LIVE UPDATES
Aktualitet

Studimi ALARMANT/ Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë drejtime

Përkeqësimi i kësaj gjendje do e bëjë të pamundur jetesën e gjallesave në këtë trup ujor”. Ky është një nga përkufizimet e studimit të hollësishëm të bërë për ndodtjen e Liqenit Artificial, i publikuar në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

29 Tetor 2025, 18:27 Nga E. D

Studimi ALARMANT/ Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë

TIRANË- Për Mit’hatin 68-vjeçar, Liqeni Artificial në kryeqytet është vendi ku ai kalon më shumë kohën sesa në shtëpinë e tij që e ka mes kaosit të trafikut, pranë Tiranës së Re. “Është si jetë e dytë këtu”-thotë ai teksa vijon-“shëtis shpesh sa të mundem, më parë edhe pëshkoja për qejf, por tani ka diçka që nuk shkon. Shoh shumë peshq të ngordhur dhe kanë vendosur tabela që nuk të lenë të peshkosh”-thotë ai për Faktoje.al, pa qenë në dijeni se aty ku ai kalon më shumë se gjysmën e ditës, po vdesin gjallesat nga ndotja e madhe, përfshi edhe peshqit. “Përmbajtja e rritur e nutrientëve (fosfateve etj.) si dhe saturimi i vogël me oksigjen, tregon se ky liqen është në gjendje eutrofike (“I sëmurë”).

Përkeqësimi i kësaj gjendje do e bëjë të pamundur jetesën e gjallesave në këtë trup ujor”. Ky është një nga përkufizimet e studimit të hollësishëm të bërë për ndodtjen e Liqenit Artificial, i publikuar në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Eksperti i mjedisit, prof Gavrosh Zela, tha për Faktoje.al se situata e ndotjes në Liqenin Artificial është shumë problematike dhe nevojitet marrja e masave të menjëhershme. “Duhet ndërprerë niveli i ndotjes kryesore që vjen nga shkarkimi u ujërave urbane të papërpunuara dhe situata duhet mbajtur në monitorim të përhershëm”-thotë Zela. Nga një vëzhgim në terren në paraditen e 29 tetorit, konstatuam me sy ndotje të theksuar, ku edhe një breshkë uji ka marrë ngjyrën e errët të ujërave të zeza që rrjedhin nga “Tirana e ngjeshur urbane”. 

Studimi ALARMANT/ Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë

Tetë pika të errëta

Në një hapësirë prej 4.5 hektarësh, Liqeni Artificial ndodhet në pozicionin gjeografik që fatkeqësisht po shërben si “vëndshkarkim i ujërave të ndotura të patrajtuara urbane (ujëra të zeza)” në tetë pika kyçe të saj. Në pjesën jugore të liqenit, ku nis Unaza e Madhe, problem janë shkarkimet e ujërave të zeza që vijnë nga zona urbane e “Liqenit të Thatë”, e mbushur me shumë pallate dhe njësi shërbimi. Ekspertët kanë konstatuar 16 pika derdhjesh të ujërave, ku në tetë prej tyre cilësohen shumë problematike, me prurje të mëdha të ujërave të ndotur. Gjithashtu edhe në pjesën veriore të liqenit, prania e disa lokaleve dhe pallateve në nisje të digës cilësohet një tjetër vatër ndotjeje. “Përmbajtja e lartë e nutrientëve dhe e ulët e oksigjenit tregon se në liqen ka derdhje të shumta, qoftë të substancave të pasura me azot dhe fosfor, qoftë edhe të substancave reduktuese, të cilat konsumojnë oksigjenin.

Studimi ALARMANT/ Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetëStudimi ALARMANT/ Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë

Gjithashtu, kur ka një akumulim të biomasës (bimësisë), pas “vdekjes” së bimëve ose algave, fillon procesi i dekompozimit, i cili kërkon oksigjen dhe çon në një ulje të përmbajtjes së oksigjenit të tretur në ujë, veçanërisht në orët e errësirës, kur fotosinteza ndalon dhe ndodh respiracioni. Kjo e bën ekuilibrin e oksigjenit një faktor delikat të cilin duhet ta monitorojmë në liqen”-citon raporti i KLSH-së në një studim më të fundit përgjatë viteve 2024-2025. “Nevojiten masa të menjhershmë, së pari duhet ndërprerja e kanalizimeve aktuale dhe të futen në sistemin e ujërave të zeza të Tiranës. Së dyti, kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe nxitjen e bizneseve apo pjesës urbane të popullatës që të vendosin impiante të decentralizuara për trajtimin e ujërave të ndotur”-thotë prof Zela, ndërsa thekson se me situatën aktuale të ndotjes, nevoja më e madhe është mbushja me ujë të pastër të liqenit, çka mund të sillte një mundësi pastrimi dhe uljen e nivelit të ndotjes.

Analizat

Profesorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës u kontraktuan nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për të kryer analiza mbi nivelin e ndotjes së ujërave të Liqenit Artificial. “Kjo dukuri (ky lulëzim algash) në Liqenin Artificial të Tiranës është pasojë dhe sinjal i ngarkesës relativisht të lartë (ndotjes) me lëndë ushqyese (azot dhe sidomos fosfor) që kanë shumë mundësi të vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane, por jo vetëm, të cilat mund të grumbullohen në mënyrë të vazhdueshme në këtë liqen… Mbetet e ngutshme për Bashkinë Tiranë grumbullimi dhe largimi i shkarkimeve nga liqeni! Por sidomos mbetet sfidë grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza për gjithë pellgun e Tiranës, si domosdoshmëri për cilësinë e jetës për njeriun dhe për gjithë botën e gjallë”-thonë në raport ekspertët e Fakutetit të Shkencave të Natyrës. “Rritja e temperaturave dhe zvogëlimi i vëllimit të ujërave ka gjasë të përkeqësojë situatën gjatë stinës së verës.

 

Studimi ALARMANT/ Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë

Si rrjedhojë, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për të verifikuar e ndaluar të gjithë shkarkimet e ujërave të përdorura urbane, industriale, etj., që mund të vijnë si rrjedhojë e aktivitetit brenda territorit te PMLAT ose të përzierjes së jashtëligjshme të ujërave të zeza me kanalet e ujërave të bardha/ të shiut që shkarkojnë në liqen. Si rrjedhojë është e domosdoshme të kryhen analizat e ngarkesave të koliformëve fekale dhe totalë (CFU)”-theksojnë më tej ata. Sa i takon vlerësimit kimiko-biologjik, nga një sondazh i kryer nga Departamenti i Inxhinierisë Kimike në Universitetin Politeknik të Tiranës rezultoi se përmbajtja e nutrienteve në mostrat e marra në liqen, gjatë muajit janar 2025 ishte shumë e lartë. “Ujërat quhen të eutrofikuar kur përmbajtja e fosforit është 0.020 mg/L. Ndërkaq, analizat e kryera nga Universiteti Politeknik të Tiranës treguan vlera shumëfish më të larta të përmbajtjes së fosforit, rreth 0.070 mg/L. Gjithashtu, përmbajtja e oksigjenit, edhe pse në periudhë dimri, ishte me një saturim rreth 55%, vlerë mjaft e ulët për këtë periudhë. Pa dyshim, në stinën e verës, përmbajtja e oksigjenit do të jetë më e ulët dhe gjendja do të përkeqësohet”-thekson raporti, duke iu referuar përgjigjes së analizave të dala nga kampionë të ujit të marra në disa pika të Liqenit Artificial.

Përgjegjësit e (pa) përgjegjshëm

Për situatën alarmante, audituesit e KLSH-së, duke u nisur nga raportet e ekspertëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të Departamenti i Inxhinierisë Kimike në Universitetin Politeknik të Tiranës, të cilët kryen analizim të thelluar për ndotjen e liqenit, kërkuan që institucionet përgjegjëse të merrnin masat e nevojshme. KLSH në raport, të cilën Faktoje e disponon të plotë, theksojnë përplasjen institucionale mes drejtorive në varësi të Bashkisë Tiranë, ku asnjëra prej tyre nuk merrte përsipër përgjegjësinë për problemin e ndotjes së theksuar të Liqenit Artificial. “Duke vlerësuar si shkaktues potencial të ndotjes prurjet e ujërave të ndotura nëpërmjet kanaleve të ujërave të shiut/ të bardha që derdhen në liqenin artificial të Tiranës, grupi i auditimit ka kërkuar një planimetri të shtrirjes së këtij rrjeti, informacion mbi gjendjen e tyre, si dhe procedurat përkatëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre, nga strukturat e varësisë së Bashkisë Tiranë, si APR (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit), UKT (Ujësjellës Kanalizimet Tiranë) dhe DPN2”-thotë raprti. Po çfarë përgjigje morën? Në shkresa të ndryshme, institucionet ia veshin përgjegjësinë njëra-tjetrës, kjo vërtetohet edhe nga dokumentacioni i mbërritur për KLSH-në. raporti.

Studimi ALARMANT/ Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë

“Për sa më sipër, APR bën me dije se nuk disponon planimetri të kanaleve të ujërave të shiut dhe se nga punonjësit e këtij institucioni, kryhet vetëm pastrimi fizik i mbetjeve të dukshme, si p.sh. gjethe, degë, materiale plastike/ plastmasi, kartona, letra, etj. Ky lloj pastrimi kryhet rregullisht në mënyrë që ato të jenë të pastra dhe të mos krijojnë problematika me reshjet e dendura. Gjithashtu edhe Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes, Rrugë, Ndriçim, Sinjalistikë (DNP 2), në përgjigjen e pyetësorit dërguar elektronikisht në datën 12.03.2025, bën me dije se nuk disponon hartë/ planimetri të kanaleve të ujërave të shiut, pasi liqeni i Tiranës nuk menaxhohet nga kjo drejtori. Në shkresë citohet se “nga verifikimet e kryera nga një grup i ngritur për këtë çështje rezultoi që në liqenin artificial të Tiranës nuk ka asnjë pikë shkarkimi të ujërave të shiut, pasi ato shkarkohen në kolektorët e ujërave të zeza të cilat menaxhohen nga UKT sh.a”. Ndërsa UKT, në përgjigjen e pyetësorit dërguar elektronikisht në datën 18.03.2024, shprehet se “Referuar rrjetit të largimit të ujërave të shiut ju informojmë se administrimi dhe mirëmbajtja e tyre nuk bëhet nga UKT, por nga Bashkia Tiranë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, si dhe APR që menaxhon territorin e PMLAT”-thekson raporti.

Ndotje në çdo drejtim

Më tej KLSH shprehet se pavarësisht se në shkresat e institucioneve të varësisë së Bashkisë Tiranë dhe dokumentacionin e gjeneruar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit citohet se “është konstatuar se në 6 nga 8 pikat e shkarkimit të ujërave të bardha kishte rrjedhje”, asnjë nga institucionet e varësisë së Bashkisë Tiranë (që drejtpërdrejt ose tërthorazi lidhen me administrimin e atij territori, pastrimin e mirëmbajtjen së kanaleve të ujërave të shiut apo të rrjetit të kanalizimeve), nuk administron një planimetri të këtyre kanaleve të ujërave të bardha që derdhen në liqen, për të evidentuar shtrirjen dhe rrugën që kanalet ndjekin, për t’u derdhur në fund në liqen, njëkohësisht për të vlerësuar zonat urbane nëpërmjet të cilave këto kanale kalojnë dhe që mund të kenë ndërhyrje në mënyrë të jashtëligjshme duke lidhur kanalizimet e ujërave të zeza me kanalet e ujërave të shiut. Nalizimi më i fundit që i përket këtij viti rezultoi se uji i Liqenit Artificial është i ndotur rreth 50 pikë më shumë se norma, ndërsa e cilësojnë “të sëmurë” dhe në rrezik të madh që nëse nuk merren masat bimësia dhe gjallesat të zhduken, duke e kthyer në “liqe të vdekur”./Faktoje.al

liqeni artificial


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale