LIVE UPDATES
Aktualitet

TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë

Ky moment historik thekson kontributin strategjik të TAP në sigurinë energjetike dhe tranzicionin e qëndrueshëm të Evropës

1 Shtator 2025, 13:52 Nga I.A
TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë
TAP

ZVICËR– Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka sjellë 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë që nga fillimi i operimit tregëtar. Kjo arritje e rëndësishme demonstron rolin e TAP në sigurimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror nga një burim i besueshëm dhe i diversifikuar, duke rritur konkurrencën dhe duke kontribuar në përpjekjet e dekarbonizimit në të gjithë Evropën Juglindore.

TAP, si segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, sjell gaz natyror nga Azerbajxhani në tregjet evropiane. Që prej fillimit të operimit tregëtar në fund të vitit 2020, TAP ka transportuar:
 Mbi 41.7 bcm në Itali
 Më shumë se 4.8 bcm në Greqi
 Mbi 3.2 bcm në Bullgari

TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë

Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP-it, komentoi: Arritja e 50 bcm është më shumë se një moment historik, është një demonstrim i qartë i rolit strategjik të TAP në forcimin e sigurisë energjetike të Evropës dhe mbështetjen e objektivave lidhur me ndryshimet klimatike. Duke sjellë gaz në mënyrë të sigurt dhe të besueshme nga një burim i ri dhe një rrugë e re, TAP ka ndihmuar në diversifikimin e burimeve të energjisë së Evropës Juglindore dhe në zvogëlimin e varësisë nga lëndët djegëse fosile më të rënda, duke përparuar gjithashtu përgjatë një rruge dekarbonizimi për operimin tonë. Me shikimin drejt së ardhmes, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë më tej në këto objektiva. Në fakt, niveli i parë i zgjerimit të kapacitetit të TAP, i cili do të shtojë 1.2 bcm kapacitet afatgjatë në vit nga fillimi i vitit 2026, tashmë është duke u zhvilluar dhe do të na mundësojë të bëjmë akoma më shumë. Kjo mund të hapë rrugën për zgjerime të mëtejshme të kapaciteteve përmes Testimeve të Tregut, në varësi të kërkesës dhe zhvillimeve të mjedisit energjetik në Evropë.

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: TAP ka transportuar flukse të pandërprera gazi për
më shumë se katër vite e gjysmë, duke ofruar shërbime të besueshme për klientët tanë, transportuesit
e gazit. Që nga fillimi i vitit 2022, për të adresuar kërkesat në rritje të Evropës për gaz natyror, TAP arriti
të shfrytëzojë kushtet e funksionimit të asetit dhe të zhvillojë produkte komerciale që na mundësuan të
transportojmë vëllime përtej kapacitetit nominal të gazsjellësit. Kjo forcoi sigurinë energjetike të Evropës
dhe më pas forcoi rolet e vendeve pritëse si qendra rajonale të energjisë. Ndërsa Testimi i Tregut 2023
është në përfundim e sipër dhe Testimi i Tregut 2025 sapo ka filluar, ne jemi të gatshëm t'i përgjigjemi
kërkesës së tregut duke mundësuar zgjerime të mëtejshme të kapacitetit.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin Azerbajxhanas të detit
Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian
(TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se
të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve.
TAP është tashmë i lidhur me Interkonektorin Greqi Bullgari (IGB), i cili filloi operimin tregtar në tetor
2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz nga Kaspiku, duke rritur kështu sigurinë e furnizimeve me
energji në një vend tjetër evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në
tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumëfishta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më
të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja
strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi
natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë,
diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: bp (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%), Enagás (20%).
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

tap marija savova luca schieppati

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit