18 Nëntor 2022, 13:35
Nga k.m.
Foto ilustruese
Nga fshati Gërnec i bashkisë Selenicë e lehtë është ikja, por kthimi i vështirë.
Banorët që kanë mbetur në fshat ndihen të izoluar. Askush nuk u vjen për vizitë dhe për të shkuar në spital kur kanë urgjenca shëndetësore është mision i pamundur, qendra shëndetësore e fshatit nuk ka dyer e dritare dhe as mjek apo infermierë.
Shkolla është mbyllur prej vites, rrugët janë bosh dhe kalon gati një orë derisa shfaqet banori i parë në horizont.
“Në këtë fshat kanë ngelur shumë pak fëmijë dhe rruga është e amortizuar, po ashtu mungesa qendrës shëndetësore bën që njëherë në kaq kohë të vij një infermier nga Vlora për t’ju bërë gjilpërë,”- tha Remzi Bejaj, banor i Gërnecit.
“Rruga si mos më keq, shkolla pa fëmijë dhe e mbyllur edhe pse shkollë më e mirë se në qytet tregon, një qendër shëndetësore e mbushur më bar për bagëtinë, rruga e cila të sëmur më shumë, jeta në këtë fshat është me bagëti dhe bujqësi se çdo gjë tjetër mungon”- tha Vojsava Bejaj, banore e Gërnecit.
“Rruga e shkatërruar, ambulancë nuk ka dhe është mbushur me barë, pa fëmijë dhe shkolla që u bë e re, në ditën në vijim do të jetë dhe ajo një magazinë bari si qendra shëndetësore”-Agim Hoxhaj, banor i Gërnecit.
Nga 150 banesa dikur, sot vetëm 13 shtëpi janë të banueshme. 10 fëmijët e mbetur shkojnë në fshat tjetër për t'u arsimuar.
“Jetesa është shumë e vështirë, rruga është katastrofë nuk vijnë dot fëmijët”- tha Gjolek Totaj, kryetar i fshatit Gërnec.
Në kushtet që janë katandisur këto zona nuk është e largët dita kur në fshat nuk do mbetet më askush./TopChannel
gernec vlore te harruarit ne vlore
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:32
k.m.
Policia e Durrësit
DURRËS- Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi ësht&eum...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:29
k.m.
Foto ilustruese
Qytetarët po i paguajnë gjobat me kamatë edhe pse sistemi ishte bllokuar për shkak të sulmeve kibernetike nga Iran...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:26
A.B
Policia
DIVJAKË- Policia ka vënë nën hetim 5 protestues, mes tyre edhe kreun e PD-së Lushnjë Eduart Sharka për organizim...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:24
k.m.
Foto ilustruese
Ky vit ka shënuar më pak aksidente rrugore, ndërsa dhe numri i atyre që kanë humbur jetën është m&...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:23
k.m.
Foto ilustruese
Turizmi i cili gjatë këtij viti arriti të tejkalonte edhe shifrat e periudhës para pandemisë duket se ka shën...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:22
A.B
Sezoni turistik po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës, me të huajt që po e zgjedhin Shqipërinë gjatë gji...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 12:32
a.l
betonierja në Parkun e Divjakës
DIVJAKË- Banorët kanë ndaluar kalimin e një betoniereje drejt Parkut të Divjakës du...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 13:00
d.a.
Droga e kapur
ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është ndaluar për një kontroll në stacionin e trenit Metaponto k...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 12:43
A.B
Qytetaret
DIVJAKË- Ka përfunduar protesta e banorëve në Divjakë. Banorët dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori...
Aktualitet
18 Nëntor 2022, 12:38
A.B
Avokati dhe Juri Ymeraj
TIRANË-Avokati mbrojtës i Juri Ymerajt, njëri prej personave të shpallur në kërkim për Incinerat...