LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali/ Me manovra e shkelje, nënkryetari i njësisë 10 në Bashkinë e Tiranës vjedh pronën në zemër të qytetit

Në vitin 2014 një ndërtues shfaq interes dhe ia blen dyqanin familjes për 90 mijë Euro, nga të cilat 30 mijë Euro u dhanë në fillim, shumë e paguar nga Eduard Kelmendi, asokohe inxhinier teknik i firmës G2. Për llogari të firmës, por me dinakëri Kelmendi u mori firmat 4 pjesëtarëve të familjes Heta me një mandat dore, për shumën e dhënë prej 30 mijë Eurosh.

16 Maj 2024, 22:06 Nga I.A
Skandali/ Me manovra e shkelje, nënkryetari i njësisë 10 në
Pallati

TIRANË- Në vitin 1996, në rrugën e Bogdanëve në Tiranë u ndërtua një dyqan me leje me sipërfaqe 31 m2 nga familja Heta në tokën e tyre dhe 2/6 e kësaj prone i përket Filda Hetës.

Në vitin 2014 një ndërtues shfaq interes dhe ia blen dyqanin familjes për 90 mijë Euro, nga të cilat 30 mijë Euro u dhanë në fillim, shumë e paguar nga Eduard Kelmendi, asokohe inxhinier teknik i firmës G2. Për llogari të firmës, por me dinakëri Kelmendi u mori firmat 4 pjesëtarëve të familjes Heta me një mandat dore, për shumën e dhënë prej 30 mijë Eurosh.

Pjesa tjetër prej 60 mijë Eurosh, do të shlyhej në fund të vitit 2014. Por marrëveshja për blerjen e dyqanit nuk u finalizua, pasi ndërtuesi u tërhoq. Pas 4 vitesh del në skenë komshiu Eduard Kelmendi me detyrë nënkryetar i njësisë Bashkiake 10, i cili mesa duket e kishte rregulluar lejen e pallatit dhe filloi të verë në zbatim planin, se si ta merrte dyqanin e Hetave.

Kjo është historia që ka trajtuar sonte emisioni Stop në Tv Klan.

“Komshiu Eduard Kelmendi na ofroi një ndërtues një firmë G2 me përfaqësues ligjor Gëzim Papinovën për të dhënë dyqanin se do bëhej një ndërtesë ngjitur me oborrin e shkollës Avni Rustemi. Në akt-marrëveshje ishte shënuar që ne do t’i marrim këto 30 mijë Euro nga inxhinieri teknik i firmës, Eduard Kelmendi, por për llogari të kësaj firme me përfaqësuesin Gëzim Papinova. Vjen Eduardi, na i sjell lekët te noterja dhe na shpërndan nga një mandat pagesë dhe sipër thotë subjekti G2 ndërtim. Dhe i firmosën që morën këto lekë. 60 mijë Euro do t’i merrnim në Dhjetor 2014. Kërkonim të komunikonim me G2 ndërtim, nuk përgjigjej. Dërgoja mesazh më ke bllokuar pronën, çfarë do bëhet, sepse kishim kërkesa dhe nga të tjerë. Dhe nuk jepte një përgjigje të saktë dhe nga 2014 deri në 2018 ka mbetur si peng kjo nga kontrata që kishim lidhur”, thotë denoncuesja Filda Heta.

Eduard Kelmenti përdori mandatet, që pjesëtarët Heta firmosën kur morën 30 mijë Euro, dhe nisi t’u bëjë presion 3 vellëzerve dhe Filda Hetës, që t’i kthenin 30 mijë Eurot ose t’i jepnin dyqanin. Presioni funksionoi për tre vëllezërit, që ia dhanë pjesën e tyre Eduard Kelmendit me një deklaratë noteriale, hartuar në shkelje nga noterja Rezarta Koçi.

“Ndërkohë, filloi duke bërë presion më ktheni lekët mua dhe vëllezërve të mi. Mua më dilte në rrugë, më vjen te puna, kërkoj të më kthesh lekët. Eduardi, me anë të presionit, duke u kërkuar lekët vëllezërve, arriti te noterja Rezarta Koçi të bëjë këto veprime. Vëllezërit ja kanë kaluar Eduardit një pjesë të kësaj prone. Sipas ligjit, bashkëpronësia duhet që të gjithë bashkëpronarët të jenë dakord dhe të firmosin të gjithë për veprime juridike. Unë nuk isha dakord për këtë gjë”, vijon denoncimin zonja Heta.

Në të njejtën ditë, e njëjta notere Rezarta Koçi, i revokoi firmës G2 marrëveshjen e bërë me familjen Heta për blerjen e dyqanit sërish në shkelje ligjore, akte për të cilat noterja Rezarta Koci po vuan dënimin me burg. 

“Në sajë të veprimeve që janë bërë te noterja Rezarta Koçi, Eduard Kelmendi bëhet bashkëpronar në këtë ndërtesë me mua. Eduard Kelmendi më hedh në gjyq për përpjestim prone. Në fazën e parë të pjestimin e fiton, e apeloj dhe Gjykata e Apelit e prish këtë vendim. Ky vendim është bërë pa të gjithë bashkëpronarët. Nuk është e ligjshme, e kthen për rishqyrtim dhe të thërritet edhe firma G2. Kush është ky Eduardi? Çfarë pozicioni ka pasur në këtë kontratë thekson Gjykata e Apelit. Bëhet dhe një gjyq përsëri për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë, Eduard Kelmendi nuk paraqitet më dhe është pushuar ajo çështje”, thotë denoncuesja.

Gazetari-Si je bërë bashkëpronar me vëllezërit e familjes Heta?!

Eduard Kelmendi-Shko shif letrat, t’i ka dhënë…

Gazetari-Jo, jo letrat! Deklaratën e ke bërë tek noterja Rezarta Koçi…Si ia ke marrë dyqanin?


Eduard Kelmendi-Me anë të ligjit.

Gazetari-Cilit ligj? S’je ti pronar i familjes Heta, o zotëri! Kë ka pjesë Filda Heta? Banjën? Korridorin? Kë ka pjesë nga dyqani, 31m2?

Eduard Kelmendi- Ka 10.5m2 Filda Heta.

Gazetari-Kë ka? Në kë zonë?

Eduard Kelmendi-E ka firmos me firmën G2 ndërtim.

Gazetari-Me G2 zotëri, jo me ty. Hajde shëndet!

Ndërkohë, administratori i firmës G2, Gëzim Papinova, në një bisede telefonike, thotë se edhe ai është i zhgënjyer nga inxhinieri i tij Eduard Kelmendi dhe është në gjyq me të.

Ai pranon, se në kontratën e kalimit të pronësisë së dyqanit, nuk ka firmosur Filda Heta dhe dyqani është marrë në mënyrë të parregullt.

Gëzim Papinova, administrator i G2: Eduard Kelmendin e kam pasur inxhiner tek firma G2. Bëri ç’kishte për të bërë punët e veta. Atë pallatin e kisha për ta ndërtuar unë, e mori ky pas meje, se njifte një nga ato pronarët dhe u ngatërrun, jo kjo firmosi, jo kjo nuk firmosi dhe u ngatërrua kjo punë. Edhe unë jam në gjyq me atë. Kanë firmosur 4, ndërsa vetëm kjo goca, Filda Heta, nuk ka firmosur, sepse nuk donte të firmoste me këtë, pa një dokument sigurie.

Pasi e mori dyqanin, Eduard Kelmendi iu drejtua gjykatës për përpjestimin e dyqanit, por Gjykata e Apelit ia ka rrëzuar me argumentin se pronësia ka kaluar në mënyrë të parregullt.

Marrë nga Tv Klan

eduard kelmendi gëzim papinova

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit