LIVE UPDATES
Aktualitet

"Të ndalet vjedhja e ujit"/ Banorët e Mezhgoranit letër Ballës: Policia na ka dhunuar dhe kërcënuar

Ndërkohë që të gjithë banorët e janë shprehur se nëse ju marrin ujin do të detyrohen të largohen nga fshati, pasi s’do të ketë jetë nesë nuk ka ujë.

3 Nëntor 2023, 09:55 Nga r.ll
"Të ndalet vjedhja e ujit"/ Banorët e Mezhgoranit letër
Banoret e Mezhgoranit ne proteste

TEPELENË- Banorët e fshatit Mezhgoran në Tepelenë i janë drejtuar me një letër publike Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës ku i ankohen për sjelljen brutale të policisë dhe të institucioneve te pushtetit vendor.

Banorët kërkojnë nga ministri që të ndalë vjedhjen e ujit në fshat, gjë që që po kryhet nga një firmë private dhe që ka mbështetjen e policisë dhe të strukturave vendore.

Ndërkohë që të gjithë banorët e janë shprehur se nëse ju marrin ujin do të detyrohen të largohen nga fshati, pasi s’do të ketë jetë nesë nuk ka ujë.

LETRA E PLOTË:

Letër drejtuar Ministrit të Brendshëm, Z. Taulant Balla

Nga banorët e fshatit Mezhgoran të Tepelenës.

ZOTIT TAULANT BALLA

Ne, banorët e fshatit Mezhgoran të rrethit të Tepelenës, kemi mbi një muaj që jemi ngritur në një protestë e cila ka si objektiv pengimin e marrjes së ujit të fshatit tonë nga një biznes privat. Firma është fantazmë sepse nuk zotëron asnjë dokument për këtë investim e për më keq, ajo kërkon mbështetje nga policia cdo ditë që shkon në fshat e vendos tubat e ujit. Ne jemi të indinjuar për këtë projekt i cili e lë fshatin tonë pa ujë. I jemi drejtuar gjykatës, por, as firma e as bashkia nuk na japin dokumentat e duhura. Kjo gjë na ka indinjuar dhe ndaj protestojmë. Por policia e shtetit disa herë ka ushtruar dhunë ndaj nesh, për këtë ka edhe pamje filmike të cilat janë bërë edhe mediatike. Banorët i kanë kërkuar policisë që firma duhet të paraqisë dokumentat përkatëse për të vijuar punën, ndërsa shefi i komisariatit të Tepelenës, Florian Rrasa, gënjeu banorët duke u thënë se dokumentat ai i ka në zyrë dhe për me keq na kërcënon me burg e me kod penal. Përse duhet të rrinë këto dokumenta në zyrën e tij, kur ne kemi tri javë që po i kërkojmë!? Policia duhet të jetë me qytetarin e pambrojtur e jo me një firmë që si kucedër i është qepur ujit të fshatit tonë duke na e marrë atë. Pa këtë ujë, fshati ynë vdes. Ne do ta mbrojmë ketë ujë, por policia duhet të distancohet nga fijet e këtij bisnesi që janë vetëm për të vjedhur. Situata mund të përkeqësohet më tej. Uji është yni e do të mbetet te ne.

Nëse na marrin këtë ujë, ne do të largohemi të gjithë nga ky fshat. Pa ujë këtu nuk ka jetë.

Zoti Ministër, na ndihmoni! Shqipëria nuk duhet të boshatiset më tej!

Nga banorët e fshatit Mezhgoran Mezhgoran. 02.11.2023

Kryetari, Festim Cani

Banorët e Mezhgoranit në Tepelenë kanë protestuar vazhdimisht kundër projektit të ujësjellësit, i cili po zbatohet nga Bashkia e Tepelenës. Ata kanë bllokuar edhe rrugën duke i bërë thirrje bashkisë të tërhiqet, pasi sipas tyre uji i burimit të fshatit do të përdoret nga një resort, i cili po ndërtohet në fshatin Peshtan. Banorët kanë marrë edhe një avokat, i cili ndjek çështjen e tyre.

banoret e mezhgoranit në proteste taulant balla

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen