Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fazliu thekson se personat që qëndrojnë pas këtij sulmi duhet të marrin dënime të rrepta dhe të gjykohen për cenim terrorist të rendit kushtetues të shtetit. Sipas tij, abuzimi me institucionet më të ndjeshme të sigurisë është sulm kundër popullit, dhe rrënon shtetin.
SHKUP- Ish-ministri i Pushtetit Lokal në Maqedoninë e Veriut, Suhejl Fazliu ka reaguar lidhur me skandalin e përgjimeve dhe keqpërdorimit të shërbimeve sekrete, të cilat kanë vënë në shënjestër një sërë figurash të njohura politike. Përveç politikanëve nën shënjestër kanë qenë edhe gazetarë dhe personalitete të tjera publike
Në reagimin e tij, ish-ministri shqiptar ka që Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut të marrë përsipër rastin e tij si palë e dëmtuar dhe përgjegjësit të dalin para ligjit.
Fazliu thekson se personat që qëndrojnë pas këtij sulmi duhet të marrin dënime të rrepta dhe të gjykohen për cenim terrorist të rendit kushtetues të shtetit. Sipas tij, abuzimi me institucionet më të ndjeshme të sigurisë është sulm kundër popullit, dhe rrënon shtetin.
Ish-ministri kërkon nga Prokuroria të vazhdojë hetimin kundër ish-drejtorëve dhe strukturave në Agjencinë për Siguri Kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Ai shton se është i gatshëm të dëshmojë me fakte dhe argumente konkrete "për të gjitha abuzimet që më kanë shkaktuar dëm të madh moral dhe material të pariparueshëm."
REAGIMI I PLOTË I SUHEJL FAZLIUT:
Në lidhje me skandalin e fundit të përgjimeve të gazetarëve, ministrave dhe personaliteteve të tjera publike.
Pas konstatimit të shkeljeve nga ana e Agjencisë për Siguri Kombëtare, e shfrytëzoj këtë rast që ta informoj opinionin publik dhe të kërkoj nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që ta marrë përsipër rastin tim si palë e dëmtuar dhe në mënyrë transparente të sqarohen abuzimet me fatet njerëzore dhe kriminelët më në fund të përgjigjen para ligjit.
Roli i “perëndive të vegjël” u shkon për shtat disa krijesave, deri aty sa ata vendosin kush mund të ketë karrierë, kush të jetë biznesmen, kush politikan, e kush jo.
Si ministër i Qeverisë në periudhën 2017–2019, isha ndër ata që i mbështetën të gjitha hapat për anëtarësimin e RMV-së në NATO, reformat dhe transformimin e DSK-së në ASK, krijimin e OPA – Agjencisë Operative Teknike, me qëllim që të ndalen përfundimisht abuzimet që shumë qytetarëve por personalisht edhe mua, më kanë shkaktuar dëm dhe të këqija të mëdha.
Por, edhe pas gjithë këtyre ndryshimeve, duket se “perënditë e vegjël” vazhduan me të njëjtat praktika sundimi, gjë që është më e rrezikshme edhe se krimi klasik.
Vazhdoj të mbaj qëndrimin se persona të tillë duhet të marrin dënimin më të rreptë – madje edhe të gjykohen për cenim terrorist të rendit kushtetues të shtetit – sepse abuzimi me institucionet më të ndjeshme të sigurisë është sulm kundër popullit, dhe rrënon shtetin.
Pas përfundimit të funksionit si ministër, më ishte ofruar të punoja në Departamentin e Informatikës në MPB. Edhe pse në atë moment zotëroja Certifikatë aktive sigurie me shkallën më të lartë – “sekret shtetëror” – dhe tashmë kisha kaluar kontrollet më rigoroze, ASK e problematizoi procedurën me një arsye të pakuptimtë: se duhet të bëhej një kontroll shtesë me shkallë më të ulët se ai që tashmë e kisha kaluar.
Shkelja flagrante e ligjit kulmoi me atë që ish-drejtori Viktor Dimovski, e më pas edhe Zarko Miloshoski, e mbanin lëndën në sirtar derisa të kalonte afati i certifikatës sime, që më pas t’i përgjigjeshin negativisht MPB-së. Sipas informacioneve të mia, duke i keqpërdorur masat e ndjekjes përmes “bashkëpunëtorëve” të inkriminuar, e kompromitonin vetë Agjencinë për Siguri Kombëtare.
Nga e gjithë biografia ime e pastër personale dhe familjare, e vetmja gjë që u pengonte ishte fakti se shërbimi ishte përdorur në mënyrë abuzive kundër familjes sime që nga vitet e hershme të pluralizmit – një histori e veçantë që meriton zbardhje më vete.
Kërkoj publikisht nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që pa vonesë ta vazhdojë hetimin kundër ish-drejtorëve dhe strukturave në ASK.
Jam i gatshëm të dëshmoj me fakte dhe argumente konkrete për të gjitha abuzimet që më kanë shkaktuar dëm të madh moral dhe material të pariparueshëm.
Nëse faktet dhe argumentet do të dëgjoheshin si në një shtet normal juridik, opinioni publik do të tronditej nga ajo se kush vendos për fatin e një numri të madh familjesh të shkatërruara në heshtje.
Qytetarët njihen me abuzimet vetëm në rastin kur shërbimi përplaset me persona që kanë forcë dhe mekanizma ta nxjerrin në dritë abuzimin që u është bërë atyre. Përndryshe ky është krijuar në një sistem që shkatërron në heshtje.
Mallakastër MALAKSTËR- Rruga e amortizuar dhe pamundësitë për të ndërtuar jetën në një zonë rurale,...
Foto ilustruese KOSOVË- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Sab...
Edi Rama TIRANË- Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër flamurit shqiptar të ajrit, Air Albania, si i pandehur i par&...
foo ilustruese TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifi...
foo ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mësohet...
Artur Bashimi GREQI- Vrasja e 47-vjeçarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, në qendër të Athinës më 18 gusht u zbulua se isht...
droga DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër në kuadër të operacionit “Mesnata”. Konkretisht në pran...
pamje nga aksidenti në vlorë VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Bypass-in e Vlorës. Mësohe...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur të enjten se është arrestuar një zyrtar ...
DHËRMI- Në të dalë të tunelit të Llogarasë, riviera shqiptare u shpërfaqet vizitorëve me detin e kristaltë d...