre.

Fiksi takoi nga afër Zyka ku tregoi se në 5 prill kishte kryer vizitën pranë mjekut specialist kardiolog. Ku sipas rekomandimit ky mjek e nisë për konsultë tek një tjetër mjek kardiolog pranë Spitalit Memorial në Fier për të marrë ilaçet me rimbursim. Që prej asaj date pensionistja ishte endur dyerve të poliklinikës për të prenotuar  konsultën dhe për të marrë  ilaçet aq të nevojshme për shëndetin e saj duke qenë se vuante nga disa sëmundje.

Edhe në videon e transmetuar në Fiks Fare u pa qartë se pensionistja sorollatej pasi  e përcillnin duke i thënë që nuk ka fasha orari të lira. Madje kryeinfermierja i thotë të drejtohet tek Spitali Memorial pasi janë ata që bëjnë të mundur lirimin e orareve që këta të fundit të mund të bëjnë rezervimet.

Por çudi ndodh kur e moshuara i drejtohet Spitalit Memorial pasi këta të fundit ‘ topin’ ia hedhin poliklinikës. Pasi është aty vendi ky pacientja duhet të lërë datën për rezervimin e vizitës me kardiologun. Madje i japin e dhe një numër telefoni ku pensionistja duhet të telefonoj shpesh herë për të marr info nëse janë hapur data të lira apo jo. E moshuara është e sëmurë dhe për muajin maj ende nuk ka një rezervim për të përfituar ilaçet me rimbursim, të cilat ndryshe nuk i merr dot, pasi edhe burrin e ka të paralizuar.

Gjatë gjithë sorollatjeve lart e poshtë sa në spital e sa në poliklinikë , pensionistja sëmuret duke përfunduar në poliklinikë.  Grupi i Fiksit u detyrua ta shoqëronte në urgjencën e spitalit të Fierit ku  ju  u bashkua edhe nëndrejtori i spitalit, doktor Ramadan Çepele. Pasi gjendja e pensionistes u stabiliziua, Fiksi kërkoi një info  pranë drejtorisë së spitalit Rajonal Fier.

Përsa i përket rastit nëndrejtori Ramadan Çepele shpjegon se janë disa preparate si preparati i zonjës të cilin nuk mund ta japi për rimbursim specialisti kardiolog i poliklinikës, por vetëm pranë dy qendrave si QSUT dhe Spitali Memorial.

“Në rastin e zonjës është dërguar tek ky i fundit i cili nuk ka fasha për tek mjeku kardiolog dhe kur nuk ka fasha dhe ne nuk ndërhyjmë dot. Nuk është në juridiksionin tonë as QSUT as Spitali Memorial. Ne futemi në sistem në moment kur ka fasha të lira. Për pacientet kronik ne u mbajmë numrin dhe në momentin që hapen fashat ne u telefonojmë dhe i përcaktojmë ditën,”- pohon Çepele.

Por falë  prezencës së Fiksit dhe rastit të bërë publik rasti u zgjidh. Pensionistja Fatbardha Zyka kishte terapi deri në fund të muajit prill dhe për majin ende nuk kishte mundur të rezervonte një vizitë tek mjeku për të marrë recetën e më pas ilaçet. Por Çepele siguroi Fiksin se në datën 2 maj do paraqitet  për vizitë tek mjeku specialist dhe kjo u konfirmua. Më në fund edhe për muajin maj 61-vjeçarja e mori recetën për rimbursimin e ilaçeve me shpresën se nuk do të ndodh më në muajt vijues./TopChannel

fatbardha zyka fier

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen