16 Maj 2024, 14:13
Nga N.F
Foto ilustruese
BERAT- Treguesit demografikë janë përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë. Përveç rritjes së pazakontë të vdekjeve shtesë nga Covid-19 gjatë viteve 2020 dhe 2021, lindjet kanë forcuar ritmet e rënies dhe emigracioni është rritur gjithashtu. Të dhënat zyrtare tregojnë se lindjet në shkallë kombëtare në tremujorin e parë 2024 ishin 19.2% më të ulëta së në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Qarqet e Beratit dhe të Dibrës kishin rënien më të madhe të lindjeve në periudhën e marrë në krahasim. Në tremujorin e parë të vitit 2024 në qarkun Beratit lindën vetëm 164 foshnja, me rënie 36.4 % në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2019. Në të njëjtën përqindje lindjet shënuan rënie edhe në qarkun e Dibrës, duke sugjeruar se këto qarqe kanë pasur edhe tkurrjen më të madhe të popullsie në krahasim me të tjerat në 5 vitet e fundit.
Në krahun tjetër qarqet me ulje më të moderuar të lindjeve ishin Tirana dhe Shkodra me 6.6 dhe 13.7 % secila. Rënia e lindjeve është treguesi më i qartë i rënies së popullsisë në vend. Por paradoksi qëndron në qarkun e Tiranës, i cili ndonëse ka një popullsi më rritje gjatë tranzicionit prej emigrimit të brendshëm i ka lindjet me rënie.
Qarku i Tiranës duket se nuk është bërë atraktiv për krijimin e familjeve të reja. Dikur studentët që vinin në Tiranë krijonin familje pas studimeve duke mos u rikthyer në rrethe, mirëpo tani të rinjtë pas studimeve qëndrojnë në Tiranë sa për të kryer përgatitjet drejt emigrimit.
Një anketë mbi emigracionin që u zhvillua nga INSTAT në vitin 2019 evidentoi se Tirana ishte qarku me përqindjen më të madhe të njësive familjare që kishin emigruar ndërmjet 2011 dhe 2019.
Të dhënat vërtetojnë se nga 12 qarqe në 11 prej tyre numri i lindjeve ka rënie më ritme dyshifrore ndërmjet tremujorit të parë 2019 dhe 2024. Të dhënat mbi lindjet sugjerojnë se popullsia rezidentë në vend ka rënë më shumë se të dhënat zyrtare të INSTAT.
Sipas INSTAT nga viti 2019 më 2023 popullsia e përgjithshme ka pësuar rënie me 3.5%, ndërsa lindjet kanë rënë me 19.2%.
Të dhënat referojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Lindjet në tremujorin e parë 2024 shënuan nivelin më të ulët historik me bazë tremujore së paku që nga viti 1990.
Marrë nga Monitor
lindje berat diber pandemi
Aktualitet
16 Maj 2024, 13:52
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet një 45-vjeçar në Kamëz për dhunë në familje. Mësohet se Roland Demaj...
Aktualitet
16 Maj 2024, 13:43
N.F
Bardha Marku
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e Durrësit ku babai mbajti peng me armë në duar fëmijë...
Aktualitet
16 Maj 2024, 13:42
B.Z
Azgan Mërnica, Novruz Cenalia
FIER - Një tjetër dëshmi është zbardhur nga autori i vrasjes së efektivit të "Shqipon...
Aktualitet
16 Maj 2024, 13:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të dukshme të mjeteve elektrike të regjistr...
Aktualitet
16 Maj 2024, 13:24
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 40-vjeçar, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambjenteve është proced...
Aktualitet
16 Maj 2024, 13:19
M.B
Harta
BALLKANI- "Rruga e Ballkanit Perëndimor" njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt dre...
Aktualitet
16 Maj 2024, 13:02
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohen dy të shpallur në kërkim dhe procedohen tre persona të tjerë në Fier. Mësohet se 2...
Aktualitet
16 Maj 2024, 12:57
I.A
HIMARË- Banorët e fshatrave që shtrihen përgjatë luginës së lumit Shushica kanë nisur një peticion simbolik kund&...
Aktualitet
16 Maj 2024, 11:47
M.B
Viktima dhe autori
GREQIA- Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje të lidhen me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare nga bashkësh...
Aktualitet
16 Maj 2024, 11:17
M.B
Aleks Marku
DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e Durrësit ku babai mbajti peng me armë në...