LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal! Tregu i zi i armëve nuk fshihet, shiten sheshit. "I infiltruari" blen 1 milion lekë kallashnikovin në mes të Durrësit

Madje shitësi u premton se mund t’u sgurojë fare lehtë edhe pistoletë, në varësi të kërkesës.

14 Mars 2023, 20:42 Nga k.m.
Skandal! Tregu i zi i armëve nuk fshihet, shiten sheshit. "I
Foto ilustruese

Fiks Fare tregoi me video e audio se sa e lehtë është të blesh të gjitha llojet e armëve pa patur asnjë leje nga policia për përdorimin dhe shitjen e tyre. Gazetarët e Fiksit kanë mundur të bëjnë pazare për blerje pistoletash dhe automatikësh, madje kanë arritur dhe të blejnë automatik kallashnikov. Pazaret dhe blerjen bëhen në mes të ditës në një nga qytetet më të mëdha të vendit, siç është qyteti i Durrësit.

Arma e zjarrit bashkë me fishekë  iu shit gazetarëve të Fiksit kundrejt 1 milionë lekëve të vjetra. Madje shitësi u premton se mund t’u sgurojë fare lehtë edhe pistoletë, në varësi të kërkesës.

Bisedat e para mes shitësit dhe bashkëpunëtores së Fiksit bëhen në një lokal, ku thuhet se pistoleta kushton 1 milionë e gjysmë lekë.

Dhe vetëm 2 ditë më vonë bashkëpunëtorja e Fiksit bën pazare për të blerë një automatik tek i njëjti person, këtë herë kundrejt 1 milionë lekëve. Shitësi i prezantuar si Marin Prenga, i siguron bashkëpunëtores se arma është në gjendje shumë të mirë, dhe se më parë ka shitur edhe dinamit, por tani ka frikë.

Shitësi i armës e mori bashkëpunëtoren e Fiksit deri në vendin ku e mbante armën që ishte një hambarë bari. Aty edhe i tregon karikatorin me fishekë dhe e risiguron se arma është e rregullt.

Menjëherë gazetarët e Fiksit e dorëzuan armën në Komisariatin e Policisë Durrës kundrejt të gjitha procedurave ligjore.

Dhe pas këtij momenti forcat operacionale të komisariatit në bashkëpunim me gazetarët e Fiksi lokalizuan dhe kapën shtetasin Maren Presku i prezantuar për bashkëpunëtorët e Fiksit me emër tjetër.

Takimi i parë me shitësin e armëve

Shitësi: Mirë kalojmë, shtyjmë. Muhabetin ta kam thënë unë ty, kjo e don (pistoletën) për një mjek

Shoku i shitësit : Nuk më intereson më gjatë

Fiksi: Ai e do për hall sepse në Kashar ka hapur një blegtori, s’di si ta shpjegoj. Edhe i kanë vjedhur nja dy gjëra me thënë të drejtën.

Shoku i shitësit: Është problem ajo punë nuk është siç ka qenë më përpara,

Fiksi: Unë prandaj i tha Marinit se e njoh,

Shitësi: Kam pas shit shpesh kapsolla dinamiti,

Fiksi: Ku e gjeje dinamitin ti?

Shitësi: Tash nuk ka ma, nuk du me ra në burg, nuk kam më moshë. Pashah kryt e kalamajve me nejt 40 vjet shok edhe gru edhe dashnore me mua, unë me të besu nuk të besoj njëherë, erdhi koha.

Fiksi: Sa ? Më thuaj çmimet dhe të vijë tjetri të bëjë muhabet me ty,

Shitësi: Do bëhet sa më shpejt por edhe ashtu shpejt nuk bëhen gjërat, tani ka probleme për atë sen (pistoletë) ajo.

Fiksi: Tani sa shkon që të përgatitet?

Shitësi: Kanë shku shtrenjtë, janë tu shku shtrenjt, shkon  e gjysmë ajo (1 milion e gjysëm lekë)

Fiksi: 1 e gjysmë, po mirë shumë mirë, që t’ja them. Do t’i them unë atij të vijë të bësh muhabet vetë.

Shitësi: Jo, s’dua hiç, s’dua hiç fare që të vijë të bëjë muhabet. Kur të vijë me marrë mallin, vjen shef mallin merr mallin, i pëlqen nuk i pëlqen.

Takimi ku blihet dhe arma automatik, kallashnikov

Fiksi: Marin, lekët i kam unë.  Ai është rreth 1 km aty te rrethrrotullimi ku është ajo, ai marketi .

Shitësi: Po unë ta fus këtu, në makinë këtu tak

Fiksi: Po mirë, po hajde tani se nuk bëhenj muhabetet në këmbë.

Shitësi: Hajde shkojmë e futna atje

Fiksi: Hajde hip në makinë.  Muhabeti është që të mos fëlliqem edhe unë, është e saktë ajo?

Shitësi: Për kryt e kalamajve ee

Fiksi: Se vjen më  merr mua…

Shitësi: Jam 55 vjeç burrë  unë,  për kry të fëmijëve akull e re.  Këtu këtu, kësaj rrugice këtu në krahë të majtë.  Kaloi këto makina. Ore unë kam një fjalë nuk e lëvizi,

Fiksi:  Po ku të vij unë tani? Do vijmë në këmbë ne ?

Shitësi: Ja moj këtu te barakja, këtu brenda te bari.

Fiksi: Do vij unë pas teje, të siguroi makinën 1 minutë.

Fiksi: Hape njëherë ore.  Është er pastër?

Shitësi: Oo, oo, po po rri pa fije maraku, tash ti ke me më thënë Marin, shumë faleminderit prej teje.

Fiksi: Tani a ka ndonjë gjë që vihet këtu brenda? Ça është ajo?

Shitësi: Mbaje këtë (karikatoren) . Ja ku është dhe karikatorja

Shitësi: Ee ku je në ’97-ën ti? Shko e provoje natën atje.  Ti ke me më marrë prapë në telefon sonte, Marin çdo gjë në rregull

DFiksi: Po se ai do ta provojë atje ku të gjejë hapësirë

Fiksi: Atëherë këtu janë 1 milionë

Fiksi: Prit ti numëroi  1,2,3,4,5,6,7, 8,9,10 . 1 2 3 4 5 6 7 8 9 20 20 herë 5 bëjnë 1 milionë.

Fiksi: Hajt ma sill ti deri te makina.  I ka (fishekët), sa kishim këtu brenda?/TopChannel

marin prenga

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet