Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në kërkesën e tij, Muka kërkon që të rikthehet aksesi publik në koleksionin e doktoraturave të depozituara në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
TIRANË- Profesori Taulant Muka i ka dërguar një kërkesë publike disa Ministrive dhe kryeministrit Edi Rama. Në kërkesën e tij, Muka kërkon që të rikthehet aksesi publik në koleksionin e doktoraturave të depozituara në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Muka thekson se gjatë kërkimit shkencor, u informua se hyrja në këto doktoratura është e ndaluar. Teksa më poshtë shton se kjo situatë vjen në një kohë kur plagjiatura është shndërruar në model vlerësimi në arsimin dhe akademinë shqiptare.
NJOFTIM PËR MEDIA
Tiranë, 24 shtator 2025 Sot i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit dhe Bibliotekës Kombëtare, me një kërkesë për rikthimin e aksesit publik në koleksionin e doktoraturave të depozituara në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Për dijeni, letra i është dërguar gjithashtu Kryeministrit të vendit, z. Edi Rama, dhe mund ta gjeni bashkangjitur.
Gjatë kërkimit shkencor, u informova se hyrja në këto doktoratura është e ndaluar, gjë që përbën shkelje të ligjit shqiptar “Për bibliotekat” (nr. 8576/2000) dhe të ligjit “Për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin” (nr. 109/2024). Ky kufizim bie gjithashtu ndesh me parimet e Shkencës së Hapur dhe me kapitujt e hapur me Bashkimin Europian për qasjen në informacion dhe publikime shkencore.
Kjo situatë vjen në një kohë kur plagjiatura është shndërruar në model vlerësimi në arsimin dhe akademinë shqiptare. Ndërkohë që vetë Kryeministri ka shpallur publikisht Shqipërinë si “atdheun e plagjiaturave”, institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur të mbyllin aksesin në doktoratura, duke e bërë të pamundur transparencën dhe kontrollin e punimeve akademike.
Në kërkesën time i bëj thirrje institucioneve për:
Rikthimin e menjëhershëm të aksesit publik në doktoratura.
Sqarim zyrtar mbi bazën ligjore të kufizimit.
Diskutim të kësaj çështjeje në Këshillin Kombëtar të Bibliotekave.
Ky veprim është thelbësor për të garantuar integritetin akademik, transparencën dhe përmbushjen e angazhimeve europiane të Shqipërisë.
Deloitte Deloitte publikoi së fundmi raportin “Indeksi i Pasurive të Paluajtshme 2025”. Ky raport është një analiz&eum...
Minier TIRANË- Një punonjës në minier ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se gjatë punës punonjës...
Denis Brajoviç TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për&...
FIER- Një grua ka braktisur fëmijët e saj në Fier. Mësohet se denoncimin e bëri ish-bashkëshorti i 38-vjeçares,...
Millan Radoiçiç SERBI- Dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës n&e...
Moti TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të j...
foto ilustruese TIRANË- Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari Nazif Kololli u gjet i vd...
foto ilustruese TIRANË- Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi në muajin k...
foto ilustruese RINAS-Punonjësi i komisariatit të policisë së Rinasit që u kap në përgjime duke marrë para, rikthe...
foto ilustruese SHKODËR- Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e k...