LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK dërgoi në gjyq 11 persona për trafik narkotikësh, ja si funksiononte organizata kriminale

Lënda narkotike është shitur, shpërndarë dhe dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.

27 Korrik 2026, 16:05 Nga E.d
SPAK dërgoi në gjyq 11 persona për trafik narkotikësh, ja si
Foto ilustruse

TIRANA- SPAK ka dërguar sot për gjyq 11 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Ata janë Besnik Spata, Ermelind Pupa, Erind Agalliu, Geraldo Seferaj, Dorjan Luzaj, Kevin Qevani, Toni Kota, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha, Altin Musta dhe Nikollaq Godo.

Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Lënda narkotike është shitur, shpërndarë dhe dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.

Në njoftimin e SPAK thuhet se karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.

Veprimtaria kriminale

Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike me rrezikshmëri të lartë (marihuanë, amfetaminë, tableta ekstazi, kokainë etj) dhe  të cilat më pas janë shitur, shpërndarë, dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.

Nga provat e administruara rezulton e provuar:

Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 11.2.2023 në Vuosaari, Helsinki, Finlandë.

Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 1.3.2023 në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.

Marrja në Lempäläs Finlandë dhe më pas transportimi dhe shitja e 38 kg amfetaminë dhe 5-6 kg amfetaminë, në Porvoo Finlandë, gjatë periudhës 21.3.2023 – 9.4.2023.

Marrja, ruajtja, shitja gjatë periudhës 1.3.2023 – 18.9.2023, konkretisht e 10 kg kokainë në fillim të muajit mars 2023; 50 kg mariuhanë në mars 2023; 20 kg amfetaminë në mars 2023; 3 kg kokainë në prill të vitit 2023; 20 kg amfetaminë në prill 2023; 15 kg amfetaminë në fillim të qershorit 2023; 2-4 kg kokainë në mes qershori 2023 dhe 51 kg amfetaminë, në korrik-gusht 2023, 10 kg amfetaminë në fillim gushti 2023; 2-4 kg kokainë në mes gushti 2023; 10 kg kokainë në fund gushti 2023, si dhe 45 kg amfetaminë në shtator 2023, në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.

Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja gjatë periudhës 15.12.2022 – Mars 2023, konkretisht: 30 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 15.12.2022 -2.1.2023; 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 3.1.2023 – 4.3.2023, si dhe 30-50 kg amfetaminë e përgatitur për trafikim dhe shitje, por e mbetur në tentativë për periudhën kohore pas datës 3.3.2023, në Turku, Finlandë.

Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja e konkretisht 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 27.12.2021-26.1.2023; 5 kg kokainë gjatë periudhës 24.2.2023 – 11.4.2023, si dhe 45.890 kg amfetaminë, 8.885 kg kokainë, 1620 copa tableta Oxydolor (Oksikodon) 80 mg, 56 tableta Bunorfin, 8 mg, si dhe pesë flasterë  Durogesic 100 mikrog/orë më datë 28.3.2023 në Finlandë.

Trafikimi përmes shërbimit postar të mbi 200 kg marihuanë nga Spanja në Finlandë gjatë intervalit kohor, 15.4.2024 – 8.8.2024 dhe shpërndarjen e kësaj lënde tek grupet e tjera kriminale.

Sigurimi dhe shitja në Finlandë e 6 kg kanabis si dhe 250 gr kokainë nga data 9.11.2023 deri 21.12.2023 në Vantaa dhe Helsinki, Finlandë; 32 kg kanabis, nga data 23.12.2023-15.4.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 9777 tableta ekstazi në periudhën kohore 8.2.2024-30.4.2024 në Helsinki dhe në Espoo, Finlandë; 1 kg kokainë më datë 13.2.2024 në Espoo, Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 19.2.2024 deri datë 20.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 20.2.2024 deri datë 22.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 134 kg kanabis nga data 15.4.2024 deri më datë 18.6.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 87 kg kanabis nga data 30.8.2024 deri më datë 24.9.2024, në Helsinki, Espoo dhe Vantaa, Finlandë; si dhe  250 gramë kokainë, nga data 22.9.2024 deri në datë 24.9.2024 në Helsinki dhe në Vantaa, Finlandë.

Për hetimet kaë dhënë ndihmesën e tyre; Zyra e Oficerit Ndërlidhës së Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën si edhe “Rrjeti @ON”,  i financuar nga Komisioni i Bashkimit Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e shërbimit të policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë intesivisht hetimit për  proçedimin penal nr.147 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, të konstatuara gjatë hetimeve paraprake./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit