LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALOZE/ Bashkitë vijojnë të hedhin mbetje në hot spote pranë pyllit të Sodës dhe Orikumit

Sipas të dhënave zyrtare Vlora gjeneron rreth 54 mijë ton mbetje në vit, ndërsa ekspertët flasin për një shifër të frikshme që vendosen në këtë vend depozitim ilegal në zemër të Vlorës.

29 Tetor 2025, 22:14 Nga E. D
SKANDALOZE/ Bashkitë vijojnë të hedhin mbetje në hot spote
foto ilustruese

ORIKUM- Këtu jemi në një tjetër vend-depozitim të braktisur, pak kilometra më tej, në Orikum. Ai ndodhet buzë rrugës nacionale Vlorë -Sarandë, në breg të Lumit të Dukatit, vetëm 900 metër nga deti Adriatik. Në këtë vendgrumbullim janë depozituar mesatarisht 9000 ton/vit mbetje urbane. Në afërsi të vend depozitimit shtrihen zonat e mbrojtura mjedisore të Karaburunit.

Sipas të dhënave zyrtare Vlora gjeneron rreth 54 mijë ton mbetje në vit, ndërsa ekspertët flasin për një shifër të frikshme që vendosen në këtë vend depozitim ilegal në zemër të Vlorës.

“Në 2021 vetë pika e grumbullimit kishte jo më pak se 600 mijë ton mbetje, ndërkohë që çdo vit Vlora gjeneron 40 mijë ton për 4 vjet i bie 160 mijë ton që i janë shtuar gjendjes fillestare”, u shpreh ambientalist i PPNE Vlorë, Niko Dumani.

Bashkia e Vlorës është një ndër përfitueset më të mëdha të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në kuadër të projekteve të Rilindjes Urbane dhe programit të zhvillimit të rajoneve me rreth 80 milionë euro financime. Por, kaq shumë para’ duket se nuk kanë mjaftuar që kjo bashki të gjejë zgjidhje për mbeturinat.

Në kulmin e sezonit turistik kjo fushë mbetjesh u pushtua nga zjarret. Vatra u aktivizua të paktën 3 herë gjatë qershorit, 1 herë në Gusht dhe hera e fundit ishte në muajin Tetor. Vetë autoritet thonë se zjarret janë të mbartura prej vitesh pasi është arritur kapaciteti maksimal i këtij vendgrumbullimi. Ekspertët dyshojnë se zjarret në vendgrumbullime janë të qëllimshme, pasi autoritet nuk kanë më vende se ku ti hedhin mbetjet.

“Kapaciteti i menaxhimit ishte vështirësuar jashtë mase dhe filluan ti djegin po djegia është në mirëkuptim të heshtur jo nga të jashtëm por nga vetë punëtorët. Ka një mirëkuptim të heshtur se janë në kushte të vështira, qëllimisht për të zvogëluar sasinë e mbetjeve me qëllim që të lejohet menaxhimi i tyre të makinave e shkarkojnë aty”, u shpreh Niko Dumani.

Ndërmarrja e Pastrimit thotë se ka ndihmuar për një zgjidhje të përkohshme, siç janë sistemimet e mbetjeve inerte dhe mbulimi i vatrave të zjarrit me inerte që prej datës 30 prill 2025. Zyrtarisht, kjo datë përkon me mbylljen formale të venddepozitimit. Pra, aty nuk do të duhej të hidhej më asnjë kamion me mbetje.

Mirëpo gjatë një vizite që Inside Story zhvilloi në fillim të muajit tetor në këtë vendgrumbullim, konstatoi se venddepozitimi nuk ishte mbyllur plotësisht. Siç edhe dëshmohet nga pamjet, kamionë të bashkisë të ngarkuar me mbetje të ndryshme, ndonëse me një frekuencë më të rrallë, ende vijnë të derdhin mbeturina të llojeve të ndryshme në këtë mal gjigant mbetjesh.

“Sot identifikova që atje hidheshin edhe mbetjet inerte, që e vështirësojnë shumë dhe Vlora ka një fushë tjetër të mbetjeve inerte dhe kjo gjendje do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm”, u shpreh ambientalisti./Top Channel

orikum

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen