LIVE UPDATES
Aktualitet

Tarifat aktuale të përfaqësimit nga avokatët për të gjitha shkallët do të rriten deri në 30%

Anëtari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë propozon se, për të shmangur problemet që pritet të sjellë harta gjyqësore, do të duhej si fillim të aplikohej reduktimi i 4 gjykatave të apelit dhe pasi të shiheshin rezultatet e suprimimit, duhet të përcaktohej nëse do të vijohej më tej apo jo.

9 Korrik 2022, 07:25 Nga A.B
Tarifat aktuale të përfaqësimit nga avokatët për
Foto ilustruese

Për avokatin Klodian Gjermeni, rishpërndarja e re e gjykatave, jo vetëm që do të përkeqësonte aksesin në drejtësi për të gjithë, por përkundrazi do të shtonte edhe kostot për qytetarët.

Z. Gjermeni thekson se qytetarët do të duhet të paguajnë 20 deri në 30% më shumë të tarifës për avokatin, për shkak të rritjes së shpenzimeve nga largësia fizike e gjykatave.

Anëtari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë propozon se, për të shmangur problemet që pritet të sjellë harta gjyqësore, do të duhej si fillim të aplikohej reduktimi i 4 gjykatave të apelit dhe pasi të shiheshin rezultatet e suprimimit, duhet të përcaktohej nëse do të vijohej më tej apo jo.

Gjermeni, pse po has kundërshtime në komunitetin e avokatëve harta e re gjyqësore për Shqipërinë?

Harta e re gjyqësore, e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, po has në kundërshtimin e komunitetit të avokatëve, pasi të parët që do të penalizohen nga harta e re gjyqësore do të jenë vetë qytetarët.

Së pari, reformimi i hartës së re gjyqësore, duke shkrirë (mbyllur) disa Gjykata në rrethe të ndryshme do të cenonte rëndë të drejtat dhe liritë themelore të individit të garantuara nga Kushtetuta, si dhe e drejta ndërkombëtare, pasi do t’u vështirësonte një pjesë të tyre aksesin në drejtësi.

Së dyti, reformimi do të shtonte gjithashtu kostot për qytetarët, pasi do të kemi një rritje edhe të tarifave të avokatëve për shërbimet që do t’u ofrojnë qytetarëve.

Së treti, për më tepër nuk kemi infrastrukturën e nevojshme për të pasur vetëm një gjykatë të vetme, atë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, siç janë kostoja e buxhetit të shtetit, për kostot e godinave, vendosjen e zyrave të gjyqtarëve, të sekretarëve, stafit administrativ të këtyre gjykatave, transferimit të dosjeve dhe të burgosurve.

Gjithashtu, një pjesë e avokatëve të rretheve ku do të shkrihen këto gjykata, do të falimentonin.

Sa do të rriten kostot për një avokat dhe për palën mbrojtëse me rishpërndarjen e re të gjykatave?

Fillimit duhet të theksoj se aktualisht, tarifat për shërbimin bazë të avokatëve në Republikën e Shqipërisë rregullohen nga Urdhri nr. 1284/3 i datës 16.03.2005 “Për miratimin e tarifave të shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike”.

Siç edhe konstatojmë, ky urdhër është i 17 viteve më parë dhe që atëherë, ky urdhër nuk ka pësuar ndryshime, pavarësisht se avokatët konform këtij urdhri, si dhe ligjit “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë 55/2018, të datës 23.07.2018, mund t’i përcaktojnë vetë tarifat e tyre me anë të një marrëveshje me shkrim me palët.

Mendoj se me rishpërndarjen e gjykatave, tarifat aktuale të përfaqësimit nga avokatët do të shënojnë rritje nga 20 deri në 30% për të gjitha shkallët e gjyqësorit, për shkak se do të rriten kostot e transportit për të ndjekur zhvillimin e seancave gjyqësore, studimet e dosjeve, etj.

P.sh., një avokat nga Kavaja do të duhet të shkojë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Durrës për të ndjekur seancat gjyqësore dhe këtë kosto transporti do ta paguajnë qytetarët për të marrë shërbimin e kërkuar prej tyre.

Mendoni se me rishpërndarjen e re të gjykatave do të mundësohet aksesi në drejtësi për të gjithë?

Fillimisht duhet të theksoj faktin se, aktualisht, reforma në drejtësi ka krijuar shumë mungesë të gjyqtarëve në radhët e gjyqësorit dhe kjo situatë ka krijuar një stok dosjesh që janë në shqyrtim në të gjitha gjykatat e çdo shkallë në rang vendi.

Më saktësisht, për shkak të reduktimit të numrit të gjyqtarëve, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, një seancë gjyqësore po zhvillohet çdo 5 muaj dhe mund të theksohet fakti se kjo situatë është e ngjashme edhe në gjykatat e Rretheve.

Mendoj se rishpërndarja e re e gjykatave, jo vetëm që do të përkeqësonte aksesin në drejtësi për të gjithë, por përkundrazi do të shtonte edhe kostot për qytetarët.

Vlen të merret parasysh fakti që një qytetari (ose person juridik) të skajit më jugor të Shqipërisë, Konispolit, do t’i duhet të ndjekë një proces gjyqësor administrativ në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Lushnjë, ose në Gjykatën e Apelit në Tiranë, në rast të një çështje të ankimuar civile ose penale, ose një qytetar (ose person juridik) i Tropojës duhet të ndjekë një proces gjyqësor administrativ në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë ose në Gjykatën e Apelit në Tiranë, në rast të një çështje të ankimuar civile ose penale.

Siç kuptojmë më sipër, jo vetëm që do të kishim kosto transporti për qytetarin, por në njëfarë mënyre do ta intimidonim atë që të kërkonte të drejtën e tij, duke hapur një proces gjyqësor civil, apo administrativ.

Përkundrazi, duhet të theksojmë faktin se në rastin e një procesi gjyqësor administrativ, një pjesë të kërkesës së padive marrin formë të prerë në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative, pra nuk mund të apelohen.

Mendoj se efekti distancë do t’i hapte rrugë korrupsionit, pasi qytetari (ose person juridik) do të bënte llogaritë, nëse do të shmangte marrjen e një mase administrative gjobe, duke i ofruar të holla punonjësit së administratës publike, apo të ndiqte rrugën gjyqësore për shfuqizimin e kësaj gjobe në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative të Tiranës, ose të Lushnjës.

Propozimi për ekzistencën e një gjykate të vetme, atë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke shkrirë 6 ekzistueset, a rrezikon të krijojë një stok dosjesh të pashqyrtuara, pasi është një precedent, ai i Gjykatës së Lartë me 35 mijë dosje të pashqyrtuara?

Siç e përmenda edhe më sipër, është normale që, nëse do të kemi stok në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, ky fakt normalisht do të reflektohet edhe në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë.

Jo vetëm, duhet të theksojmë faktin që mungesa e Gjyqtarëve në gjykatat e Apeleve tani ka krijuar një stok dosjesh të tepërt, pasi aktualisht në këto gjykata po gjykohen kryesisht vetëm çështje penale, kjo për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit, ndërsa për çështjen civile, ky ritëm është edhe më i ngadaltë.

Aktualisht në Gjykatën e Apelit në Tiranë, janë duke u gjykuar dosjet gjyqësore të vitit 2016-2017. Kemi një stok të konsiderueshëm të dosjeve. Po e njëjta problematikë është edhe në Gjykatat e Apeleve nëpër rrethe, ku po shqyrtohen dosje gjyqësore të po atyre viteve.

Përkundrazi, një problem edhe më i madh i centralizimit të një Gjykate Apeli të Përgjithshme në të gjithë Shqipërinë do të konstatohej në infrastrukturën për zhvillimin e seancave gjyqësore, kryesisht atyre penale, pasi do të duheshin ambiente të posaçme për të shoqëruar të burgosurit, ose të paraburgosurit, si dhe duhej të garantohet siguria e tyre në transportin drejt Tiranës.

Theksojmë faktin se, pa paragjykuar arsyet e vonimit të çështjeve administrative në Gjykatën Administrative të Apelit, ne e kemi këtë gjykatë si një shembull të një Gjykate Apeli, e cila aktualisht është duke shqyrtuar ende çështje administrative të vitit 2016 të pashqyrtuara, duke marrë parasysh faktin që kjo gjykatë, shumicën e vendimeve i merr në dhomë këshillimi.

Mendoj se, për shkak të reduktimit të numrit të gjyqtarëve, do të ishte më e udhës që shkrirja e gjykatave të ishte graduale. Pra fillimisht të ishin reduktuar në katër Gjykata Apelit, si p.sh., Vlorë, Korçë, Tiranë dhe Shkodër e në vijim të merreshin masa të tjera në mungesë të rezultateve të kësaj shpërndarje.

Mendoj se krijimi i hartës së re gjyqësore, duhet të vinte në reduktim, vetëm pasi të ishte bërë një studim në çdo gjykatë me juridiksion të përgjithshëm, ose të posaçëm.

Ky studim duhej të fokusohej jo vetëm në lidhje me numrin e gjyqtarëve, por edhe me numrin mesatar të dosjeve që shqyrtonte një Gjykatë Rrethi ose Apeli, numrin e popullsisë së çdo Rrethi dhe në bazë të saj, të vendosej se cila gjykatë do të vazhdonte të zhvillonte aktivitetin e saj dhe cila jo.

Nga Reforma në Drejtësi, numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve është ulur. A ka një propozim nga komuniteti i avokatëve se si mund të rikuperohet boshllëku me gjyqtarë dhe prokurorë?

Mendoj se në rrethanat që jemi, me mungesë të theksuar të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vakancat në gjyqësor mund të ishin plotësuar nga radhët e avokatëve, si dhe duke marrë disa kritere bazë, siç janë vjetërsia (të pranoheshin avokatë me mbi 10 vite përvojë në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore dhe mbi 15 vite përvojë në gjyqësor për Gjykatat e Apeleve), persona të padënuar, të mos kishin masa administrative në fuqi që i ndalonin të bëheshin pjesë e radhëve të gjyqësorit. Gjithashtu do të ishin subjekte që do t’u nënshtroheshin vetingut për të provuar pastërtinë e figurës së tyre.

Pas përfundimit të bojkotit 4-ditor, a pritet të përshkallëzoni masat për plotësimin e kërkesave tuaja?

Më shumë sesa kërkesat e avokatëve të Republikës së Shqipërisë, kërkesat tona mbështesin të drejtat e qytetarëve shqiptarë, duke mos lënë që t’u shkelen të drejtat dhe liritë e tyre.

Shumë Dhoma Rajonale të Avokatisë, si Shkodër, Gjirokastër, Lushnjë etj., e vazhduan bojkotin e seancave gjyqësore edhe përtej afatit 4-ditor, të caktuar nga Dhoma Shqiptare e Avokatisë. Mendoj se do të presim miratimin e draftit përfundimtar dhe si rrjedhojë e kësaj, Dhoma e Avokatisë së Republikës së Shqipërisë do të marrë masat e nevojshme dhe të duhura../MONITOR

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Korrik 2022, 23:47 k.m.

Të shtëna me armë zjarri në Nikël

FUSHË KRUJË- Të shtëna me armë zjarri në Nikël. Fillimisht ka pasur të shtëna me pistoletë, disa herë...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!