LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’më do t**pi”/ Bëri dhurimin e pronave të 82-vjeçares me demencë, noterja Anila Haxhiu përzë qytetaren me dhunë

Gjendja e saj është shfrytëzuar për të kaluar 7 pronat që zotëron në emrin e njërës prej vajzave, Marinelës duke lënë jashtë trashëgimisë tjetrën, Denisën. Kjo e fundit ka denoncuar rastin duke kërkuar që të zbardhet situata.

7 Maj 2025, 21:40 Nga M.L

“S’më do t**pi”/ Bëri dhurimin e pronave të

TIRANË- Leni Shuteriqi është një 82-vjeçare që vuan nga demenca progresive. Gjendja e saj është shfrytëzuar për të kaluar 7 pronat që zotëron në emrin e njërës prej vajzave, Marinelës duke lënë jashtë trashëgimisë tjetrën, Denisën. Kjo e fundit ka denoncuar rastin duke kërkuar që të zbardhet situata.

Për situatën e së moshuarës Leni Shuteriqi, emisioni “Stop” në Tv Klan pyet neurologun Enver Halili se ku është bazuar që e ka cilësuar 82-vjeçaren të aftë mendërisht për të marrë vendime, në një kohë që testi specifik e ka nxjerr nën kufirin e normalitetit. Mjeku thotë se për këtë do të mbajë përgjegjësi në gjykatë.

Psikiatrja Ina Prifti pohon se ka dalë me vendimin se e moshuara është e aftë të marrë vendime pasi atë ditë i ishte dukur mirë. Vetë denoncuesja Denisa Shuteriqi shkon te noterja Anila Haxhiu, por ajo me të shoqin e nxjerrin zonjën jashtë me dhunë e thërrasin policinë, me pretendimin e fyerjes.

Qytetarja: Si jeni Anila?

Noterja Anila Haxhiu: Përshëndetje, mirë!

Qytetarja: Përshëndetje ty! Të erdha prapë.

Noterja Anila Haxhiu: Iliri, mund ta largosh pak këtë zonjën?

Bashkëshorti i noteres: Cilën?

Qytetarja: Cilën zonjë?

Bashkëshorti i noteres: Kush është kjo?

Noterja Anila Haxhiu: Nuk e di!

Qytetarja: Si nuk e di? Po ti ke kaluar 7 prona. A të thashë unë radhën e kaluar që nëna është me demencë?

Noterja Anila Haxhiu: Merr çikë policinë!

Qytetarja: Po për çfarë arsyeje?

Ish-bashkëshorti i noteres: Po ik moj tani, dil aty.

Qytetarja: Mos më prek të lutem!

Bashkëshorti i noteres: Ik jashtë, s’do të shërbejë ajo!

Qytetarja: Ka kaluar këtë, bashkë me motrën time. Nëna ime është me demencë. Zonja Anila të lutem, zonja Anila…! Mos më prek më me dorë, ore!

Qytetari: Çfarë bën ore?

Qytetarja: Mos më prek më me dorë, po të them!

Bashkëshorti i noteres: Ore, ik tani se nuk të shërbej, o nuk të shërbej po them, ore!

Qytetari: Po pse?

Qytetarja: Po do më shërbejë zonja, ore!

Bashkëshorti i noteres: S’dua! S’dua me, është privat, s’të shërbej! Ec, dil jashtë!

Qytetarja: Është detyrim ore.

Bashkëshorti i noteres: Kush të thotë ty?

Qytetarja: Kanë kaluar pronat… zonja Anila, zonja Anila, zonja notere, keni kaluar 7 pronat e nënës sime. Është me demencë. Të erdha edhe radhën e kaluar, me shenjë gishti zonja Anila. Zonja Anila, të lutem, ti më njeh mua, e njeh motrën time se kush është…!

Bashkëshorti i noteres: Dëgjo, do ta marrësh këtë?

Qytetarja: Mos më prek me dorë!

Bashkëshorti i noteres: Do ta marrësh një çikë këtë! Hajde dil jashtë…!

Qytetarja: Mos më prek me dorë ti, ore! Mos më prek me dorë ti, ore!

Bashkëshorti i noteres: Dëgjo ti, hajde po them dil jashtë!

Qytetarja: Mos më prek me dorë ore…!

Bashkëshorti i noteres: S’dua! S’më do tr**i!

Qytetarja: S’të do tr**i eee…?

Bashkëshorti i noteres: Eeee…

Noterja Anila Haxhiu: Policia, që fyeve.

Qytetarja: Çfarë bëra unë, moj?

Noterja Anila Haxhiu: Policia, alo…

Qytetarja: Çfarë bëra unë, moj?

Noterja Anila Haxhiu: Alo, jam noterja Anila Haxhiu, ju lutem, qytetarët po më kërcënojnë në zyrë. Noterja në Fier.

Qytetarja: Përfitoni nga një zonjë që është me demencë ore.

Bashkëshorti i noteres: Ik o ik!

Qytetarja: Po ti çfarë ke zotëri, më fal?! Ti s’e ke emrin zonja notere?

Bashkëshorti i noteres: Se punoj aty dhe po më shqetëson.

Noterja Anila Haxhiu: Pusho se po vjen policia!

Qytetarja: Po punon?

Bashkëshorti i noteres: Epo punoj aty, kam halle e kam ardhur tek noteri.

Qytetarja: Çfarë i bëra zonjës unë?

Noterja Anila Haxhiu: Do ta them unë atë demencën që kam bërë unë!

Qytetarja: Urdhëro moj! E ka dhënë doktori, 7 prona.

Noterja Anila Haxhiu: Dale, do të shkojmë në polici, do të pushosh pak? Hajde se ta tregoj unë ty! Unë jam notere e shqetësuar nga këta. Mund të shkojmë pak në polici, të lutem!

Polici: Nga cilët?

Noterja Anila Haxhiu: Ja nga këto që janë.

Qytetarja: Po kërkoj thjesht të drejtën time. Nëna ime është me demencë.

Noterja Anila Haxhiu: Po zgjidhe me gjykatën, jo me mua moj!

Qytetarja: Po një pyetje bëmë, o zonjë!

Noterja Anila Haxhiu: Më ka fyer, të lutem!

Qytetarja: Fyer?

Noterja Anila Haxhiu: Më ka prishur imazhin tim, të tëra, do bëj një denoncim për këta të dy.

Qytetarja: S’e kam fyer, asnjë gjë, s’i kam bërë, asnjë gjë zonjës, kërkova vetëm thjesht…

Noterja Anila Haxhiu: Shko zgjidhe me gjykatën!

Qytetarja: Ka kaluar 7 prona zonja, dhe nëna ime është me demencë.

Noterja Anila Haxhiu: Po zgjidhet në polici.

Qytetarja: Dhe i ke kaluar me shenjë gishti, vetëm këtë po kërkoja. Për ç’arsye, kaq!

Polici: Problemin hajde zgjidheni në polici, atje!

Noterja Anila Haxhiu: Do e zgjidhim në polici, kallëzim direkt tani!

Në fund “Stop” takon vetë 82-vjeçaren, e cila duket që vuan nga demenca e ka dëmtime në gjykim e në kujtesë./ Tv Klan

leni shuteriqi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri