LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi me shqiptarët e diasporës, Sejko: E trishtueshme niveli i servilizmit, Berisha nuk është zgjidhja

Sejko deklaron se i gjithë takimi iu duk i trishtueshëm e se kishte nota servilizmi

3 Korrik 2022, 12:16 Nga A.B
Takimi me shqiptarët e diasporës, Sejko: E trishtueshme niveli i
Genc Sejko

TIRANË- Takimi i djeshëm i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës u komentua edhe nga Genc Sejko. Ky i fundit, deklaron se në takim kishte personazhe të cilët nuk kishin asnjë kritikë e nuk kundërshtuan doktorin. Ndër të tjera ai shton se i gjithë takimi iu duk i trishtueshëm e se kishte nota servilizmi. Sejko nënvizon se Berisha nuk është zgjidhja por është problemi se përse vendi ka një opozitë kaq të dobët. 

REAGIMI I SEJKOS:

Mbrëmë Sali Berisha zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës, në të cilin unë nuk isha i ftuar.
Me sa duket kriteri kryesor për ftesat në këtë takim ka qenë “mos të kundërshtojmë” doktorin. Sepse me gjithë vlerat dhe kontributin që ka diaspora, mesa dëgjova nuk kishte asnjë kritikë, sado të vogël për njeriun që ka drejtuar shtetin shqiptar dy herë e tashmë përpiqet për herën e tretë të drejtojë Shqipërinë. Dhe për këtë i nevojitet edhe ndihma e diasporës. Por nëse kërkesën për ndihmë e konsideroj të pansiqertë më duket e trishtueshme niveli i servilizmit të diasporës. I mirëkuptoj ata që jetojnë në tokën amë, që për hir të mbijetesës detyrohen të bëjnë kompromisin e radhës. Por nuk arrij të kuptoj ata që ëndërrojnë një Shqipëri demokratike dhe me vlera si ato të vendeve ku jetojnë, e ndërkohë e kanë të vështirë të artikulojnë qoftë dhe një kritikë apo mendim ndryshe.

Nuk do lodhem të gjej arsyet e tyre për këtë qëndrim por te miat, edhe për shkak të qëndrimeve të mia publike prej vitesh, po i rendis më poshtë: Nëse do isha ftuar do t’i kisha thënë Berishës në sy atë që kam kohë që e artikluloj - që zoti Berisha jo vetëm nuk është zgjidhja por është pjesë e problemit. Opozita që kemi sot është produkt i mungesës së demokracisë në partinë që mban emrin Partia Demokratike. Arsyeja që ne kemi sot një opozitë kaq të dobët është sepse zoti Berisha zgjodhi ta emërojë vetë kryetarin e ri të PD-së në 2013, në vend që të lejonte që proceset demokratike të sillni në krye të opozitës një lider të zgjedhur. Nëse do më kishin dhënë fjalën në tryezën e Berishës do t’i thoja që partia në fillim duhet hapur e më pas të zhvillohen zgjedhje. Sepse ndryshe, ftesa që bëhet sot për bashkim është ftesë për të të shërbyer ty e atyre që kanë kapur çdo post në parti. Askush me një gram dinjitet nuk do ta pranonte një ftesë të tillë. Do t’i thoja zotit Berisha që ai që nuk bashkon dot partinë e vet nuk ka asnjë shans të bashkojë popullin opozitar kundër regjimit të Ramës.
Kam shumë më shumë rezerva për Berishën dhe lidershipin e ri të Partisë Demokratike, por ky nuk është vendi, kjo nuk është koha, e ky nuk është thelbi i këtij qëndrimi.

U zgjata pak për të shpjeguar shkurt që nuk kam besim tek Berisha e as tek Partia e tij jo Demokratike. Por kjo nuk më do më pengojë që në 7 Korrik të jem në shesh. Me qëllimin e vetëm, largimin e Edi Ramës. Ky ka qenë dhe do mbetet kontributi im modest nga larg. Gjithsecili që mendon dhe beson se Rama duhet larguar duhet të reagojë dhe protestojë çdo ditë e në çdo formë. Unë dhe ti kemi me dhjetra arsye për të protestuar e vetëm një justifikim për të mos shkuar. Mos lejo askënd që të bëhet pengesë për të protestuar. Të ardhmen tënde nuk e ka në dorë askush përveç teje.

genc sejko

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet